Aksidenti, humb jetën 1 person dhe plagosen 3 të tjerë

28 Janar 2015, 10:20Kronika TEMA

Një shtetas humbi jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si rezultat i një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Tiranë-Rinas.

Burime policore bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, , ku si pasojë e përplasjes së Benzit me targa AA 874 KU me një Wolsvagen me targa AA 777 FU, humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit Albert Shtia.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe Leon Kaza, i cili drejtonte Benzin dhe udhëtonte bashkë me prindërit e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve nga policia e kryeqytetit, dyshohet që shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit me të cilën ecnin.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

1 komente në “Aksidenti, humb jetën 1 person dhe plagosen 3 të tjerë”

  1. dajti says:

    vazhdojne kafshet te nxitojne nuk dihet se per ku. gjynah ai tjetri se ne 99% te aksidenteve njera pale eshte fajtore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje