Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti sot në një takim zyrtar Ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe stafin që e shoqëron.
Kodheli, pasi i uroi atij mirëseardhjen, e uroi dhe për detyrën e re në qeverinë e Kosovës. Të dy homologët diskutuan për sfidat me të cilat po përballet sot rajoni. Ata vlerësuan
marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Znj.Kodheli shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer sa i takon aspiratës euro-atlantike të Kosovës.
Kodheli tha se mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të jetë e gjithëanshme. “Reformat në FSK i konsideroj mbresëlënëse. Mendoj se Kosova është gati të ketë Forcën e saj të Armatosur, nëse të gjithë faktorët politikë të Prishtinës e mbështesin dhe e dëshirojnë këtë gjë. Rruga për anëtarësim në NATO është e vështirë, kërkon vizion, vendosmëri dhe korrektesë në përmbushjen e kritereve të forta që ka Aleanca. Ne do të jemi për ju këshilltarët, trajnuesit dhe udhërrëfyesit më të mirë në këtë rrugë”.
Nga ana e tij, Demolli e falenderoi ministren e Mbrojtjes për mbështetjen e dhënë me eskpertë si pjesë e misionit këshillues të NATO-s pranë FSK. Ai vlerësoi gjithashtu prezencën dhe kontributin e ushtarakëve shqiptarë në kuadër të KFOR.
Mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u firmos Plani i Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes për vitin 2015./j.h
T’u japim gjysmën e ushtrisë sonë…(???!!!)
Perderisa nuk kemi fare,tua japim te gjithe.