Arian Galdini: Më kërcënuan me plumb në kokë, nëse nuk mbyll gojën

4 Shkurt 2015, 09:52Politika TEMA

Arian Galdini, një pedagog që u bë i njohur si zëdhënës i Fatos Nanos në vitin 2012, në një lëvizje të dëshpëruar të këtij të fundit për t’u rikthyer në politikë, thotë se e kanë kërcënuar me vrasje.

Disa ditë më parë, ai ka denoncuar një rast të ndodhur në QSUT, ku një i afërm i tij që trajtohej me medikamente të farmacisë së QSUT-së për tumor, në fakt nuk kishte asnjë gjurmë medikamenti në gjak.

Dje ai thotë se katër persona i kanë zënë pritë në hyrje të pallatit dhe e kanë kapur për fyti.

Sipas denoncimit të bërë në polici, Galdini thotë se ata e kanë kërcënuar me vrasje.

“Nëse s’mbyll gojën për denoncimet për ilaçet, do të hash plumbin”, thotë Galdini, se i kanë thënë kërcënuesit.

Tashmë dëshmia e tij është marrë nga policia./b.l

53 komente në “Arian Galdini: Më kërcënuan me plumb në kokë, nëse nuk mbyll gojën”

  1. mono says:

    Ky person eshte qesharak dhe do te behet personazh publik me zor. Si politikan eshte i deshtuar.

    1. Fol Troc says:

      Tipa si ty jane arsyeja qe keta mafiozet e ilaceve vazhdojne te mbreterojne ne shqiperi. Se e banalizon cdo problem real.
      Uroj te kesh familje me shendet dhe te mos ta vuash ne kurriz vete ata qe vuajne te semure, te cilet pervec dhimmbjeve duhet te vuajne dhe mashtrimet e ilaceve.
      Ke sa te duash njerez qe i eshte mbyllur goja me dhune. Po ata duan te behen personazhe publike me zor.
      Cop injoranti

      1. mono says:

        Nuk e kuptova kujt ia drejtoje komentin, s’besoj se e ke me mua se nuk ngeli mafia e ilaceve tek une o derebardhe.

        Galdini fare mire mund te bej nje dosje dhe ta nxjerri ne media dhe organet perkatese ne shtet. Por ai ka pak qejf te bej rolin e superheroit.

        1. B. says:

          Me ty e kishte Troci or Mono, po as kaq nuk kupton.. Se ne vend te merresh me problemin qe ngre Galdini, merresh me ambiciet personale te tij.. Problemi qe ngre ai prek te gjithe, kurse ambicjet e tij vetem ate vete. Duhet te merremi me problemet, jo me njerezit! Se njerezit normal qe jane te ndryshem e kane interesa, me siguri si edhe une e ti..
          Por per shqiptarin ka me shume rendesi “opinjoni i botes” se jeta reale..

          1. Open your mind.. says:

            E kini ngateruar ju te Temes,se ky Ariani,nuk eshte zedhenes i Nanos,por i Berishes.Ca kohe mundohej dhe andej nga partia e çameve.Nuk besoj se e kane kercenuar(megjths cdo gje ben vaki ne Shqiperi),por ketij i pelqen vemendja,ashtu sic thote dhe nje komentues me siper.Eshte nje njeri qe mundohet te duket si i rendesishem,duke perdorur fotografi me personazhe publike,dhe duke u bere si byth”e e zgjuar me ndonje koment fb..Thjesht me duket nje perpjekja e tij,per te terhequr vemendje.Megjithate,Rama le ti jape nja 2-4 roje,se ia moren doren ketij muhabeti.

      2. spartaku says:

        Filloi ky me te shpifur e stisur gjerat,gjoja jane te besueshme.Ato qe thote se me kercenuan,me siguri jane genjeshtra,dhe te pabesueshme.

    2. beth says:

      Ju thoni qe pedagogu eshte njeri qesharak(askund nuk e pame kete )Ajo qu ai denancoj eshte nje tragjedi familjare Po ne a duhet ta mbeshtesim pedadodun qe eshte nje viktime e mjekesise (jo e mjekeve) apo duhet te kujdesemi mos na shqetesohen vrasesit -farmacist.Te gjithe shqiptaret duan te shkojne ne Europe te kurohen .Ja nje arsyje pse .-Ata ndihen te kercenuar nga ata que duan ti kurojne.A e di ti se ku do ishte tani farmacistja ne se do jetonte dhe punonte ne europe ne se ndodhte nje skandal i tille?????Ne burg -do ishte.Nuk di si do ndiheshe ti ne se ajo qE ndodhi me familjen e pedagogut do ndodhte me prinderit e ty.MBESHTETE TE DREJTEN TANI SE NESER DO JETE VONE.DUKE MBESHTETUR TE DREJTEN JU RUANI FAMILJET TUAJA ,FEMIJET TUAJ.PA VIRE VETEN NE KEPUCEN E ATIJ DHE TE TERE ATYRE QE KANE HUMUR TE AFERMIT PER ARSYE TE NGJASHME.NESER KUR TE VIJE TEK PRAGU YT ,POR……..NUK DO KETE ME “PETAGOGE” TE TE MBESHTETIN DHE TE TE NDIHMOJNE TY.PSE ?SEPSE JU I “VRATE ” MBESHTETESIT TUAJ

      1. Open your mind.. says:

        Tani u kujtua ky “pedagogu” te “denonconte” per ilaçet,se gjithe keto vite,nuk dinte gje.Megjithate,shpresoj te jete thjesht nje genjeshter e zakonshme te stilit te tij,dhe jo nje kercenim.Nuk ia uroj te keqen.

    3. f4 says:

      Edhe une besoj se genjen
      C’jane keto historira
      PD-ja thjesht ka gjetur nje pike ku te kapet kot

    4. Jani says:

      Nga e di ti dhe pse shqetesohesh?

  2. ELI says:

    kjo eshte mafia e vertete qe ka shtrire rrenjet thelle .nuk ka me tmerr kur mafia rremben edhe shendetin e njerezve .ruajna zot

  3. breshka says:

    hahahaha paskan kercenu dalazotsin qe i rri mbrapa pijanecit nano! ik ore kokrra mashtrusit, kush i ben pis duret me ty.

  4. Sali Rama says:

    Ndoshta eshte qesharak,por korrupsioni qe denoncon eshte shume problematik dhe eshte i tmerrshem. Ajo qe ka denoncuar ne shkrim mund te verifikohet lehte. Mjafton te kontrolloje Beqaj ne ia kane dhene kimioterapine 1 deri 2 jave me vonese njeriut te Galdinit, dhe mjafton te shikojne kamaret ne kane qene aty dite per dite duke iu lutur Nirvanes.
    Dhe nje pyetje per ju qe komentoni kunder tij. Ne cfare jeni ju me te mire se berishistet e meparshem apo se Fahri Ballinjte e djeshem, kur dilni dhe shani ate qe denoncon nje monstruozitet te tille?

  5. Suferina says:

    Arjani jo vetem qe nuk eshte i deshtuar, por ai akoma s’e ka nisur karjeren dhe te tille djem te rinj kurajoz, i duhen vendit. Fakti i prezantimit te keq te tij si zedhenes i nje kali germadhe qe akoma spo ngordh, s’do te thote se s’do dije ta gjeje rrugen e tij. Personalisht i uroj suksese dhe guxim.

    1. Open your mind.. says:

      Seriozisht e ke? Ky eshte fare pa nivel,nuk e kuptoj ku e sheh se te tille djem i duhen vendit.Ky shkon nga te fryje era,sa nga Nano,tek Berisha,me vone mbase tek Likja e Rama.

  6. koco bocari says:

    Ky person eshte aq kurajoz sa edhe mbiemrin e tij e ka ndruar ne galdini…

    1. tim says:

      Po pse si e ka pasur or aman? S si shume italian e ka vene kete te fundit..

  7. urrej Galdinin says:

    Ky eshte nje mashtrues, i pacipe, i paedukate qe nuk ka pike etike, dhe pretendon se e kane kercenuar. Pffff, perralla me bisht nga nje person qe do te behet publik me dhune. Nuk e mohoj qe shendetesia ka probleme, por e thene nga goja e ketij antipatikut, nuk besohet. Ky eshte copa e injorantit qe dhe po ta shkelesh me kembe te vjen keq per kepucen qe ndotet.

  8. zina says:

    nese kjo eshte e vertete,mafia e ilaceve eshte me e forte se cdo llojpolitikani. I shkreti Minister e Kryeminister qe mundohen te bejne media transparence dhe do deshtojne PATJETER, sepse NUK kane c’bejne.

    Ky profesori nuk e kuptoj se c’interes mund te kete patur, vecse HALLI I MADH, te cilin nje dite po e kalojme cdo dite ne shqiptaret, dhe me deshperim behet keq e keq, sepse mafja e ilavece apo edhe e fushave te tjera i ka kalon limitet e shtetit. Mjere ne c’na pret e mjere femijet tani.

    Mos qelloni a vrisni pasojen por shkakun!!!!!!!!!! O Zot na jep shendet se ndryshe nuk ja vlen te vesh ne spital po nuk pagove…………..

  9. ELI says:

    mos u merrni me gjera qesharake por merruni me thelbin e problemit nqs ju vertet do analizoni situaten .ky eshte nje fenomen qe mund te na preke te gjitheve

  10. mira10 says:

    Eshtë çmendur Saliu se po i prishen konçesionet e ilaçeve dhe çfarë nuk shpik.

  11. UET says:

    Profesor, a mund ti fotografosh ato letrat qe te ka dhene spitali Turk, se per leksione nuk na duhesh me….nuk rregullohet gje keshtu. Nese ben nje denoncim , dil me fakte dhe keshtu quhet qe e ke bere detyren.

  12. arusha... says:

    Vzhdojne intrigat…Per mua nuk eshte i besushem…Kthehet si gjithnje ne ndihme te Berishes mafiozi me mafiozet qe rrethojne opoziten shqiptare

  13. arusha... says:

    Jan filma qe ndodhnin vetem ne kohen e satrapit Berisha dheNano…

  14. amla says:

    Kanceri qe ka prekur shendetesine tek ne eshte i tmerrshem! Mafia e ilaceve eshte me e fuqishmja.Mjeket qe jane bere pre e saj jane bere kriminele! A e dini se shume mjeke marrin rroga rregullisht dhe shetisin jashte shtetit nga firmat farmaceutike sepse kane apo jo nevoje njerezit, ata japin ne receta ilacet e firmave.Verifikoheni po nuk besuat! Po kjo eshte ulerime!

  15. sigurimsi says:

    ….eeehhhh sa mire per ne sigurimsat…me kete popull, ne do te jetojme dhe punojme per partine dhe Ramen sa te kemi jete, ketij populli, ripi lekuren dhe bej nenen se te thote baba…….o te mjere, a nuk ju mjafton qe [po ngrihet nje problem jetik per te gjithe ju dhe ne qe po perdorim ato ilace qe prodhohen nga mafia dhe po i blejme shume me shtrenjte se kudo ne bote, apo sherbimi ne spitale ku zhdo gje e blen i semuri dhe Narvinet bejne palle me parat tona….dhe ju nuk lini gje pa i thene atij qe i ngre keto probleme….apo te rroje partia dhe Edi Rama pa neve, ne hale te vemi. ai te rroje…..popull bajge….

  16. pro says:

    ..e respektoj Arianin per aq sa e njoh.Me intereson problemi qe shtron ,-a qendron apo jo?.. ta heqim Arianin nga fasada per opinionet tona.
    -A rrezikohemi ne nga mafia e ilaçeve,a eshte prezent dhe a perben krim lufta lufta kunder nje informaliteti te kujdesit ndaj njeriut?

  17. piloti says:

    Te na rroje Rilindja,

    Me keto qe po degjojme, keta po ja marrin frymen popullit dhe

    po lene te livadhisin, krimineltet, hajdutet, drogaxhite.

    Ndryshim i madh ne krahasim me Berishen.

    Sala te pakten i linte te livadhisnin te gjithe.

    Ju dhjefsha mu ne Rilindje

  18. tani says:

    e kam lexuar denoncimin e tij dhe eshte te vesh duart ne koke.nuk e di ne e ka bere ende denoncimin,sepse duhet ta kishte bere me kohe,e nese sdo i pergjigjej njeri ne prokurori,ate drejtoreshen do ikja e do ta merrja zvarre,bashke me gjithe bandillat,ne kane qene te sajat.por kjo nese gjithe kjo histori eshte e vertet.te ben pak pershtypje qe ende nuk eshte bere denoncim ne prokurori,gjithashtu dhe ministria e shendetsise duhet ta kishte sqaruar nje or e me pare si te ishte pergjegjse si jo…se kur eshte shteti rrumpall e cdo gje leviz te leku,kujtohen robt per te dyfeku..uroj me gjithe shpirte qe te jete sajese e zoterise,por cuditerishte tregimi i tij perputhet shume lehte me realitetin ne shqiperi

  19. Ermiri says:

    Mos u merrni me Arianin. Eshte i pabesueshem, mashtrues tipik. Le te nxjerre dokumentat qe te vertetoje se cfare shkolle ka perfunduar qe t’ia besojme dhe ato cfare thote tani. Me siguri i ka te fallsifikuara. Prokuroria duhet te merret me te. Gazetet nuk duhet t’i kushtojne vemendje dhe ta harxhojne kohen me te. Nuk mund te shitet gazeta me bemat e Arianit.

  20. nik says:

    Arjani duket qe nga syte e vegjel qe ka te cilet ne psikologji fshehin vetem shpirtin e nje njeriu te ndyre e te poshter dhe shume te lig. Fuck Arjan me gjithe Tosin e Xhoi sportelistes!

  21. kaqi i zi antikomunist says:

    O koqe e sals dhe fatos zemunit.Me siguri qe sulmuesit e tu kane qene atentatoret e canit te emisionit karktus.Sapo tentuan ti benin atentat qanit erdhen tek ty.Ti je cop kari krejt or lulushe.

  22. Bes says:

    Galdini ngre nje problem te madh qe nuk po gjen zgjidhje prej vitesh. Te te japin uje ne vend te ilacit nuk e kishim degjuar, por deshmitare te korrupsionit te bluzat e baardha jemi te gjithe. Qe nga roja e pastruesja deri te doktori, kryeinfermierja dhe infermierja te shikojne nga duart sa shkel ne spital. Por ne krahasim me tenderat e ilaceve dhe peshkaqenet qe perfitojne prej tyre, mjeket jane peshq te vegjel. Galdini beri mire qe ngriti zerin, por u desh pervoja personale qe te behej ze i te pazeshmeve.

  23. Tosi tu pi gjin jam says:

    Arjani eshte njeri i keq dhe qesharak, por nqs rasti qe ai paraqet eshte i argumentuar, atehere le ta leme Galdinin ne boten e megalomanise se tij boshe por jo shqetesimin, se ai na prekte gjitheve.
    Ai laboratori i droges ne Xibrake eshte asgje perpara laboratoreve qe pergatisin ilace per konsum shqiperie, ku ne vend te barit ka placebo, paracetamol a pluhur pa asnje efekt

    1. An says:

      Arjani i shërben kuzhinës të Berishës,: Së pari duhet ndarë komunikimi i farmacistes nga budallalëqet që thotë për preparatin, që na qënka i skaduar ose nuk është pranuar nga FDA. Injorancë e gjallë. Ai është trajtuar si i privilegjuar është paraqitur te farmacistja e spitalit me letër nga Ministri, ndërkohë që të tjerët para tij prisnin radhën për avastinën prej kohësh, kokë e madhe Arjani.
      Së dyti ka një qendër të kontrollit të barnave për çdo bar që hyn në vend dhe duhet të përgjigjet ai institucion.
      Së treti në se bari është i skaduar nuk ka lidhje me praninë ose jo në gjak sepse edhe i skaduar ai gjendet në gjak por nuk vepron. Gjendet ose jo në gjak ka lidhje me kohën e eliminimit të tij.
      Së fundi në se në Turqi i ka dalë analiza, duhet të paraqisi analizën e bërë në Turqi dhe mostrën e gjakut në është i babait të tij apo është fallsifikim.Të gjitha argumentat janë flluskë sapuni, çpifje dhe asgjë nuk qëndron. Pa lere pastaj që na e paskan kërcënuar dhe ky na qënka bërë burrë. Po burrë me fëmijët dhe me gruan vetëm një budall ose gomar mund të bëhet. Na qënka dhe pedagog në ato farë universitetesh private që smbeti njeri pa u futur. Të shohim a do ti qërojë kjo axhensia e akreditimit të universitetteve apo dhe ajo është një farsë e radhës e Ramës, se nuk mbeti më injorant paju dhënë injorantëve mësim me Naim Çilin në krye.

  24. Tosi tu pi gjin jam says:

    Edhe dicka.
    Kur Beqja hoqi kerkesen per autorizim prodhuesi nga tenderat e ilaceve, te gjitha tenderat i fitoi nje firme shkodrane, Delta. Thone eshte e Tom Doshit.
    Ministri u mburr se uli cmimet. Epo natyrisht qe do ulej cmimi, pluhuri i paracetamolit kushton shuuume me pak krahasuar me ilacin e vertete te zemres, asmes apo kunder tumorit.
    Maskaralleku, sikunder budallalleku, brire ska

  25. . says:

    ky verior punon per Sali Kriminelin.

    Nuk eshte hera e pare qe trillon sajesa asht usi me vjerin e tij te semure.

  26. Mbas disa oresh, shkoni ne facebythen e Sal Ram Berishs, e shihni cdo te shkruaj per kete rast. Mezi pret nje incident te vogel e fap…hahahaha…sa here shkoj per “gallat” ne facebythen e Sal Kim cun Kardash Berisha, shkrimet e tij jane me monstruozet me sharje e genjeshtra. Ka shume njerez i shkojne mbas avazit, e bejn Legjende, mbret e tjera e tjera…jane ato qe i ka qesh buza ne kohen e Sali Kardashit. Shkoni ne Fb e Shkerdhenit do shkriheni, e nxorri te paligjshem Facebythen e Teta Lilit…hahaha, ajo gjithmone me ate facebyth na tregon kopilat e shkerdhenit e te faqedjegmes…harram pasuria qe keni vene o kriminele hajdute e genjeshtar, mashtrues. Keni vra e pre per 24 vjet tani na dilni me katolik se Papa. Jazek ju qofte fare e keqe. Teta Lili duket si Mongoleze, nga e ka origjinen ajo. Pa sa e shpifme eshte bere….

  27. nickelby says:

    kokrra e bq. Merrte pjese ne greven e urise te PD ne fillim te viteve 2000. E kam pare fytyren kur bente serum ne spital. Pastaj u be nanoist. Fundja,shikojani surratin,duket si djali i Fahri Balliut! Jo me kot ta ben Zoti surratin ashtu. Une per vete nuk ia jepja 1mije lek borxh

  28. Zatoichi says:

    ….Kjo duket sheshit qe eshte bllof.Do te kish kuptim sa kohe qe ceshtja nuk do te publikohej apo mediatizohej si akuze.Tani qe problemi mori dhene kercenimi ndaj ketij zoterise ne aparence e shnderon ate ne Hero te kauzes se vet duke e bere edhe me te besueshme ate ne syte e opinionit dhe nga ky inskenim Humbasin pikerisht ata qe akuzon zoteria Graciani gje qe duket fare e trashe per nje Mafie te supozuar.E verteta eshte se dyshime per trukime te medikamenteve mund ti kete cilido , sidomos athere kur ato nuk veprojne keto dyshime duhet ti kete edhe shteti vet i cili duhet te veproje dhe mos ta lere te gjorin Arian te shohe endera se dikush i doli tek dere e shtepise dhe e kapi prej fyti

  29. Illiria says:

    Po lexoja dje nje skandal me disa nga dyqanet me te medha ne SHBA per shitje vitaminash qe skane fare permbajtjen qe deklarohet. Keto jane skandale ne gjithe boten dhe ne smund gjithesesi te jemi te perjashtuar. Por situata tek ne eshte sh me e thelle dhe gjitheperfshirese! Edhe ne si qytetare jemi bashkefajtor sepse edhe kur dikush mundohet te denoncoje (me ose pa te drejte), e godasim me paragjykime. Ministria po te jete e perkushtuar per ti dhene zgjidhje ketij problemi, te paguajr eksperte nderkombetare per te bere analizat jo vetem te medikamenteve te kimioterapise por cdo ilaci qe ofrohet me rimbursim. Eksperience personale: ime me vuante nga hipertensioni per vite dhe se kontrollonin dot mjeket. Te njejtat medikamente (biles me ulje doze) por te blera jo ne Shqiperi, kane efekt perfekt me episode sporadike hipertensioni. Fajin e kane politikat shendetesore por te jem krejt e sinqerte – nga cdo pale qe ka qene dhe eshte ne pushtet pa perjashtim. Ky eshte problem social dhe beteja jone. Nuk duhen toleruar talljet me shendetin tone! Keto jane probleme qe meritojne daljen tone ne protesta por cuditerisht, e vetmja arsye qe na nxjerr ne ne rruge eshte per arsye banale – e dua salen, e dua edin. Per aq kohe sa shoqeria civile eshte e korruptuar, s’kemi gje ne vije!

  30. ben says:

    Ky dalzotesi eshte valute fare.Nje idiot,qe ka delirin e madheshtise,qe mendon se eshte dikush,dhe cfare nuk ben qe te behet protogonist neper media.Ka fillu duke dale edhe tek fantozi,tek emisioni bythes “Opinion”,per tu ekspozu me mire.

  31. tori says:

    I lutemi z.galdini te vazhdoje demaskimin e ketryre mafiozeve qe veprojne ne fushen e shendetsise.

  32. Ono says:

    Nje qe nderron mbiemrin!!!! Nuk e ka Galdini emrin e familjes.

  33. mitro says:

    Uroj qe asnjerit mos i ndodhe ajo qe z.Galdini po vuan por te jeni te sigurte qe me ilacet luhet nje pisllek i madh.Mjeket marrin per ilacet qe japin ne recete 10% te vleres te ilaceve (kuptohet se ilacet jepen sipas specialiteteve),dhe udhetime jashte shtetit per qejf te cilat mbulohen nga firmat tregetuese te ilaceve (grosistet).Duke pare kete fenomen i thosha nje mikut tim se ju po na vrisni duke pare se si ja conte zarfet me leke mjekeve ne fund te cdo muaji.Gjithashtu tek ne futen shume ilace te pakontrolluara(dhe shume mjeke thone qe ky apo ai ilac s’ben efekt.dhe vete ne e kemi vuajtur mbi trupin tone mosefektivitetin e disa medikamenteve).Para disa vitesh nje firme gjermane zbuloi se nje medikament ekskluziv i saj i futur jo nga firma e saj perfaqesuese ne Tirane por nga nje firme maqedonase (rruge terthore) kishte gjysmen e sasise se medikamentit qe shkruante ampula dhe kjo shitej me lire se cmimi qe ajo kishte.Ketu ndodhin cudira ,prandaj mos e shani kete zoteri por thoini “te lumte”per kurajen qe ka.as e kini pare ju CA THU apo FIKSIN qe kane zbuluar tregetimin e ilaceve te skaduara.Pse merreni me Z. Galdini ,apo do e vleresoni kur t’ju ndodhe ne shtepite tuaja ajo cfare i ndodhi atij?Une do i thoja “Te lumte per kurrajen qytetare “

  34. dafi says:

    Pothuajse te ngjashem me kete histori kam ndegjuar nga nje mik i imi se si i kishte ngjare per nje te aferm te tij. Pra vjedhja dhe mashtrimi atje eshte bere rruge dhe mjet fitimi.

  35. vladimir mezini says:

    Ky eshte kokrra e mashtrusit

  36. arsyeja says:

    Era e mire,Ceshtja e arsimimit te Arianit eshte personale dhe mund ta vertetoje ai vete ndersa ceshtja qe ngre Ariani per MAFIAN e Mjeksise dhe te Ilaceve eshte nje popull i tere qe mund te deshmoje…Ketu eshte ceshtja…!!

  37. Saliasi says:

    Ej, po cfare mund te prisni nga nje njeri qe ka ndryshuar mbiemrin, qe nga nuk eshte perplasur per pakez fame dhe qe sot gjeti hallin e vjeherrit te gjore per t’u shfaqur serish. Ky tipi, Galdini, qe mbiemrin e meparshem e ka pas Saliasi, eshte nje mashtrues ordiner qe nje here medemek hyri ne greve per pd-ne, pastaj vajti tek Fatos Nano, pastaj pa qene student shkonte e perplasej me Dhori Kulen medemek ne emer te studenteve.
    POr ja ta zeme se nuk duhet te merremi me te, ndonese ka gjithmone rendesi se kush flet. Pse ky tipi ska vajtur akoma te paraqese letrat qe ke, edhe 2 jave pasi ka bere denoncimin?

  38. IDA says:

    Njerez zgjohuni! Galdini eshte nje njeri si ne… Ilacet e skaduara na prekin te gjitheve, ne mos sot neser, do semuremi nje dite ose do kemi te aferm te semure. Kjo eshte nje ceshje pertej militantizmit, eshte ceshje qe na perket te gjitheve. Kam pershtypjen se kjo beteja do jete me me madhe sesa rastet e te gjithe viktimave nga sistemi mjekesor. Pertej narvinave mediokre, ndoshta eshte paksa ceshtje e sitemit te ngritur tek ne “jepi c’te duash se mban ky popull” ne emer te fitimit…. E them kete se kam nje dyshim per cilesine e ilaceve qe futen ne tregun shqiptar me te cilat abuzohet ne emer te fitimit.
    Ndoshta secili prej nesh ne vend te Narvines duke e perjashtuar sjelljen e saj skandaloze do jape cte kete gjendje… Dyshoj se per shkak te te ardhurave marramendese nga tendera e furnitore te fuqishem ceshtja mund te kamuflohet ndaj do duhet solidaritet dhe mobilizim i nje mase te gjere.
    Galdinin e vleresoj dhe do vleresoja shume “galdina” te tjere si zera ndryshe. Shqiperia ka nevoje per zera ndryshe e mos kthehemi ne meskine duke cilesuar njerez qe duan kete vend e duan ndryshimin si vetekenaqesi per tu cilesuar superheronj. Ne fund te fundit kjo eshte demokracia!!! Konformizem ka vetem ne komunizem….Si popull i varfer qe jemi le ti themi nje here ne djall politikes e te jemi qytetare qe respektojme veten!!

  39. Beti says:

    Te gjithe ju qe i kunderviheni Arjanit e qe me siguri jeni zyra e shtypit e Beqes do keni rastin dikur ti provoni te familjarer tuaj keto gjema!!! ilace imagjinare ne spitale imagjinare e me reforma imagjinare!!! Te gjithe kemi dashur ta bejme kete qe po gen Galdini…po semundja dhe denigrimi I rradhes nuk kane lene te ngreme koke

  40. pse po habiteni? says:

    pavaresisht kush eshte ky, ju mos u habisni qe “xhentellmenet” e ilaceve i bejne presion ketij. kush mendoni se qendron pas ilaceve te skaduara ne Shqiperi? po profarma e barkderrit tom doshi pra

  41. futja kot says:

    hahahahahaha, ky tipi eshte mashtrus, po ta njofesh eshte shume katunar, i zhgenjyer nga berisha, pastaj iku ke dp(q)iu e camve, ua ka fut gjithe shokve te vet qe nga femijeria e tij deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje