Kryeministri Edi Rama deklaroi se situata nga reshjet nuk do të jetë e favorshme edhe gjatë 48 orëve të ardhshme, ndërsa siguroi se të gjitha strukturat e shtetit janë të angazhuara për të përballuar situatën.
Në një konferencë per shtyp, Kryeministri tha se qeveria ishte e përgatitur plotësisht për këtë emergjencë dhe se u morën masa pa filluar ende përmbytjet.
“Jemi të gatshëm për të përballuar gjithçka ashtu siç jemi të përgatitur edhe për fazën tjetër, atë të kurimit të plagëve”, theksoi Rama.
Ai shtoi se Qeveria nuk do t’i shmanget asnjë detyrimi dhe me t’u kaluar situata e përmbytjeve, do të ketë dëmshpërblim të plotë.
I pyetur për mundësinë e hapjes së digave të HEC-eve në veri të vendit, Rama tha se administrimi i kaskadës ka qënë më se i mirë .
“Në se do të kemi surpriza nga moti, kjo do të shikohet në vijim, por deri tani nuk është pjesë e shqetësimeve më serioze”, deklaroi kryeministri Rama.
Kryeministri iu pergjigj edhe akuzave të Presidentit e te opozitës për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonsme pas përmbytjeve.
“Besojqë dje në Parlament janë dhënë sqarime shterruese, por mbase duhet ta përmbledh situatën.
Kush na kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakshme. Ata që kanë shpallur gjendjen e jashtëzakshme 4 herë me argumentin se vetëm po të shpallej gjendja e jashtëzakoshme je i detyruar të dëmshpërblesh 100 % të prekurit nga fatkeqësia natyrore.
Pse nuk i kanë dëmshpërblyer njerëzit e prekur në situatat e gjendjes së tyre të shpallur si të jashtëzakonshme. Kanë lënë në kurriz të kësaj qeverie mes shumë e shumë borxhesh një borxh prej 37.4 milionë dollarë”, u shpreh kryeministri Rama.
Ai vuri në dukje se opozita e sotme, dje në qeveri la në arkën e shtetit për emergjencat 570 dollarë, pa llogaritur që i tretën se ku mbetet mister, rezervat ushqimore. Kryeministri evidentoi po ashtu se ndërtimet pa leje janë shkaktare kryesore e gjendjes së sotme.
Rama po ashtu i bëri thirrje opozitës të ndale sulmet ndaj qeverisë.
“Këto sulme të neveritshme politike nuk do të na pengojnë të bëjmë deri në fund me përgjegjshmëri të lartë punën”, tha kryeministri Rama.
Një përgjigje edhe për Nishanin
Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave të Presidentit Nishani për mungesë të komunikimit.
“I mbetem besnik asaj që kam thënë se çfarë kam për t’i thënë presidentit ia them në sy”, tha kryeministri.
Sipas tij, ky është një tjetër dallim e ndryshim i madh në Shqipërinë e pas 23 qershorit, ku qeveria nuk sulmon presidentin.
“Përkundrazi, kemi një president që sulmon qeverinë. Me presidentin kemi përsa më takon kanale institucionale komunkimi.
Çfarë kemi për t’ja thënë ia themi balle për balle e sy më sy. Presidenti duke sulmuar qeverinë ka bërë zgjedhjen e gabuar për rolin e tij kushtetues, por është zgjedhja e tij”, deklaroi kryeministri Rama.
Vendimi i OSHEE për mbifaturimet
Kryeministri informoi po ashtu se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të marrë vendim për lirimin nga detyrimi të abonentëve të mbifaturuar. Sipas tij, janë rreth 53 mijë abonentë që do të përfitojnë nga ky vendim.
Kryeministri tha se për banorët e prekur nga përmbytjet po diskutohet për të bërë një trajtim të vecantë sa u përket borxheve të energjisë elektrike. /gj.k/
nuk eshte momenti per kapital politik mr president. eshte gjysma e shqiperise e perfshire nga permbytjet! shpetojeni. komandoni me mire resurset!
Po ne qe e paguajm pavaresisht se sa na faturuhet c lajm eshte?Apo ne jemi budallenje qe RILINDASI EDI RAMA tallet dhe sa her qe e sheh vetn keq nxjer nga nje lajm.PO leket qe u vodhen ne BSH tani qe vun GUVERNATOR te RI do falen apo do ikin ne drejtim te paditur e do ti kerkoj policia e TAHIRIT?Po jeten e atij te shkreti nga lushnja qe EDI RAMA e coi ne vetvrasje vetem per 350 mij lek te vjetra do ja rikthej kush.po burgosjen e 17 vjecares jetime,femijes se vogel bashke me nenen ,po mijera familje qe i detyruat me dhun te paguajn pavaresisht se jan papune dhe miqte e EDI RAMES me borxhe me miliona euro ju fal fatura.PO jeta e atij djali ne nje fshat te tiranes qe tentoj te lidhte dritat vetem se gruaj shtatzen nuk rinte dot do i kthehte jeta.Pra te gjitha keto dhe neglizhimi e lenia e atyre banoreve ne jug nen uje vijn vetem si pasoj e urejtjes qe KY KRYEMINISTER KA NDAJ POPULLIT.Akoma skemi pare gje vetem dicka pame e peshtyne mbi kanditaturen e nishanit per guvernator e pastaj u zbythen duke lepire ckishin peshtyre dhe kjo pun e faljes kohe me pare i ngeli ne goj fjala burg e tani u terhoq si qen i rahur si idjot eshte
MREKULLIA EDIRAMISTE E VJOSES
“Shkaku kryesor i situates jane ndertimet pa leje..” (!?).
Ai mesuesi i gjeografise qe u pushua nga puna, ne shkollen “Dhori Leka” ne Tirone, ka qene edhe mesuesi im dhe shume te tjereve. Me sa mbaj mend ka dhene dikur lenden e gjeografise edhe ne Liceun Artistik te Tirones, ku eshte shkolluar edhe çuni i Tirones Edi Rama, kryekalifi yne.
Na tregonte ne leksionet e tij historine e lumenjve te Shqiperise, mes tyre nje vend te veçante kishte lumi i Vjoses. Nga i pushuari i Lindita Nikolli-t, me doktorature te fallsifikuar, kemi mesuar qe Vjosa e ka burimin e saj nga malet e Pindit, ne lindje te Janines, me burim ne malin Mavrovouni. Nga burimi i tij (lumi) deri tek “shtepite shkaktare te fatkeqesive te sotme, te ndertuara pa leje” ne bregun e Adriatikut, gjatesia e perafert eshte rreth 272 km.
Gjithnje “mesuesi i pushuar” na tregonte se furnizuesi kryesor i burimeve te Vjoses eshte parku Vikos-Aoos (Greqi) rreth maleve Timfi – 2497 m. lartesi. Nga keto lartesi duke çare ne mes Zagorine me tej perfundon ne brigjet e Adriatikut ne kuoten zero !!!
Ne kushte normale, prurjet e Vjoses jane llogaritur rreth 204 mc/sec, dhe ne muajin prill ato dhjetefishohen. Pasi i bera nje telefonate ministrit te shifrave Cani, me konfirmoi se prurja maximale eshte rreth 2000 mc/sec. Nje nga kuvendaret tane goje-embel dje rrefeu ne Kuvend se prurja e ketyre diteve ka qene rreth 11.000 mc/sec – a pa pare dhe degjuar me pare.
Edhe sikur te kishin lene te hapura gjithe rrubinetat e ujit pronaret keqedashes te ndertimeve pa leje dhe sikur Vjosa vertet te kete ndryshuar drejtimin e rrjedhjes, pra burimi te ishte “shtepite e ndertuara pa leje” te Edush Rames dhe derdhja te ishte ne malet e Pindit, veshtire se do arrihej qe Vjosa te percillte me balte e rere bregdeti 11.000 mije metrokubet e saj ne çdo sekonde.
Naivitetetin tend shoku Edi Rama mund ta drekosh me peshkun tave ne restorantet e kalimkohes tende. Andaj ke qene perserites gjithnje ne gjeografine e mesuesit qe pushove nga pune dite me pare.
E vetmja kuvendare qe ka qartesine magjepese te nje zonje me mendje te kthjellet eshte Arta Dade: ridegjo rrefimin e saj ne kuvendmbledhjen e djeshme !
Une te mbeshtes shume z kryeminister por kur thua qe ka pasur abuzim me ket e me ate si mund te mbeshtese me? Si mund te dali kryeministri i zgjedhur nga populli e te thote ka pasur vjedhje e se di ku kane shkuar. Ne presim arrestime. E dime edhe qe thua nuk jam kryeprokuror apo gjyqtar po eshte justifikim i joti sepse me vote zgjidhesh ti dhe jo prokuroret apo gjyqtaret.
Zoti kryeminister!
A e dini ju se OSHEE-ja prej 1 janarit 2015 e ketej na ka llogaritur cmimin e energjise elektrike per familjaret,jo me 9.5 leke kw/h sic e ka VKM-ja juaj,por me 13.5 leke sic e ka VKM-ja e Sali Berishes!!
A eshte VJEDHJE e hapur MONSTRUOZE e OSHEE-se ndaj popullit???
Pse nuk prononcohesh kur ju kane ardhur shume denoncime te kesaj natyre???
Linjen ANTI KORRUPSION e keni hapur qe te merrni informacione nga populli,por kur ju nuk REAGONI edhe per VJEDHJET kaq te medha,atehere kjo faqe del BLLOF!!!
Cakto njerez,zoti Rama te japin sqarime lidhur me kete qe une po ju ngre!!!
Nuk ka kuptim te shpallesh gjendjen e jashtzakoshme se jane permbytur toka bujqesore.Mos u habitni zonat nen uje figurojne ne kadastren e tokes si toke buke. Eshte fatkeqsi qe shqiptaret kane ndertuar pa leje ku kane mundur, anash lumenjve, apo ne toka ne apo nen nivelin e lumit,ne toka qe jane perfituar nga bonifikimi i zonave dikur nen uje. Shteti shqiptar do te duhet te demshperbleje me ate qe mundet demin e shkaktuar njerezve te tij, dem qe do te perseritet sa here te bjere shi. Shpallja e gjendjes se jashtezakonshme do te legalizonte ekzistencen e gjithe ndertimeve pa leje ne kete zone, dhe tr drejten per tu demshperblyer ne cdo kohe sa here te bjere shi.Fakti qe keto shtepi u permbyten natyrshem bllokon procesin e legalizimit ne keto zona dhe kushtezon zhvendosjen e tyre gjetke ku ndertimet mund te mbrohen nga vershimi i ujit.Eshte fat i madh qe nuk kemi te vdekur nga vershimi i ujit.
ZOTI KRYEMINISTER!
A e dini ju,se te gjitha BODRUMET E NEDHESHME TE PALLATEVE TE REJA,qe jane BIZNES PRIVAT(bile ka edhe pika te shumta servisi,mobilerie etj,etj,por energjine elektrike e VJEDHIN nga linjat e ambienteve te perbashketa,duke bere qe ne banoret te paguajme energjine e bizneseve te tyre,shteti te mos marre taksen qe i takon,ndersa elewktricistet jane te KORRUPTUAR se e lejojne kete situate duke marre leke nen dore!!!
Ne se ju futet ne burg nje dyqanxhi,qe kishte lidhur biznesin ne matesin familjar,nga Lushnja dhe ai VRAU VETEN ne qeli,PO KETA QINDRA E MIJRA BIZNESMENE PRIVATE TE BODRUMEVE(ka edhe diskoteka aty),PSE NUK I KONTROLLON NJERI DHE T’I FUTE NE BURG???
fillo ti qepesh gojen z kryeminister te gjitha langojve qe mezi presin nje kerrme te ngordhur te lene jashte ne oborr te shtepise nga vete ata,qe ta shqyejne! Fillo shqyeji ti perpara se te shqyejne!
Shiko punen dhe mos u mer me Jarin pa tru.
Dakort me ju more z. Rama. Por kur do te kete ndeshkim per keto shperdorime kriminale te rezervave te emergjences dhe parave vte dhena per kompesimin e te demtuarve nga permbytjet?. Keshtu do te vazhdoni vetem duke konstatuar dhe kritikuar?
O z.Kryeminister sikur ERE mori vendim qe pagesa per muajin janar do te jete me 9.5 lek/kwh ndersa OSHEE po na vjedh duke faturuar energjine me cmimin e vitit 2014 apo nuk e dine qe paguhet muaji JANAR 2015 prandaj merni masat e nevojshme sepse po vjedhin hapur klientet me te regullt te energjise dhe po vazhdoi keshtu populli nuk do te bindet per te paguar faturat ose do te prishim kontratat e energjise sepse edhe e paguajme edhe energji nuk kemi dhe po na prishin pajisjet elektrike duke ulur e ngritur tensionin. Faleminderit
Zoti Rama !
Deri kur do vazhdojne shqiptaret ne ekranet televizive nga mengjezi ne darke te shohin kryeministrin ?
Na premtoni te pakten vetem 1 dite ne jave qe nuk do dilni, te bejme dhe ne pak pashim se u lodhem. Na u be dalja juaj
si shuku i bukes me kokrren e arres i gjeldetit.
Mos qani si legena, dhe i vini fajin Rames, ne vende qe te qani vijuni punes, ate qe bene Japonezet duhet te jete shembull per ne, popull dembel qe pret gjithmon nga te tjeret, i vene fajin te tjereve dhe as nje here vetes, pren pyje ndertuan vende e pa vende, pa as nje studim, dhe tani kerkojne qe qeveria ti japi dem shperblimet….
largohu rama , je shkaktari i dy termeteve qe ran mrom te ngrihemi ne protesta se ra shi me shum nga cduhej po kunder kujt?