Zbulohen kompanite e importit te kokaines se Xibrakes

9 Shkurt 2015, 15:37Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën sekuestro magazinat e dy shoqërive tregetare në Shkozet të Durrësit,të cilat janë identifikuar si kompanitë me anë të të cilave është futur në Shqipëri lënda e papërpunuar, ku ishte fshehur edhe kokaina e përcjellë më pas nga porti i Durrësit drejt laboratorit të Xibrakës.

Dy firmat qe merren me import eksport dhe qe jane subjekte nen hetim jane shoqerite “Meridian” dhe “Alba Grup” me pronar shtetasin A.T. Mes veprimeve qe po kryhen ne sekret raportohet ne rruge jo zyrtare se eshte bllokuar nje sasi prej gati 15 tonesh e ngarkeses, me te cilen dyshohet se ka hyre ne Shqiperi ne te njejtin konteniere me keto substanca edhe permbajtja e droges, raporton TCH.

Ne kete ngarkese te bllokuar tashme thane burimet ka dy lloj lendesh kimike, si pesticide per reshtarine dhe substanca per perpunimin e  lekures, si per regjje dhe ngjyrosje. Eshte pyetur pronari i subjekteve tregetare, i cili ka rrefyer se nuk ka asnje informacion se si jane perdorur kompanite e tij per te futur ne Shqiperi edhe kokainen.

Shtetasi a.t ka shpjeguar se kishte porositur substanca per vreshtarine dhe per lekuret pasi per keto ngarkesa kishte nevoje tregu. Ai ka shpjeguar se porosite i ka kryer nepermjet internetit. Prokuroria po tenton te hetoje ne kete menyre mekanizmin e plote te futjes se ngarkeses se kokaines ne Shqiperi,  si edhe te zbardhe rrjetin e narkotrafikut. Nderkohe,- thane burimet,- ekspertet gjermane kane konfirmuar sasite e droges te bllokuara ne Xibrake. Nga ana tjeter, ne qeset e bllokuara me pluhur dhe ku u besua se kishte perzierje kokaine,- thuhet në rrugë jozyrtare se – autoritetet gjermane jane shprehur se nuk kane gjetur asnje gjurme kokaine ne te.

Aktualisht, Prokuroria konfirmon se te shtate te ndaluarit e ketij operacioni ne Tirane, nuk kane llogari bankare, nderkohe qe ende nuk ka perfunduar verifikimi per pasurite e paluajtshme te tyre duke qene se ende nuk ka pergjigje nga institucionet qe i kryejne keto verifikime.

6 komente në “Zbulohen kompanite e importit te kokaines se Xibrakes”

  1. kot fare says:

    Ncncncncncncncnc………………….,prokurori leshi,duam Saliun ne tave!

    1. qytetari says:

      Yeeees! Mbrapa hekurave!

  2. safeti says:

    Po kush ka byth ti hyj atij biznesi te strukturuar pa marr garanci nga strukturat e larta shtetrore Tahiri dhe Rama qe nuk do cenohen dhe duhet te paguajn cdo muaj perqindjen. Prokuroria duhet te marr te pandehur Ramen dhe Tahirin per licencen qe i dhan kesaj fabrike qe helmoi gjysmen e evropes.

    1. vlonjati says:

      pirdh Safeto pirdh…
      Mos ki merak se i vjen ora dhe ‘babushit’ tend..
      Vetem se kur ta arrestojne mos i bjeri te fiket si ne mitingun e vlores atehere.. hahahaa

  3. Alphade says:

    Safet mavria po Salen tend ku e ke lene ? Neqoftese Tahiri e Rama jane ne ”tave”, ata s’jane gje tjeter
    vecse cirake te Vicidolasit. Faktet,veprimet dhe qendrimet e binomit Rama-Tahiri deri tani kete po ver-
    tetojne se keta te dy bashke me bacen po bejne po ate loje siv bente Nano me Berishovicin,teater, kur
    ne fund na dolen miq e kaluar miqve ..! Populli ,popla, as qe e kuptoi se keta dy politikane ishin tallur
    me popullin pergjate 23 vjeteve dhe vazhdojne te tallen edhe sot e kesaj dite . Nuk do ta besoja kurre
    por me sa duket edhe Edi po ne keto ujra noton ! Mos e dhente zoti ! Kjo do te ishte tradhetia me e ma-
    dhe qe do t’i behej atij populli.

  4. ARDIAN says:

    kur nuk i shohim bohemi marak kur i kapin perseri marak cfar mutin duhet te bojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje