Komisioni hetimor parlamentar për emërimet në administrate ka nisur punën në mbledhjen e tij të dytë.
Kryetari i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo tha se ngritja e këtij komisioni erdhi pasi opozita denoncoi disa emërime të personave me të shkuar kriminale dhe qeveria heshti. Sipas tij pjesë e hetimit do të jetë emërimi i personave me të shkuar kriminale.
“Fakti që disa dyzina u provuan nga opozita në konferenca për shtyp ngjalli një shqetësim të madh në opinion. Kjo nuk mund të lihet vetëm me denoncim publik nga opozita dhe heshtje nga qeveria. Shpresoj që ky komision të ketë një raport të vetëm në fund që do nënshkruhet si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita”, tha Pollo.
Por nënkryetari socialist i këtij komisioni Taulant Ballatha se shumica ngriti komisionin pasi ka prova se element me të shkuar kriminale që u shkarkuan nga administra janë punësuar në njësitë vendore të drejtuara nga PD.
“Maxhoranca ngriti komisionin për të vërtetuar atë mbi të cilën ju keni hedhur baltë gjithë këto muaj për administratën publike.
Ne katër anëtarët e këtij komisioni hetimor mezi presim të hyjmë në detajet e punës së këtij komisioni.
Kemi mjaft prova konkrete që element kriminalë të larguar nga administrata strehohen sot në Bashkinë e Tiranës, në ndërmarrjen e ujësjellësit, në bashkinë Kamëz, Mamurras, Shkodër, Vorë, Paskuqan, në Petrelë, Bërzhitë, Farkë, Kashar, Roskovec.
Kur Basha ishte ministër i Jashtëm transportohej drogë me makinat e ambasadave shqiptare”, tha Balla.
Në vijim deputeti socialist propozoi që institucioneve t’i drejtohej një kërkesë mbi administratën, vendimeve e gjykatave nëse ka, dëshmitë e penalitetit mbi punonjësit e tyre, për të nisur më pas punën.
Ndërsa deputeti Pollo, në cilësinë e kryetarit të komisionit, tha se nga institucionet do të kërkohet cdo dokumentacion i nevojshëm në kudër të hetimit.
Ngritja e këtij komisioni ishtë një nga kërkesat e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit. /gj.k/
Ky balla te mos flasi fare se sa here qe flet nxjerr budallalleqe nga goja .Per Lulin po te kete fakte ta coje ne prokurori ,na cane koken me keto akuza te ndersjellta,cfare halle kane njerzit cfare diskutojne keta
Tani do te jete cdo te jete. Kryetare bashkish e komunash, qejane denuar per trafik lendesh narkotike, ke sa te duash.
LOJA E HEDHJES SE “PATATES SE NXEHTE” NGA NJERI TEK TJETRI VAZHDON
Taulant Balla le te kerkoje kokainen ne “SHTEPINE” e vet ne Xibrake perpara se te hedhe “Pataten e Nxehte” te droges tek opozita. Por mund te pyesi per kete biznes fitimprures albanez edhe Aleatin e tij socialist dhe integrues, Like Floririn per sekretarin e tij famoz Almir Rrapo nga Nju Jorku, qe e prangosi FBI-ja ne ambasaden amerikane ne Tirane me akuza per vrasje dhe droge dhe qe aktualisht vuan denimin ne nje burg federal ne SHBA. Sepse ndryshe nuk po thote ASGJE te re per shqyptaret e shastisur nga droga e majoreve mjerane te Mimi Kodhelit.
Vete Fatmir Mediu eshte kapur nga policia italiane me droge, por i shpetoi prangosjes me ane te pasaportes dipllomatike apo e keni harruar? Pse nuk i thoni me emera, por hidhni vetem romuze dhe vetem kaq u zgerlaq muhabeti? Kur dihet boterisht shoferet e ambasadave qe ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes ishin bere POSTA EKSPRESE per transportin e droges dhe te cfaredo lloj pislliku tjeter te Partise se Punes. Po nga i mesoi Sali enveristi keto finte trafiqesh qe me minahedheset e Zhulalit per ne Serbi gjate embargos ne kete vend dhe qe po kerkohet ky i ndjere akoma nga Interpoli? He pra o Taulanti prej Xibrake:
KU I KANE MESUAR KOMUNISTET KETO FINTE TRAFIQESH?
@perktyesi ; jeni bere me keq se telenovelat, po ku i dini gjith keto sekrete xhanem, dhe dashnoret e deputetve te ishit ju , nuk do dinit kaq shume, sa barbona meshkuj jeni more , krejt legena , apo jo perkthyesi .
mir esht ta bojn me pagese dhe me pin punen ne parlament,aty i gjejme te gjitha
Tashme dihet boterisht qe Balla eshte hudhesi me i mire i shashkave .