Facebook/ Cameron paguan 1 milionë paund në vit për prezencën në rrjet

5 Shkurt 2015, 13:04Hi-Tech TEMA
Facebook/ Cameron paguan 1 milionë paund në vit për

Liderët e partive politike në Shqipëri nuk janë të vetmit që paguajnë me para për të pasur sa më shumë ndjekës në rrjetet sociale.  Berisha ishte i pari që “doli zbuluar” me çështjen e ndjekësve që e mbështesnin, ku numri i tyre në krahasim me simpatizantët real ishte i ndryshëm dhe më i vogël sesa shfaqte Facebook. Por po kështu ka ndodhur edhe me kryeminsitrin aktual Edi Rama.

BBC ka publikuar një faturë të shpenzimeve të liderit të Partisë Konservatore angleze, David Cameron, i cili paguan 100.000 paund në muaj ose më saktë më shumë se 1 milionë paund në vit për prezencën e tij në rrjetin social Facebook. 

Fatura, e kërkuar nga BBC në shtator të vitit  2014 tregonte se partia e Cameron pagoi gati 123.000 paund për shërbimet në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe rreth 25.000 paund për “like-t”.

Por  teksa Torët e Cameron i shohin paratë si një investim të mirë në përpjekjet e tyre për të pasur sa më shumë votues të rinj, kjo mënyrë duket se nuk ka funksionuar siç pritej.

Në aspektin e mbështetjes së përgjithshme, partia nacionaliste Britain First është pothuajse dy herë popullore sa Partia Konservatore në Facebook,  duke patur rreth 650.000 “like” krahasuar me  340.000 “like” për  Torët.

Gjithsesi këto shifra të “like-ve” nuk korrespondojnë me  mbështetësit e vërtetë të partisë. Njëlloj siç ka ndodh dhe me liderat tanë, të cilët popullaritetin e tyre kanë dashur “ta blejnë”  edhe në rrjetet sociale. Përgatiti: J.H

 

3 komente në “Facebook/ Cameron paguan 1 milionë paund në vit për prezencën në rrjet”

  1. Albi says:

    Njeriu qe me del me shpesh ne facebook mua nuk eshte as Edi as Berisha, po Erion Qyrrja Veliaj dora vete. Kete ma shpjegon dot njeri?

  2. anonim1234 says:

    Dhe jo vetem sala! Nje mut eshte dhe i gjati! Madje ai ka hapur edhe pozicione neper institucione ku ka punesuar njerez qe merren vetem me facebookun e twitterin e ministrave, drejtorave e partise!

  3. melo says:

    Ajo dihet, kta tanet nga perendimoret kane kopjuar gjithmone, edhe xhaxhi Enver me sistemin e gjetheve e survejances kopjoi perendimin. Putin, Hitler e shoke do kishin zili te kishin kamerat qe ka Londra dhe sistemin e sofistikuar qe spiunon cdo gje por ne te njejten kohe delet thone jemi ne demokraci. Enderr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje