Mustafa dhe Thaçi, qëndrim të ashpër ndaj protestës së dhunshme

27 Janar 2015, 17:27Rajoni TEMA

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, dolën para gazetarëve sot në mbrëmje për t’u dhënë një mesazh organizatorëve të protestave: “Nuk do të dorëzohemi”.

I pari i qeverisë, Mustafa, është shprehur se qeveria e konsideron se është “tepër e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndasi ndër-etnike në Kosovë”.

“Sheshet e Prishtinës janë dëmtuar në masë të madhe, janë dëmtuar prona të qytetarëve.

Protesta e sotme i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh shtetit tonë të ri.

Qeveria bën thirrje për ndaljen e akteve të dhunës ndaj policisë dhe pronës publike e private.

Protesta nuk duhet të përdoret për ambicie për pushtet sepse pushteti fitohet me votën e qytetarëve.

Qeveria i fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe durim”, tha Mustafa.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, tha se protesta e sotme nuk ka pasur objektiv qytetar.

“Protesta është mjet demokratik, por protesta e sotme nuk ka pasur objektiv qytetar, por objektiva politike ditore”, tha Thaçi.

Ato nuk kanë qenë të udhëhequra nga qytetarët, por nga tri parti opozitare.

Dhuna është mjet i papranueshëm dhe në asnjë moment nuk do të dorëzohemi përballë dhunës.

Aktet e sotme janë akte të një grupi të vogël.

Policët e shpëtuan sot Kosovën nga më e keqja. Dhuna e sotme nuk është e paplanifikuar”, tha Thaçi.

4 komente në “Mustafa dhe Thaçi, qëndrim të ashpër ndaj protestës së dhunshme”

  1. TJ says:

    Berisha i ka sjelle nje dem kolosal shqiptareve! Degjoni avazin berishian te Mustafes dhe Thacit : -Deshen ta marrin pushtetin me force ,eshte politike etj! Kujtoni Berishen per 21 Janarin!

  2. tfgs says:

    pune korrakesh,varu muxhahedirin……….

  3. ismeti says:

    a ekeni harruar grushtetin e 21 janarit po e njejti skenar keta fashist e mbrojn plaqken me qdo kusht

    3,

  4. shtrezi .L.K says:

    Protesta esht nje mjet demokratik, ka te drejte gjth kush te protestoje,individualisht,politikisht, me grupe,etej etj.Dhuna ne demokraci eshte e ndaluar si per protestuesit ashtu dhe per organet shteterore.Kush tejkalon cakun demokratik duhet denuar rrept.Qeveria duhet te ulet te bisedoje me njerzit, grupet politike apo kush te jene,te shtroje alternativa serioze,te besueshme, e te gjenden rruget e zgjidhjes.nje filozof i madh na mesonte (kush e gjen emrin ta thote)se cdo rrethim sado i forte ,i rrepte te jete e ka nje shteg, nje rruge dalje,i zoti eshte ai qe me shkathtesi e zgjuarsi e gjen kete shteg. Ajo qeveri qe nuk e gjen shtegun te largohet sa me pare se sesht e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje