Rama dhe Tahiri në qarkun e Beratit: Krenar që strukturat i janë përgjigjur situatës

3 Shkurt 2015, 12:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  ka inspektuar ditën e sotme zonat e përmbytura në Berat, Urën Vajgurore dhe Kuçovë.

Aktualisht në Kuçovë po ndihmohen 65 familje, të cilat janë evakuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Kryeministri Rama gjatë inspektimit të situatës në terren u shpreh se ndihet krenar që strukturat i janë përgjigjur situatës së vështirë. Ai tha se pas kalimit të situatës së vështirë do bëhen investime në këtë zonë sa nuk janë bërë për 20 vite bashkë.

Ndërsa Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha  se situata tani paraqitet më e qetë, edhe pse intensiteti i lumenjve mbetet i lartë. Ai theksoi se strukturat kanë dhënë kontribut maksimal, teksa sot për herë të parë ato do të pastrojnë edhe shtëpitë private.

Ndërkohë, policia, Forcat e Armatosura dhe zjarrëfikset janë në gatishmëri të banorëve.

Gjatë ditës së sotme moti është përmirësuar ç’ka e ka bërë më të lehtë si ndihmën ashtu edhe verifikimin e dëmeve, ndërkohë që rreshjet e dendura pritet të rinisin sërish të mërkurën./j.h

 

4 komente në “Rama dhe Tahiri në qarkun e Beratit: Krenar që strukturat i janë përgjigjur situatës”

  1. ela says:

    Se c’lidhje ka qe ky te jete aq krenar!!!…vetem ky e din! Njerzit i ka zene e keqja dhe po calltisin vete duke u strehuar neper te aferm. Nuk kemi pare ndonje strukture strehimi nga shteti. Qeveria ngre noi helikopeter, ose nxjerr ndonje varke, sa per te dale ne televizor. Kryeministri denjoi te shkonte diten e trete te permbytjeve ne zonat e demtuara, dhe mbi te gjitha, ishte edhe krenar!!. Lum si ne! Na mbyten sukseset ne cdo fushe!!. Te dhj…, por krenare! Mjer kujt i ra e keqja, se per kete shtet…

    1. True Detective says:

      Mos fol keshtu mi Ela se vetem dje u shpetuan dy pula dhe nje viç!
      Moralin lart te lutem shume…

      Sinqerisht

      Rilindja

  2. elinor,,..,, says:

    “Do behen investime sa nuk jane bere ne 20 vite bashke.” E hapi thesin! Se c’me tingellon si ai tjetri dikur… me 10 mije km rruge!
    Duket se Tahirin e do fort; e merr gjithkund mbas vetes. Dore per dore si Loli me Colin.

    1. Heil H. says:

      Jane shoke kokaine. Nuk e thithin dot nqs sjane afer e afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje