Platforma anti-korrupsion/Rama: Akuzat e PD, një arsye më shumë për të denoncuar rastet abuzive

3 Shkurt 2015, 14:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes komenteve në rrjetet sociale akuzave të partisë Demokratike në lidhje me programin online për luftën ndaj korrupsionit.

Avazi i PD kundër Platformës Kombetëre Antikorrupsion online, 1 arsye më shumë për t’a përdorur celularin si armë kundër korrupsionit. Kurajo!

Kush do të luftojë kundër korrupsionit, abuzimit të cdo lloji apo sjelljes së keqe të zyrtarëve, na ka në krah. Mjafton kurajoja për denoncim!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë në një tjetër koment, Kryeministri falenderon mësuesit e shkollës Dhora Leka për denoncimin e kryer ndaj drejtores së kësaj shkolle.

“Flm mësuesve të shkolles”Dhora Leka” që dje denoncuan drejtoren. Sot ministrja Nikolla bëri verifikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra!”, shkruan Rama. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje