Përmbytje në Vlorë, Berat dhe Fier/Evakuohen 14 familje nga Novosela

1 Shkurt 2015, 10:28Kronika TEMA

Dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë, Osum dhe Gjanica si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe mungesës së energjisë në hidorovrë, ka përmbytur komunën e Novoselës në Vlorë, disa zona të Fierit dhe Urën Vajgurore në Berat.

Shtabi i Emergjencave Civile i mbledhur me urgjencë mëngjesin e sotëm vendosi evakuimin e të gjithë banorëve dhe bagëtive. Shtëpitë dhe dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur.

Sipas të dhënave nga Prefektura e Vlorës janë evakuuar 14 familje, ndërsa në operacion janë angazhuar forca të FNSH dhe zjarrfikëset.  Gjithashtu “Delta Force” me një gomone do të nisë të evakuojë banorët.

“Eshtë një zonë problematike, por ajo çka kemi primare është evakuimi i njerëzve, më vonë do shohim dëmet. Problem është akoma Bishti i Malit në Selenicë. Kemi një bllokim rruge në Peshkëpi dhe Vllahinë ku kanë rënë një masiv gurësh”, shprehen burime nga Prefektura.

Drejtori i Bordit të Kullimit të Vlorës Apostol Qirko theksoi për mediat se niveli i ujit është vetëm pak centimetra nga bazamenti i Urës së Vjetër të Mifolit, që dëshmon për një situatë emergjente.

Parametrat aktualë, janë pothuajse të ngjashëm me atë të dimrit të vitit 2005, që evidentohet si një nga momentet më kritike në historinë shumëvjeçare të përmbytjeve në këtë zonë.

Por, ajo që e bën më problematike tablonë në komunën e Novoselës, është përplasja e ujrave të lumit me ato në detit, në afërsi të grykëderdhjes së tij, në një brez me thellësi prej 1-1.5 km thellësi në afërsi tw fshatit Pishë Poro.

Era e fortë me drejtim nga deti e shoqëruar me një baticë të theksuar, por krijon një front të dytë problemesh, çka është shoqëruar me përmbytjen e një sipërfaqeje të konsiderueshme të tokave bujqësore, duke kërcënuar edhe disa banesa.

Rreth 5 banesa që janë ndërtuar në zonën e shtratit të lumit në afërsi të Urës së Mifolit, janë rrethuar nga ujrat, ndërkohë që familjet janë evakuar. Po kaq banesa të ndërtuara në shtratin e lumit, në një distancë rreth 500 metra nga ura në drejtim të lindjes, janë rrethuar nga ujrat, por banorët ishin evakuar prej mbrëmjes së të shtunës.

Edhe në Fier janë përmbytur disa banesa dhe lokale e biznese në lagjen ‘1 Maji’ si pasojë e daljes nga shtrati të lumit ‘Gjanica’.

Intensiteti i madh i reshjeve të shiut ka shkaktuar daljen nga shtrati të lumit duke rënduar situatën. Deri tani raportohet se nuk ka mungesë të energjisë elektrike në Fier

Kryetari i komunës së Novoselës i konsideroi përmbytjet masive deri në Fratar të Fierit. Problemet në këtë zonë vazhdojnë që prej ditës së djeshme, ku shkoi edhe vetë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për të parë nga afër situatën.

Panariti paralajmëroi se nëse nuk do të rikthehej energjia elektrike në hidroforë për të mundësuar tërheqjen e ujit, do të ishte e detyrueshme evakuimi i banorëve dhe bagëtive. Dalja nga shtrati i lumit Vjosa erdhi si pasojë e prurjeve nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra. /gj.k/

 

1 komente në “Përmbytje në Vlorë, Berat dhe Fier/Evakuohen 14 familje nga Novosela”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje