Pse emigrantët shqiptarë në Greqi ndoshta duan rinegociimin e borxhit?

3 Shkurt 2015, 21:04Politika TEMA

Nga Artan Fuga

 

A ka përfituar Shqipëria dhe shqiptarët nga borxhet që ka marrë Greqia nga Europa???

Aspak.

Shqiptarët me punën e tyre kanë marrë hakun dhe djersën e tyre. Kaq. Nuk kanë marrë dhe as janë pjesë e borxhit,sepse as nuk i ka pyetur kush e as kanë vendosur e votuar ata për të marrë ose jo borxhe, e as kanë marrë parà duke ndejtur.

Kanë punuar si qeni, sigurisht duke përfituar edhe nga fakti se klasa politike liberale greke e kohës i pranoi se po mos donte na e vinte kufirin te thana qysh herët.

Sa për nacionalizmat e shfaqura, ah, ne shqiptarët zihemi me vëllanë, e quajmë malok, çeçen, e jo grekët me ne që invaduam sheshet, fshatrat dhe qytetet e tyre.

Pra shqiptarët në Greqi gjithçka e kanë me punë e jo me borxhe, për atë që punon s’ka rëndësi nga vjen leku që shpërblehet. Të punonin të gjithë si shqiptarët atje, tani do t’i kishte Gjermania borxhe Greqisë dhe jo e kundërta.

Puna është se gabimisht ka që mendojnë se negociimi i borxhit me kundërshtime të forta imponuese, do të ndihmojë shqiptarët meqë kanë parà në bankat greke. Po, po, i kanë, sepse si i kanë fituar ashtu edhe i kanë lënë paratë në bankat greke për zhvillimin e vendit. Ky është rregull. Kanë sjellë edhe në Shqipëri me zemër të madhe. Patjetër. Veçse ajo parajà e ardhur në Shqipëri, jo për faj të tyre, por ngaqë është përdor me dorë të lirë, më shumë ka sjellë dëme sesa të mira. Nxiti parazitizmin e këtueshëm, uli presionin e opinionit mbi qeverinë për rrogat dhe pensionet, si edhe janë paguar shtresa gjoja vorioepirote kot e më kot, duke ndejtuar jo duke punuar.

Tani, poqese merren masa shtrenguese ndaj kapitalit në Greqi ky kurban të parë do të bëjë emigrantët. Le poqese kalojnë në dhrahmi sikurse dëgjoheshin zëra, atëhere nja pesëdhjet vjet vuajtje dhe shtrëngime do të ketë edhe për shqiptarët atje, e do të tronditen edhe bankat shqiptare nga një tërmet shoqëruar me cunam.

Nuk do ta njohë më njeriu njeriun.

Ka emigrantë shqiptarë që duan rinegociimin e borxhit. Me të drejtën e tyre, sepse një pjesë janë të shtresave pa shumë të ardhura dhe mendojnë se është frikë gjithë ky shtrëngim rripi. Duan punë dhe shpresojnë se rinegociimi i borxhit do t’u sjellë punë. Fatkeqësisht jo. Pastaj e kanë provuar në kurriz efendikoin grek dhe sloganet politike të partisë në fuqi i tundojnë. E një pjesë janë mësuar qysh në të ri që borxhi është një e keqe dhe kreditori është majmun.

Poqese Europa e rinegocion borxhin, hallall i qoftë, por supë e ftohtë më duket me gjithë atë krizë. Por edhe po e rinegocioi, kur do ta çojë afatin e shlyerjes se 2020 është kapur dhe interesi është bërë një 1,5 për qind më duket? Si do ta shlyejë borxhin Greqia kur i thotë Trojkës që i ka dhënë borxh : ik ti se e di vetë punën unë! As këstin e borxhit të kërkuar nuk e dua më! Vendime të njëanëshme. Kush investitor vjen më për të futur paratë atje? Kush të jep më hua? Si do ta shlyesh borxhin kur do të punësosh punonjës të tjerë administrate, e do ta çlirosh përsëri rripin??? Rreziku bëhet i madh e një kolaps i pashoq është rrezik te dera. Cfarë përfitojnë emigrantët shqiptarë nga kjo? Asgjë.

Ata kanë interes t’i kenë depozitat e sigurta, të kenë euron, të ketë marrëdhënie bashkëpunimi të Greqisë me Europën, etj. Kjo është rruga. Borxhi do të shlyhet. Të gjithë duhet të zgjohen nga ëndërra. Parajsa greke që u shfaq në sytë e shqiptarëve që dilnin nga kazerma diktatoriale ishte një iluzion. Grekët shpenzonin më shumë se fitonin. Ja kaq ishte. Tani, zgjohuni, dhe mos kini frikë se shqiptarët nuk janë afendikonj, por puntorë të zotët, e kapin punën.

Pra ne duam stabilitet bankar, po fali borxhet ose rinegociojë borxhet Europa sigurisht do t’i nxjerrë nga një xhep tjetër, se përndryshe ku do t’i gjejë. Do të shtrengojë dorën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, do të na shohë me mosbesim si ballkanas që s’njohim kontratë, por jemi revolucionarë, Robin Huda… E gjithë ekonomia e Ballkanit do të përkeqësohet edhe më shumë. Unë kam frikë madje se në këto kushte të një rënieje sociale rritje diskriminimi, dhe racizmi në Greqi kundër shqiptarëve mund të ngrihet. Kujdes!

Por, kjo analizë nuk ka lidhje me dashurinë time për kulturën greke, që ka formuar filozofinë, tragjedinë, për historinë e atij populli, për personalitetet e mëdha që ka nxjerrë, për shpirtin e madh dhe vlerat që ka, sikurse i kam parë unë te intelektualë që më kanë pritur e përcjellë, e kam ndarë bukë e gjellë me ta. Mos dyshoj njeri.

32 komente në “Pse emigrantët shqiptarë në Greqi ndoshta duan rinegociimin e borxhit?”

  1. HAJDUTI says:

    sa bukur e ke thene…..bota potokalle eshte u kthyen greket aty ku kane prejardhjen ..ne ILLYRICUM…aty ku vodhen cdogje dhe e pervetsuan aty ku lindi demokratia..ILYRICUM epirus macedonia..

    1. Skypion says:

      Filozofi i famshem Fuga,i bere i tille ne “Zone e Lire”, te le pamend me cektesine e analizave te tij,qofte ne libra “serioze”,qofte ne shkrime si ky i mesipermi.Ne te vertete,ky eshte nje shkarrashkrim.
      Edhe nje emigrant shqiptar ne Greqi ,pa shkollimin e plote,jo vetem qe mund te beje nje “analize” si kjo e filozofit te parapelqyer te Canit,por mund te thote shume me shume,duke ia sjelle mendjen verdalle si fuge edhe vete profesorit Fuga.
      Por,c’thote profi yne?!Gjepura thote.Ato gjepura qe thuhen e sterthuhen cdo dite nga te ngeshmit neper kafene.
      Thote qe shqiptaret punojne,jane punetore,i kane fituar parate me djerse – por thote edhe qe ata kane marre haken e punes se tyre,dhe kete me nje siguri te plote prej profesori,kur dihet qe gjeja per te cilen ankohen meseshumti emigrantet ka dy dekada e gjysme,eshte pikerisht kjo mosdhenie e hakes ne pune.Me shume se haken,shqiptaret kane marre kakken.
      Thote qe shqiptaret kane kontribuar per Greqine dhe Shqiperine – nje zbulim i rralle ky,taman prej filozofi!
      Thote qe greket edhe mund te mos i kishin lejuar e t’i kishin perzene qe ne fillim refugjatet shqiptare…medet medet!Po si mund ta thote kete nje profesor,kur edhe nje femije e di qe nevoja per punen e lire te emigranteve eshte shume me e madhe se cdolloj paragjykimi?!!Edhe nje femije e di, por nuk e di filozofi i preferuar i Arjan Canit.
      Por,thote edhe qe shqiptaret dine vetem te zihemi mes vete, duke i thene njeri-tjetrit malok,cecen,por harron te thote qe ata i thone njeri-tjetrit edhe gjakdhjere e gjakprishur…
      Pasi thote edhe ca gjera shume te “mencura”,tipike per te,porqe jane te verteta te thjeshta te ditura nga te gjithe,profesori yne e mbyll me nje bresheri levdatash per historine e lavdishme greke,dashurine per kulturen e saj,per shpirtin e madh qe ka ai popull(!) dhe per personalitetet e medha te tij,me te cilet profi yne na paskesh ngrene pershesh!
      Nuk i permenda me kot keto fjale te fundshkrimit te tij.Ato jane tipike per intelektualet shqiptare,politikanet dhe gazetaret,qe pasi thone e c’nuk thone per fqinjin tone dhe raportet me te,nuk harrojne kurre te permendin dashurine dhe respektin e madh per historine e lavdishme te Greqise e grekeve e blla blla blla.
      Eshte nje fenomen qe ndodh vetem me intelektualet shqiptare,te cilet ndjehen inferiore dhe te frustuar ndaj grekeve.Eshte pikerisht ky frustrim,qe i ben te mos harrojne kurre fjalet lavderuese per Greqine mitike,duke i thene ato vend e pa vend.
      Per Artan filozofin,populli grek eshte nje kategori metafizike,pertejkohore;nje e dhene 2000-3000 vjecare…!!Ne mendjen e Artan filozofit por edhe te shume intelektualeve inferiore shqiptare,duket se populli grek eshte po ai qe ka qene ketu e 2500 vjet me pare…vajmedet!

  2. tfgs says:

    beqirrrrrrrrrrrrrrrrrrr,gyzelet kane livadhisur brenda Greqise se i kane lene greket,se ndrishe nuk do te gjenin as morra te hanin……..
    ptuuuuuuuuuuuu,bukshkale sunit……………..

  3. Sh. says:

    Kjo kultura Greke ,qe ka formuar filozofine ,qe ka nxjerre personalitete te medha ,e moren ne qafe Europen ,qe po e paguan ate Sokrates me miliarda .
    Greqia e perkedheluar, nga respekti qe ka Europa per Greqine e lashte edhe kete here do ti shpetoje borxheve ,por demin do ta ndjejme dhe ne.

  4. Mondi says:

    Nuk e mora vesh ! Tani duhet qe Greqia te paguaje se do marri inat Evropa Shqiperine dhe Maqedonine ?!
    Ma vai !

  5. anna says:

    Shqiptaret invaduan Greqine sic greket vajten ne Australi, Amerike e deri Afrike e Jugut. Parate per “vorioepir dicka” vinin nga Greqia po por natyrisht jo nga emigrantet

  6. safo says:

    Menyra shqiptare e te komentuarit te gjerave, dmth te flasesh per gjera te pajetuara nga ty, duket edhe ne shkrimin e Fuges. Pikepamjet e paraqitura jane krejt te cala. As qe e ka idene se cfare ka ndodhur e ndodh ne Greqi dhe as qe ka idene se cmendojne emigrantet.
    Se pari, te thuash se parate e derguar ne shqiperi nga emigrantet jane e keqja e vendit se nxiti parazitizmin eshte nje demagogji e plote. Ne vend te kritikohet politika shqiptare qe perdhunoi dhe grabiti emigrantet se pari me firmat piramidale dhe nuk ndoqi nje politike zhvillimi ekonomik per ti kthyer keto asete ne zhvillimin e shqiperise, akuzon emigrantet qe i sollen keto para, qe i derguan familjeve te tyre te ngelura pa pune si rezultat i teorise se zhvillimit nga 0.
    Se dyti te thuash se pensionet e vorioepiroteve nxiten parazitizmin eshte po ashtu nje aguridhe. Pensionet ju dhane moshes qe ishte pamundur per te punuar me qe nuk mund te rronin me pensionet e dhena shqiptare. Dhe keto pensione bene qe te nxitin nje emigrim te brendshem ku vinin ne zonat te tilla per te punuar nga gjithe shqiperia, nxiti investimet ne zonat minoritare. Tani qe pensionet u prene, u pre cdo aktivitet ekonomik, emigrante e brendshem u rikthyen ne shtepite e tyre
    Se treti shqiptaret ne greqi jane pjese e shoqerise greke dhe kane pjesen e tyre te demit dhe pergjegjesise ashtu si dhe pjesa tjeter e popullsise greke. Kriza goditi ata ne rradhe te pare sepse se ata punonin kryesisht ne sektore te tille si ndertimi qe tani ka ngrire krejt. Prandaj nje rinegocijim i borxhit qe do sillte rigjallerimin ekonomik eshte me interes ne rradhe te pare per emigrantet, si shtresa me te varfera ekonmike.
    Por shkaqet pse arriti gjendja e tille Fuga nuk i ka fare parasysh.

    1. genci says:

      Ke shume te drejte.Por per keta gazetare injorante e mendjemdhenj qe rrine ulur ne nje kafene e shkruajne me fryme fodulleku nuk e kane ndjere ate mundimin dhe durimin qe kane treguar greket ndaj te huajve , qe me thene te drejten “uzurpuam,, ne Greqi pa na ftuar dikush.Po nuk e di ky , mos ti them se nuk e meriton te quhet ,,zoteri,, se nese Greqia nuk do te merrte borxh as ne nuk do ishim aty por do ishim ,,aty ku te mos ia them emrin,,…Le ta provoje ky te dali e te marri nje te huaj qe nuk di shqip ne pune e ti shpjegoje se c’pune do beje e le te flase pastaj si kaposhi ne maje te plehut.Nese Greqia eshte ne krize dhe mireqenia ne Shqiperi sipas sondazheve eshte me e larte pse nukvdek nje politikan apo dhe vete kryeministri t’ju bej thirrje shqipetareve te kthehen ne atdhe se di i mbaje me pune e mos ta zgjas me ..

    2. Andreas says:

      Me vjen çudi me Fugen se duket qe eshte burre i zgjuar. Po me kete shkrim qe as filozofi e as realitet nuk permban, nuk i paska shpetuar sindromes shqiptare te te berit “greknjohes” absolut. Qenka epidemi me e rende se nje djarre akute.

  7. --------- says:

    e moret vesh? keta gazetaret tane zbuluan nje fjale te re shqipe POQESE
    HAAHAHAHAHAHAHAH

  8. LEXUES says:

    ta them un pse e duan rinegocjimin e borxhit shqiptaret ne greqi,,
    qe te hapen punet te punojne se e dine qe ne shqiperi nuk kane asnje shprese per pune,

  9. xheJ eN Bi says:

    Duke lexuar Wikipedias te Artan Fuges shohe se eshte Akademik , Prof. ne Universitetet e Shqiperise e Frances. por duke lexuar artikullin shohe nje ndryshim shume te madh me titujt qe mban.
    Shkrimi me ngjan sikur eshte shkruar nga mark Uk .ose nga Zigur Qarri.

  10. gregory.uk says:

    O zoti Artan dikur europa dhe amerika jo vetem I falen pjesen me te madhe te borxhit gjermanise por edhe I ndihmuan me planin marshall dhe keshtu u rimekemb gjermania dhe shume shtete te tjera. Nuk ka asgje te keqe ta ndihmojne greqine shtetet me te zhvilluara ekonomikish se e kane per detyre meqe jetojne ne
    te njejtin bashkim ekonomik dhe me te njejten monedhe dhe jo ti trajtone si skllever. Gjoja i dhane nje pakete ndihme te shoqeruar me masa ekstreme kursimi dhe rezultati ishte katastrofal, borxhi grek nga 117% kerceu sot mbas 3 vjetesh 175% te GDP. Shumica e jone perkrahim levizjen e re te greqise jo se na dhimbsen greket por per vellezerit tane shqiptare qe qe jetojne atje, te cilet dikur punonin me pak se patriotet e tyre emigrante ne itali ose gjermani dhe mernin 2 deri 3000 euro ne muaj dhe nuk ju kerkonte njeri taksa e harace dhe me ato para kontribuan ne ekonomine shqiptare ndersa sot po punojne shume me teper per nje rroge 500 euroshe dhe jo qe nuk ndihmojne ekonomine shqiptare por me shume mundime po sigurojne mbijetesen. Anglezet I njohin shume mire gjermanet dhe prandaj nuk pranuan te beheshin pjese e euros se nuk donin qe te perfundonin ne cirake te gjermaneve si Italia Spanja deri edhe Franca, madje po diskutohet prej kohesh ketu ne angli qe te dalin fare nga bashkimi europian. Bashkim nuk do te thote qe me te pasurit te pasurohen me teper dhe te varferit te varferohen. Bashkimi duhet te sjelle prosperitet per te gjithe. Sa per ate qe thone se fajin e kane vet greket qe nuk punojne I kemi pare edhe anglezet ketu sa punojne edhe gjermanet ne gjermani ku te gjitha punet I bejne emigrantet se po te punonin vete nuk do kishin nga 15 milion emigrante ne vendet e tyre por si themi edhe ne ne shqiperi I forti e ben ligjin por ja qe vjen nje dite qe te dobtit I soset durimi sidomos kur behet fjale per ballkanas.

  11. juli says:

    E mira e popullit grek eshte te jete pjese e klabit te te fuqishemve te europes
    duke bere edhe reformat e duhura ne ekonomi ,ne bashkpunim me pjestaret e tjere te euros
    Nje greqi europiane eshte edhe nje faktore paqe ne rajonin ballkanik te trazuar
    Sa per teorite e Cipres apo te lubonjes ne shqiperi ato jane krejtesishte te shkeputura nga realiteti ku jeton bota sota
    Cipra enderron ta kthej greqine ne nje shtet stil bolivia argjentini( kete e ka deklaruare)
    Ndersa Lubonja ketu flet per idealet e viteve 70 dhe levizjen e te rinjeve ne vitin 68 ne france ,e ndersa jetojme me 2015 mendja e tij ka ngelure ne vitet 60
    Nje ballkan europian dhe me shoqeri demokratike me bashkupinim te thelle ne te tera fushat dhe m nje ekonomi te lire tregu me fytyre njerzore eshte zgjidhja perballe idealizmit teorik dhe ideologjive tese kaluares qe enderrojne revolucione gjak dhune qe aq shume popujte e europs vuajten nga ato,

  12. qafir says:

    O fuga, pasi i zgjidhe hallet dhe ekonomine e shqiperise
    po jep keshilla edhe per greqine dhe se c`duhet bere ne eurozone.
    o injorant qe na dole me i zgjuar se Obama e shume e shume Nobeliste te ekonomise boterore
    qe i quajne masat shtrenguese si deshtim.
    Masat shtrenguese, o fuga injoranti, jane vetem ne interes te gjermanise qe te ruaj eksportet e veta.
    Merru me shqiperine me mire, se eshte vendi me i varfer ne europe.

  13. euro says:

    Nuk kane ngelur emigrantet tu japesh mend ti o Fuga deliranti. e dine me mire se ty se ku i pikon catia.

  14. Klimax says:

    Eshte e drejta e Greqise qe te kerkoj dhe te rinegocioj nje marveshje te re per borxhin e saj me BE dhe kreditoret e saj. Marveshja e meparshme eshte e deshtuar ne te gjitha drejtimet dhe kete e pranojne te gjithe. Nje Greqi me ekonomi te stabilizuar eshte jo vetem ne interes te vet qytetareve te saj, por edhe te vendeve te BE-se dhe sigurisht dhe te vendeve ballkanike. Greqia nuk eshte vetem vendi qe mban emigrantet shqiptare me te shumte ne numer, por eshte dicka me shume se kaq. Shqiperia eshte nje shtet vetem 100 vjecar, por populli i ketij vendi eshte i lidhur qe prej lashtesise me historine, civilizimin, kulturen dhe traditat e popullit grek. Qytetet antike, Aleksandri i Madh, kristianizmi, Bizanti, arvanitasit, revolucioni dhe pavaresia greke jane disa ngjarje historike qe tregojne me shume se lidhje dashurie. Ato nuk mund ti zbehi as pushtimi otoman prej shekujsh, as humbja e identitetit arberesh, as luftrat ballkanike, as pushtimi fashist italian, as sistemi 45 vjecar stalinist dhe as nacionalizmi djeshem dhe i sotem i kudo-ndodhur.
    Thjeshte eshte me teper se dashuri, sepse jemi pjese e ketij trungu me rrenje te fuqishme, pjese e qyteterimit, kultures, tradites, mithologjise dhe historise se lashte e te re greke.

  15. jaho says:

    ore artan kur do te pushoni me kte istorine e pensineve te ,jgoja vorioepirotve,mor legen ti dhe shoket e tu cfare zarar kishit juve nga ndihma sociale/ ose pensioni/sic thoni juve po ata ne gjermani smarin itali amerike australi ete tjra vende mos ri ti numeroj pse nuk flisnit per ata por ini njeres me shpirt te keq ne shqiperi ynin 70 meleon dollare nga ata te quajtur vo epirote ishte 7 perqind e ekonomis shqiptare kto para nuk prisheshin nje pjese e mire ne dyqanet dhe magazina tona ne plaxhet dhe ne shume fusha te tjera nuk ngriheshe ekonomija shqiptare te dish nje gje ti dhe te tjere irin e cigares te shkunde tjetri ne vendin tent fitim ke nuk ke umbje prandaj kjo nuk eshte zgjuaresi te besh propogande prej ku vijne leket e mira eshte te ritesh ekonomine tende nje shtet eshte ifuqishem kur ka individe te fqishe ekonomikisht.

  16. Gregor says:

    Afendikojt shqiptare jane me te poshter se ata greke.
    Le te kthehen emigrantet e te perballen njehere me afendikojt shqiptare pa te shohim. Edhe Fuga ka nje stil qe anon nga urrejtja per greket, por pranon se shqiptaret kane perfituar ne Greqi. O kane humbur oa kane fituar atje, s’ka dyzime.
    Mjaft ngelet duke share grekun, se po te kishte qene si shqiptaret, do t’i kishin perzene menjehere emigrantet. Po ne jemi me te fituar duke punuar ne Greqi se sa ne Shqiperi.
    Edhe e duam per te punuar Greqine, dhe e urrejme ne shqiptaret qe punojme e jetojme ne vendin tone.

    1. anna says:

      urrejme po respektin i te drejtave te njeriut e ke degjuar ndonjehere??????

  17. ari says:

    Politika Cipra eshte per kapitalizem human.Pse levis kaq shume Merkel?-mendoni se nuk do marre borxhin?-jo,por nuk do qe te dale asnje nga rreshti i skllaverise ku po e con evropen[protektorate]Cipra lufton per evropen me parimet per te cilat u krijua,evropen e popujve dhe jo te oligarqive financiare[fashizmit te bardhe]Ne qe jetojme ne Greqi kemi shprese se dicka do fitojeme[Kur qan femija-i jepet ushqim]Sa me shume te zgjohen popujt[jo qeverite
    kukulla si dhe ne Shqiperi]aq me mire per ta.Tek ne 50 vjet propagande te mos i
    dhemte koka partise,25 vjet te mos i dheme faktorit te jashtem[hiqemi dhe patriot te medhenj],e kur do ‘sherohet’ dhembja e kokes se popullit dhe jo e oligarkise se re hajdute?N.q.s e ka fajin populli grek kemi dhe ne pjesen tone
    ,por nuk besoj se e kane popujt fajin.Keshtu qe shkrimin tuaj e fut ne propagandistik-te mos i dheme koka Merkel.

  18. Bashkim says:

    Sado e d^jere te jete Greqia sot, nga EU ska per te dale kurre ! Ai popull mban nje pasuri mbi trup qe eshte vlere thelbesore per evropen. Greqia e lashte eshte shembulli mbi te cilen u ndertua Evropa. Filozofia kineze greke e ajo arabe jane pa arritshme.

  19. Qytetari says:

    Profesor fuga leri komentet por fillo te mendosh per nje parti qe ti zhduke keta horat tane politike nga politika shqiptare.ti nise,ne do te mbeshtetim.ka ardhur koha

  20. zeys says:

    Fuga ,megjithse mund te jesh i zgjuar ,ti ke nje fatkeqsi, se je korrak,dhe ke botkuptim korraku,ti dhe soji yt kurre nuk keni per ta kuptuar se cfare do te thote Greqi dhe grek ,Ti kujton se je i barabarte me nje grek ,dhe ky iluzion te ben te shkruash brockulla.

  21. Bess says:

    Keto gomarlleqe ju shpjegon studenteve ti?

  22. pro says:

    -..dhe cila eshte fabula misterioze e ketij shkrimi??..se me sa di une te gjithe me breke neper kembe jane..zbuluar{s’ka mister},orteku po ra na zuri pa dallim.

  23. Moskopoliti says:

    O Fuga, ti je jashte realitetit se c’ndodh ne Greqi! Qe nga lufta e Kosoves e deri me sot, shteti grek ka filluar nje politike percarese dhe shkombetarizuese tek mijera e mijera shqiptare duke u dhene karta homogjeni vorioepiroti. Nga keto karta nuk kane fituar vetem pasardhesit e argateve te Dropullit, por shume vllehe, shqiptare ortodokse dhe myslimane. Greqia pleqve ”vorioepirote” u lidhte pensione te majme pa punuar as nje dite ne ate vend. Prandaj paret e Evropes shkuan per dhjame qeni, ndersa shteti pa dinjitet shqiptar rrinte e veshtronte…Ata hajvane qe punojne akoma ne Greqi duhet te ikin sa me pare….

    1. LEXUES says:

      @[email protected] mir e ke thene
      ata HAJVANE qe punojne ne qreqi te ikin sa me pare andej dhe te kthehen ne shqiperi qe te lerojne NENEN tende… tokat e SATEME se u ngaterrova. MOTERQIR

  24. Akilis says:

    Dashuria apo respekti tregohet me vepra dhe jo me llafe.
    Ne kete rast gjithe Shqiperia si ne Spanje te ngrihet ne mbeshtetje te Grekeve jo vetem per aresyen qe themi se jemi Pellazge por edhe per interesat tona.
    Fuqite e Medha kush di Historine ndihmuan Turkun se nuk donin nje Greqi natyrale ne Azine e Vogel pjese e kesaj Historie te lavdishme jemi edhe Ne.
    kete e tregojne jo vetem Toponimet para Turke,kultura e jugut se veriu eshte musluman d.m.th Turk,Perendia e Apollonit,e Artemises,athines ne Butrint etj.
    Sa per Sllave,Turq,Romake etj ata percarje duan,por ne duhewt te bashkohemi kunder ketyre se perndryshe do ta pesojme si Iraku qe bene Anglezet si corbe.

  25. Ylli polar says:

    njerezve si fuga duhet tu kontrollohet E.Q para se te flasin

  26. anna says:

    cdo kush eshte i specializuar ne nje teme te caktuar ne jete dhe i permbahet asaj te tjerat i merr si informacione krijon opinione sigurisht por smundemi te gjithe te flasim per ekonomine, politika ekonomike etj ss eshte e mundur.

    Sa per rikujtese greket kane emigruar ne vende si Afrika e jugut, Amerike Australi dmth e njohin edhe ata procesin e vajtjes drejt vendeve me me perspektive ekonomike.

  27. Emigranti says:

    Z Fuga ! Perpara se tu qash hallin Grekeve shiko te zgjidhesh ndonje problem ne Shqiperi se jemi ne dite te hallit .
    Lerini te tjeret te zgjidhin problemet e veta . Nuk e di kush jeni po kush do qofshi ju jeni askushi.
    Ke ndonje gje per te thene per ekonomine tone ,bujqesine, minjerat, etj.
    Jep ndonje mendim per problemet tona se nuk pret Greku mend nga ty , ti mund te thuash ja dalshin mbare po jo te japesh mend se si duket ske as per veten tende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje