OSHEE: Të gjitha hidrovoret furnizohen me energji elektrike

3 Shkurt 2015, 12:44Politika TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njofton se të gjitha hidrovoret në mbarë vendin furnizohen me energji elektrike nga OSHEE, ndërsa vijon stakimi i energjisë për arsye sigurie në disa nënstacione si pasojë e kabinave elektrike që gjenden në ujë.

Si rezultat i përmbytjeve në drejtorinë rajonale Fier, në rrethin e Vlorës është jashtë pune një fidër në nën stacionin Kafaraj.

Fidri Nr.20 është stakuar për masë sigurie pasi 6 kabina janë në ujë.

Për këtë arsye kanë mbetur pa energji komuna ‘’Levan’’ me fshatrat: Levan (një pjesë),Bishan, Cerven, Bocove,Qarr, Ferras, Bashkim, Pishë Poro.

Fidri Nr.6 është i kycur pjesërisht duke lënë pa energji 2 kabina private në fshatin Poro

Fidri Nr.25 është i kyçur pjesërisht duke lënë pa energji 4 kabina private në fshatin Akerni.

Në rrethin e Fierit është jashtë pune një fidër në nenstacionin e Jagodinës.

Fidri ‘’Kallme’ i cili është jashtë pune është furnizuar nga fidri i naftës.

Nuk merr energji një kabinë në fshatin Nish.

Fidri ‘’Suke ’’ në nenstacionin Jagodinë ka jashtë pune një kabinë të përmbytur nga uji.

Në rrethin Ballsh u vendos në punë që ditën e djeshme n/stacioni Poçem (asset I ARMO-S).
Për pasojë sot janë furnizuar me energji elektrike fidrat e këtij nenstacioni me përjashtim të katër kabinave ku po punohet për ti vënë në eficencë.

Po sot kanë marrë energji fidrat ‘’Kut’’ që mbulojnë me energji fshatrat : Kut, Çarrush

Fidri ‘’Klos’’ që furnizon me energji fshatrat : Klos, Mollas, Hekal.

Fidri ‘’Fratar’’ që furnizon me energji fshatrat : Kremenar, Ninesh, Bejar, Gadurove

Fidri ‘’Poçem’’ që mbulon me energji fshatrat : Poçem , Drizar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje