Cështja disiplinore e portierit të kombëtares Shqiptare Etrit Berisha ka rinisur sërshit.
Kjo cështje është hapur pasi klubi I Kievos e akuzon Bersishën se ka nënshkruar dy kontrata kur ishte pjesë e skuadrës Suedeze të Kalmarit.
Prokurori Federal e ka dërguar për gjykimn në Seksionin Disiplinor të Gjykatës Federale Kombëtare në Itali, portierin shqiptar duke e cilësuar fajtor pasi ka qënë nën kontratë me skuadrën e Kievos dhe më pas ka nënshkruar kontratën me Lazion.
Në materialin që prokurori I ka dërguar Gykatës Federale Kombëtare të Italisë theksohet se Berisha ”ka nënshkruar variantin e Federimit dhe kontratën me Ss Lazio në datën 1 shtator të 2013, me dokumentet që janë depozituar në Zyrën e Federimeve të Federatës Italiane të Futbollit, edhe pse më parë kishte nënshkruar të njëjtët dokumenta si dhe kontratën me Chievon në datën 29 korrik 2013 , duke shkelur në këtë mënyrë rregullin që ndalon futbollistët të nënshkruajë kërkesa federimi me disa shoqëri në të njëjtin sezon sportiv. Në këtë më mënyrë fjala tani i takon Seksionit Disiplinor të Federartës që do të duhet ta gjykojë cështjen duke marrë një vendim në lidhje me Berishën” shkruhet ne raportin e prokurorit Federal./f.b