Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sekretarët e partisë në 53 degë të saj në të gjithë vendin. Në mbledhjen e thirrur nga kryetari Basha kryesia e selisë blu ka vendosur për propozimet që erdhën nga kryesitë e degëve.
Në mbledhjen e cila zgjati rreth 40 minuta, zyrtarët më të lartë të PD kanë kërkuar informacion për secilin nga propozimet për të dhënë më pas dakortësinë e tyre për këto emërime.
Në bazë të statutit të Partisë Demokratike kryesitë e degëve sjellin në kryesinë e madhe disa propozime për sekretarin të cilët pas konsultimit emërohen dhe emrat që marrin dakortësinë e shumicës së anëtarëve të kryesisë së PD.
Në mbledhjen e parë të kryesisë së partisë demokratike, pas konstituimit të saj u vu re mungesa e ish-kryetarit Sali Berisha dhe e deputetëve Ridvan Bode dhe Flamur Noka të cilët janë pjesë e kësaj strukture. /gj.k/
kushe jan a i keni emrat ?
Ende nuk i ka as Luli se nuk ia ka dhene Ai burri…haha
Kush i paguan?
Skane rendesi emrat Sr edhe sikur ti dime prap lulka Ska shans te fitoje.
Nuk dihet lista por vetem qe shumica as te mesmen nuk kane.
Ne liste jane edhe ata cubat qe pengonin shperndarjen e ndihmave ashtu si te paret e tyre qe pengonin perhapjen e shkollave, te drites e diturise.