Prishtina në kaos. Shpend Ahmeti akuzon Musfatën për arrestimin nga policia. Jahjaga thirrje për qetësi

27 Janar 2015, 16:17Rajoni TEMA

Gjendja kaotike vazhdon në rrugët e Prishtinës,  teksa protestat e dhunshme për shkarkimin e Jabllnoviçit dhe për Trepçën vijojnë prej disa ditësh.

Policia e Kosovës, ka vendosur dy autoblinda në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të ndalur protestuesit, të cilët kanë qëlluar me gurë ndaj policisë.

Policia  ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës  për t’i larguar protestuesit nga Sheshet e kryeqytetit, ndërkohë disa protestues kanë djegur një kontejner në qendër të kryeqytetit.

Ndërkohë i ndodhur mes protesuesve, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është arrestuar  nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Ai ishte bashkë me njerëzit që kërkojnë dorëheqjen e  Jabllanoviçit dhe kerkojne  mbrojtjen e Trepçës.

Komuna e Prishtines ka akuzuar per arrestimin e Ahmetit, kryeministrin Isa Mustafa, përmes një deklarate per shtyp.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili e humbi Komunën e Prishtinës, tani po përdorë dhunë e brutalitet policor kundrejt protestuesve, të cilët sot ishin mbledhur me mijëra në sheshin kryesor të qytetit për ta kërkuar shkarkimin e Ministrit Jabllanoviq dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

Ahmeti është liruar nga Policia pas rreth gjysmë ore mbajtje nën arrest.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka bërë thirrje për qetësi dhe ka dënuar dhunën.

“Skenat kaotike dhe të dhunshme në rrugët e Prishtinës, janë plotësisht të papranueshme. Bëj thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit si dhe për reflektim. Ju bëj thirrje protestuesve të mbetur në rrugët e qytetit të Prishtinës që të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të mos vazhdojnë përplasjen me Policinë e Kosovës, një institucion përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe të ligjit dhe për sigurinë e secilit qytetar të vendit. Ajo është Policia jonë.

Udhëheqësit politikë të të gjitha partive në vend, përfshirë pozitën dhe opozitën, të rinisin dialogun ndërmjet vete dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke e ndërprerë këtë cikël të dhunës në rrugë. Kërkoj gjithashtu nga liderët politikë të vendit nga i gjithë spektri politik, të distancohen nga aktet e dhunës që po e dëmtojnë rëndë shtetin tonë të ri.

E konsideroj të papranueshme dhunën ndaj Policisë së Kosovës dhe dëmtimin e pronës publike e private nga protestuesit në protestat e sotme. Protesta është e drejtë e patjetërsueshme dhe e garantuar me Kushtetutën e vendit, por kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe dhuna e sotme në sheshet e Prishtinës prish rëndë rendin dhe ligjin dhe cenon seriozisht sigurinë e qytetarëve.

Zgjidhjet institucionale dhe gjuha e dialogut janë mënyra më e mirë për të tejkaluar situatat e krijuara dhe duhet të veprojmë bashkarisht në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes”, shkruan Jahjaga në Facebook.

9 komente në “Prishtina në kaos. Shpend Ahmeti akuzon Musfatën për arrestimin nga policia. Jahjaga thirrje për qetësi”

  1. titi says:

    po te ishte saliserbi kush e di sa do kishte vrare ne kete proteste.

    1. td says:

      Keta qe e Organizuan te pakten ndejten aty ne mes te sheshit si burra per nje kauze te vertete. Jo si Ed Rama qe beri si gore 6 muaj ti hapeshin kutite, i futi njerezit ne greve pastaj i coi ne proteste, e kur plasi kerbaci ja mbathi ke 2 kullat e i la te gjithe ne meshire te Saliut….

      1. neritan says:

        Ketu ke te drejte….
        Njerzit poshte, kurse Rama rrinte tek lokali fidelit

  2. Mallakastrioti says:

    @@SOLIDARITET te Plote me Demostruesit:Dhe eshte Turpi i Botes, qe Qeveria Kosovare po Bene “Lufte” me Qytetaret e saj..nuk eshte gje e re..si Sali Berisha qe i Vuri Zjarrin Shtepise me 1997-te.
    @@Jabllanovic, te jape Doreheqjen dhe kerkoje edhe nje here FALJE, Qeveria large Duart nga Demostruesit…
    @@JEMI GATI TE NISEMI PER NE KOSOVE, dhe Demostrojme…jemi me Qindra Labo-Mallakastriot GATI::Kosova e Shqipetareve…Jabllanovicet jashte Kosoves..lol

  3. Treviso says:

    Gazeta Tema, kujdes ne shkruajtien e kryeartikullit. Mbiemri nuk deformohet dhe pse Mustafa eshte i deformuar nga trute.

  4. tfgs says:

    pune korrakesh,varu muhaxherin…………

  5. Miku says:

    Kjo qe po ndodh ne rruget e Prishtines eshte “SHQIPERIA 92”!A do te kete ndonje prononcim nga miqte per ta quajtur z.Mustafa “Burre shteti” apo akoma s’ka ardhur momenti?

  6. xhaja says:

    Paske temperature o mik mallakastriot, Leri vellezerit tane se i zgjidhin vete problemet e tyre .

  7. Mondi says:

    VV eshte partia qe perfaqeson shqiptaret kudo qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje