Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ishte pranë banorëve të fshatrave më të prekur nga përmbytjet në Vlorë, në Fitore e Bishan, ku u shpërndanë ndihma, si batonije, cizme, e ushqim për gjënë e gjallë.
Ndihmat janë kontribut i degëve të Partisë Demokratike për banorët e dëmtuar rëndë nga përmbytjet.
Ristani u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen, të ndihmojnë me sa të mundin, teksa degët e Partisë Demokratike në gjithë vendin kanë nisur një fushatë të mbledhjes së ndihmave për të prekurit, për të lehtësuar fatkeqësinë që i ka mbërthyer prej 6 ditësh.
“Njerëzit janë në nevojë urgjente për ushqime dhe materiale të tjera tepër të domosdoshme. Ka një nevojë tepër të madhe për ushqim bagëtish.
Ato që kanë mbijetuar kanë nevojë edhe për ilaçe pasi bagëtitë po ngrordhin edhe nga të ftohtët.
Një shqetësim tjetër është nevoja për të pasur autobote për të pastruar puset e ujërave të zeza pasi janë tejmbushur”, u shpreh Ristani.
Sekretari i Përgjithshëm tha se tek çdo familjar dhe i dëmtuar që vizituam ka një revoltë të madhe ndaj neglizhencës së autoriteteve pasi nuk u kanë shkuar dhe nuk po u gjinden pranë me nevoja dhe kërkesat e tyre. Ai u ndal edhe në ambulancën e fshatit e cila është totalisht e përmbytur dhe jashtë funksionit.
“Shumë prej banorëve ankohen për selektivitet në dhënien ndihmash.
I ribëjmë thirrje kryeministrit të shpallë gjendjen e emergjencës civile pasi do të bënte të mundut ndjekjen e një protokolli ligjor për të vënë në punë të gjitha resurset shtetërore në ndihmë të banorëve dhe mobilizim të gjithashëm”, tha Ristani.
O Rristan mblidhni ca te doni po humbjen e keni me shume se te sigurt ne zgjedhjet lokale.Boll se na e shpifet e din ti Rristan sa familje jane demshperbler ne Shkoder nga permbytjet shko pyet dhe pastj ke surrat dhe dil ne tv po ke paksa burreri.
Akoma nuk e keni kuptuar se jeni ne opozite dhe dikush tjeter vendos dhe drejton vendin. Z. Ristani , ju lutem dil qofte edhe nje here te vetme, me mendjen tuaj. Nuk ben gje tjeter vecse perserit theniet e nje te rrjedhuri. Do te katandiseni perfundimisht si parti, ne nje organizate jo qeveritare. Sigurisht ne krye te saj do te jete dhendri i plakut te rjedhur.