Përmbytjet/ Ristani: Qeveria të mos bëjë premtime boshe, Rama të marrë përgjegjësitë

3 Shkurt 2015, 14:18Politika TEMA

Partia Demokratike vijon t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama, që të vihet në krye të shtabit të emergjensës e të vërë në jetë një plan konkret masash për lehtësimin e situatës, për tu ardhur në dihmë të evakuarve dhe atyre që janë të izoluar nga përmbytjet, me ushqime, medikamente dhe ushqime për gjënë e gjallë. 

Banorët e goditur nga përmbytjet në Jug të vendit po kalojnë momente dramatike, ndërkohë që qeveria ende nuk ka marrë masat e duhura.

Ende nuk janë ngritur qendra strehimi, teksa të dëmtuarit po kalojnë netët nëpër shtëpitë e të njohurve.

Edi Rama flet për të ardhmen, por konkretisht asnjë masë për qytetarët që janë në qiell të hapur, dhe asnjë masë për gjënë e gjallë e pronat e tyre.

Asnjë siguri konkrete nuk është ofruar për dëmshpërblimet. Banorët kanë nevojë për zgjidhje emergjente, tani, në këtë moment, dhe nuk kanë nevojë për premtime boshe.

Ndërkohë, kemi informacion se në Kurvelesh, rreth 1200 banorë, janë pa energji e të bllokuar nga dëbora prej 5 ditësh. Ata ankohen se nuk po komkunikojnë dot as me autoritetet e as me deputetët e mazhorancës që i përfaqësojnë.

Në Fier në fshatrat Dardhzezë, Hoxharë, Poro e Cerven, gjëndja është katastrofike. Nuk ka asnjë masë konkrete për t’u ardhur në ndihmë banorëve që po vuajnë për strehim e ushqim. Ndërkohë që po humbasin gjënë e gjallë.

Në Vlorë, në fshatrat Bishan e Fitore, gjëndja është alarmante. Edhe këtu asnjë masë konkrete nga autoritetet për strehim e ushqim. Vetëm premtime.

Në Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër, Përmet, banorët kanë përballuar vetë pasojat e përmbytjeve, pasi nuk është parë asnjë prezencë e strukturave të shtetit.

5 fshatra gjenden krejtësisht të izoluar në Këlcyrë. Ka mungesë energjie në dhjetra komuna. Për fat të keq, situata është dramatike. Dhe nuk kemi asnjë masë konkrete nga Edi Rama, i cili në vend që të përgjigjet për jetën e pronën e qytetarëve, zgjedh të sulmojë opozitën.

Ky është realiteti që kërkon zgjidhje konkrete, jo batuta në tweeter e facebook”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani. /gj.k/

4 komente në “Përmbytjet/ Ristani: Qeveria të mos bëjë premtime boshe, Rama të marrë përgjegjësitë”

  1. TR says:

    Ka te drejte Rama te marre shembull sic bete ju ne Shkoder,pijanec.

  2. BERISHA LARGOHU says:

    PD, c’far beri per veriun ne kohen e perbyteve? Rama nuk ka pse te degjoje PD-ne e mashtrimit.

  3. Po ti me ushtari gjysh’Saliut pse s’bere nje zhiro me nje pako simbolike per te permbyturit apo grin sallate kot ne Tirane,dile mo beje naj zhiro se Politika nuk eshte me u mbyllur ne Kryeqytet.

  4. LIRI says:

    rama eshte ne krye te puneve sa per püne dhe puntor ju horat e pd ja hani kajane kjo eshte nje fatkeqesi natyrore te cilat si ndalon as zoti si hapen portat e komoanit qe te notoi zhozi duke enderuar sikur ne venecia,aq idiota jane keta pdistat sadhe buke kur ha rama e bejne vidio po kur shkon ne wc e keni filmuar se sa kg e ben a ju del per te gjithe,ristani nje fytyre pianeci kur flet shpesh ne kuvend i iken koka sa andej kendej dhe flet si kodra mbas bregut , te vjen turp qe ky palaco dhe shume si ky jane perfaqesuesit tane,rama ju ka nxjere te palarat ne shesh edhe keto permbytie qe po ndodhin eshte puna e piste 23 vjecare qe kane ndertuar pa kriter me leje e pa leje ku kan dash e si kan dash ,vota te shkonte ke pd,keta palaco mos te mesoin ramen se cduhet te bej ai i njeh shum mire detyrat e tij keta llapa qena ti perveshen puneve mos bejne gamgam po ti perveshen puneve per te ndimuar sado pak hallexhinjte tani jo kur keni nevoin per votat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje