Geri Kokalari i shkruan nje leter ambasadorit amerikan ne Tirane, ku shpreh shqetesime per lidhjet e tij me Uisner (lobues i Berishes)

9 Shkurt 2015, 15:26Politika TEMA

Geri Kokalari i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan, Donald Lul.

Letra i është dërguar më 8 shkurt dhe është zbardhur nga gazeta Dita.

Në të, Kokalari shpreh shqetësimin për ato që i cilëson lidhje të ngushta të ambasadorit, me lobuesit e Berishës në SHBA.

“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.

“Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së Neë Ëorld Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.

Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.

Kokalari shkruan:

“…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…

Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:

“Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar ambasadorit./b.l

 

60 komente në “Geri Kokalari i shkruan nje leter ambasadorit amerikan ne Tirane, ku shpreh shqetesime per lidhjet e tij me Uisner (lobues i Berishes)”

  1. luis says:

    Bravo Kokalari.Bjeru ne koke maskarenjve.Nuk ka dyshim se mundi yt per te crrenjosur berishizmin ishte i fuqishem dhe shume ndikues.

    1. kamera says:

      Keshtu trgohet zakonisht “I guximshem” ky kok pa lari, po nuk I denoncon sot ne departamentin e shtetit Amerikan tere keto hynere qe jane me pasoja fatale per Shqiperine po do presi te ndodh ajo qe nuk duhet te ndodhe dhe hopa KOK PA LARI do ti denoncoje keto. Keshtu ka vepruar ne cdo situate ky birbo gjoja I perveluar per vendin e te pareve te tije. Fuck you dirty monkey Kok palari…

      1. sa te rruhet per ket popull te marum me kohe me burr,shife si reagojne ne komente,, si specie jovetebrore keta aty ku hane edhe dhjesin dhe e kunderta ,e gjithe bota na njeh cfare malli jemi ,mos u lodh me ne vendalinjte

        1. Open your mind.. says:

          @ kamera: Po ti o koke lare,çfare ke bere per kete vend? O zvarranik kanalesh te ujrave te zeza,qe nxirrni vetem vrer,edhe kur dikush mundohet te beje diçka pozitive per Shqiperine.Felliqesirat e Berishes kane mbetur pa pune dhe pa tendera,prandaj jane ketu te komentojne me shqipen e tyre te çale.Pershendetje z.Kokalari.Gjithone i ke qendruar ne krah Shqiperise,dhe je perballuar me bisha psikopate te tipit Berishe & Co.Mos u dorezo.Ke mbeshtetjen e mijra shqiptareve te ndershem.

      2. Prec Ulaj says:

        O Kamikaz i Berishovicit,
        O trushpelare, te paska djegur shume roli i Gary Kokalarit ne demaskimin e Dhendrrit te Serbise.
        Gary ka vlera 100 here me shume sa e gjithe krahina jote e spiuneve te cdo kohe.

      3. Ilir Hoti says:

        E shikoj se po te djeg bytha… Ku ka shkuar speci djeges???????? Me anglishten qenke ‘mire’ o mjeran!! Majmun i patransformuar!!! Nuk ka rendesi ku ke lindur, a ku jeton…

      4. bismarck says:

        Turp te kesh te flasesh keshtu per nje njeri i cili vete dhe familja e tij historikisht patriote dhe e kulturuar, prej me shume se 100 vjetesh kane dhene aq shume per ceshtjen shqiptare ne Vatren, ne Amerikje e ne Shqiperi.
        C’ke dhene ti dhe Sali Berisha vandali i Vicidolit pervec shitjes se interesave te Shqiperise, shkaterrimit dhe vjedhjes se pasurise kombetare, pislleqeve politike dhe trafikante, more cub Vicidoli?

    2. kurreshtari says:

      O GA(r)Y po ja merr dhe pensionisteve te kohes se Enverit me keto letra

  2. ti says:

    Shiko berisha I ka blere njerezit nga pertej detit dhe vazhdon punon qe ata ta bien ne pushtet. U pa kjo se ambasadori i ri amerikan, u takua me berishen. Pse duhej te takohej me te, ai s’eshte me ne pushtet ne Shqiperi, vetem nje deputet i thjeshte. Ca gjera bien ere! Berisha duhet futur ne burg sa me pare.
    Bravo Geri Kokakalari qe eshte kaq vigjilent dhe atdhedashes.

  3. Mero says:

    kesaj i thone liri……per te folur dhe per ti vene vulen sic dine te bejne njerezit e drejte qe skane frike

  4. Bajraktari i viçidolit says:

    ju lumte z. Kokalari. Fillimi i mbare gjysma e punes

  5. ilirMeta says:

    O Kokalari sa ilace mer ne dite per qetesues o cuni
    Qenke i rjedhur me keto lidhjet si filma aksion hahaha

    1. bismarck says:

      Mos je gje klyshi i Sali Berishovicit, Mehmet Elecovici?

  6. Al says:

    Good job Kokolari , bravo !

  7. tomsojeri says:

    Bravo i nderuar dhe respektuar z, Kokalari qe impenjohesh per shpetimin e Shqiperis dhe shqiptareve nga bisha Sali dhe familja e tij !
    Hapni syt ju gazetaret shqiptar se Ky perbindesh nuk”fle” !Nuk pjerdhin fort amerikanet e llojit Podesta, se vidhen apo jo shqiptaret, se vriten ,se rripen per se gjalli,se shkelen me kemb nga tradhtaret , se vuajn e dhunohen nga perbindsha ,mjaft te paguhen dhe para Sala ka boll per te rimar pushtetin me nderhyrjen e tyre te pameshirshme !Per fat te keq i njofim amerikanet nga dy nahit keshtu asgje te mos ju cudis !Zoti ruajt shqiptaret dhe edhe nje her falenderoj kte patriot ,qe prej kohesh ndjek me dashamiresi ate cka ndodh ne Shqiperi !……

  8. rarsar says:

    Me kujtojne “Flete rrufete”, ose “Leter e Hapur”. Mos ky Kokalari ka kryer shkollen e Partise me korispondece?

    1. bismarck says:

      Mos je gje nga ata shpellaret Vicidolas qederi nje brez me pare vishshin me lekure deleje te paqethur dhe vinin koken ne trung te pagdhendur. Ne vitin 1965 ne tere Vicidolin kishte vetem nj dyshek (tek) nje jorgan e nje jastek, por asnje carcaf e kellef jasteku.
      Iu dha pushtetin Ramiz Alia dhe keta i vune zjerrin Shqiperise.

  9. gjirokastra says:

    Te lumte Geri Kkalari.Cdo shqiptar duhet te ndihet krenar per nje bashkekombas te tille, cdo gjirokastrit akoma me shume. Kjo eshte liria e vertet e fjales ne nje vend te lire e demokratik si USA ku mund ta thuash pa frike kudo dhe cilitdo ate qe mendon. Faleminderit Geri Kokalari qe ben ate qe ne shqiptaro-shqiptaret nuk e bejme kurre.

  10. Shqip says:

    pene arte kjo po qe eshte mendje e ndritur e nje njeriu me zemer, po nje keshille kisha beji syte jo kater siç i thone po beji 14 semos te çojne per gjah

  11. Shqiptari says:

    Gabim takimi me saliun i ambasadorit amerikan !

  12. ARDIAN says:

    pysni boten si do ja boni edhe per kapsllekun

  13. Populli says:

    Nuk gjej dot fjale ne superlative per ju ZOTI KOKOLARI! Burrat e vertete jan te pavdekshem. Shqipria lind vec burra.
    Kollovaret dhe hibridet, sekseret dhe tradhetaret e Shqiperise duhet te largohen nga ky vend. Per ta, neser do te jet vone. Ky eshte pislleku qe ka gatuar BERISHA me ARVIZUNE, prandaj edhe kthyen ne Shqipari EDI SELAMI, e mire trainuar ne Amerike kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Kjo eshte Amerika , peudoaleatja jon e madhe…..

    EDHE NJE HERE FALEMINDERIT ZOTI KOKOLARI PER INFORMACIONIN E DUHUR.daj

  14. Lala says:

    Nuk e kuptoje ndrhyrja e Kokalarit ne diplomacine Amerikane si udhezus ne ceshtjen e Shqiperise , duket per mua si nje Don Kishot qe po mbron popullin shqiptare nga nje njeri qe ky popull jo vetem nuk e do por e perbuz si te keqen me te madhe qe ka pas ndonjeher. Kjo leter me shume se ta mbroje popullin shqiptare e ofendon ate duke treguar se lidert e Shqiperise nuk kalojne nepermjet votes po nepermjet pazareve te dipllomacis Amerikane . Me vjen keq qe z Kokalari e shikone dipllomacine amerikane me mendesi Politikani shqiptar

    1. Pilo Lala says:

      Kokalari e thote troc qe opinioni i Ambasadorit Amerikan ka peshe te vecante, ne dallim nga gjithe Diplomatet e tjere, sepse Shqiperia e do Ameriken.
      Ambasadori Amerikan nuk vjedh apo manipulon voten, kete e bente vetem Sali Rankovici.
      Gary e ka ngritur ceshtjen qe Ambasadori ka punuar me Kompanine Podesta, dhe kjo mund ta coje ate ne prehrin e thashethemeve te Berishes.
      Gary thjesht po i kujton, qe po levize bishtin, u perdrodhe ne fshehtesi me Berishen, dhe Podesten e Berishes, ne do te denoncojme ne Senat dhe Departamentin e SHtetit, ku ai eshte betuar.

  15. socialisti bythpambuk says:

    Te lumte Geri Kokalari , jeni nga te paktet patriote qe ju dhimset Shqiperia .

  16. stili> says:

    Ja nje fakt me shume se si riciklohet Hale Berisha ketu e kaq vjet me leket e Shqiptareve, dhene Podestes e te tjera firmave amerikane ,nepermjet trafikantit Uisner,,,,,!Tani e merni vesh mire qe ne jemi popull kot,ai pi ne dy lope ,tonen qe e kishte bere private por edhe lopen amerikane,prandaj ai nuk pjerdh me ,a ka popull opozite ,shqiperi apo parlament.Kjo gje a nuk tregon qe ai eshte bandit politik,,,,,,!Apo mendon dikush se ka hequr dore,eshte e sigurte qe ai po pregatitet per te fundit here te beje edhe ato qe nuk i perfundoj dot me pare,,,,,,,!

  17. Shoku Rrok i Druve says:

    @ Shqiptarit

    Historia jone tranicionale dhe panorama, qe paraqet zoti Kokalari (megjithe nderimet e mia, ngaqe e kam ndjekur ne vijueshmeri qendrimet e tija atdhetare e prevenuese) na ka bere te jemi sycelet me “burre-shtetas” amerikane, po sidomos me ate vucidolasin.
    Se pari, takimi i Lu-se (ambasador i SHBA-se) me perbindshin (si me i moderuar Kokalari, shprehet me ndryshe: “një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm.”)jo vetem, qe eshte i gabuar (Pse? 140 deputete, 3-ish presidente Moisiu, Mejdani, Topi, dhjetra e dhjetra intelektuale te spikatur, kandidate per cmimin nobel si Kadare, etj), por eshte hapi i pare kompromentues i tij. I ka shkuar per VAKI? Per GAJRET me ndonje mesazh nga Uisner&Co?
    Se dyti, u bie ndermend nje sondazh i Sllobodankes, ndoshta as 24 ore nga ky takim (saktesohen gjerat lehtesisht) nese publiku do te ishte dakort per rikthimin (e pse?!) te Sali Berishes ne pushtet, qe, pa bere kasandren, do te shkaktonte nje perplasje te pashembullt ne mes te shqiptareve (shkuar 1997-es dhe kete do qe te mbylle misionin e tij SRB-i) dhe, jo se e duan aq shume Edin tani per tani, por nuk mund te perballojne më një njeri të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm, qe “rikthehet” (mos o zot) here nga Fatos Nano dhe tani nga miqte “strategjike” amerikane. E pra, naivisht ky test-sondazh i fshire shpejt e shpejt pa mbledhur rezultatin, eshte gabimi tjeter i madh, ne kontekstin e ketij takimi absurd e zyrtar LU-SRB-i.
    Syceltesia nuk mbyllet me nje leter te Gert Kokalarit, per te cilen i jemi e duhet t’i jemi mirenjohes. Faktori politik e publik shqiptar ketu dhe ne SHBA, duhet ta neutralizoje me cdo mjet e menyre kete “lidhje te shkurter”, qe te mos na hape me ndonje histori te gjate aventureske kombetare me pasoja katastrofike.

    1. Pilo Lala says:

      Shume e sakte.

  18. SADJA says:

    BRAVO KOKALARI JE NJE SHQIPTAR I VERTET DHE AMBASADORI TALEXOJ ME MIR NE ANGLISHT QE TI HY MIR NE KOK/?

  19. xman says:

    Prape ti Kokalari? Po hiqu mor djale , se s’ta ngene te merren me ty. Nuk te marrin ne konsiderate as e majta as e djathta as ambasada. Boll shkruajte!

    1. gjerdani says:

      Mos je Xen incestari.
      Sa breza incesti paraprine daljen e Saliut?

  20. Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?

    S. Drasati Pregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990

    Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.

    Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi,

    Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    “Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.

    Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,

    Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, me origjine Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    “Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    “Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    “Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    “Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    “Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    “Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    “Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me Tesera te PPSH-se

    1. Pilo Lala says:

      Ambasada Amerikane kerkon njerez qe dine te bejne punen, te shkolluar, prandaj ka marre keta.
      Kur ti duhen druvare, per te prere ndonje peme, do marrin ty, dhe gjithe fisin tend o S. Drasati.

      Kerkova mes gjithe emrave, nuk njihja asnjerin per dreq, se me duhet nje vize per Amerike.

  21. GENI Karagjozi Austri says:

    Respekt, Patriot, dhe Shqqiptar i kultivuar. Te punojme e luftojme te gjithe se bashku qe brezat e arthshem Shqipetare tà shikojne e gezojne Atdheun te respektuar e nderuar. Faleminderit per pünen, mundimet dhe perpjekjet tuaja te guximshme ne interes te Atdheut dhe Popullit tone te shumevuajtur.

  22. human says:

    bravo Kokalari!!!

  23. USA says:

    O gery kokek..I, kush ta vare ty me ato letera te stilit komunist?

    1. qemali says:

      Qelbet ere Sali ky shkrimi jot.

  24. poeti says:

    SHBA NUK I CAKTON AMBASADORET SIPAS OREKSIT TE GERI KOKALARIT.

    Shqypnia eshte nje vend i vogel me nje popullate kryesisht myslime dru me pre dhe shoqeri civile te pazhvilluar, prandaj edhe SHBA interesohet kaq per vendin tone sa edhe per nje fis prej Afrike ZULU. Kete e vertetoi edhe afera e Gerdecit ku u luajten nga Pentagoni 300 milione USD ne terrin e nates dhe ASKUSH nga politika jone kombetare nuk u be i gjalle per t’i kerkuar hesap qeverise se Bush Junjorit pse BUMJA e Gerdecit e financuar prej tyre vrau 26 vete te pafajshem dhe shkaterroi prona dhe biznese. Jo vetem kaq por Presidenti Bamir Topi deklaroi se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harte e Botes ne nje kohe qe ishte Komandant i Ushtrise dhe firma private Saliu&Son po i vidhte Armatimin nen hunde sikur ta kishte pronen e babes se vet. Por me shume kete qendrim mosperfilles nga ana e SHBA per vendin tone dhe politikanet tane pa piken e moralit ishte afera e LHL-ve te Asadit ku perseri ne terrin e nates, pa Podesta dhe pa nderhyrje Frank Uisneresh Edi Rama ja shiti Vatanin John Kerryit vullnetarisht per te kollofitur ky sekretar cmimin Nobel per paqe bashke me Putinin e Rusise. Per fat qe shoqeria jone civile u zgjua dhe pengoi kete REZIL socialist te qeverise rilindase qe kishte bere gadi Mjekesin per te helmuar afategjate Shqypnine. Atehere lind pyetja:

    SI TE NA RESPEKTOJNE SHBA KUR NE NUK DIME TE RESPEKTOJME VETEN?

    Si mund te respektosh nje shtet qe jeton akoma ne Kohen e Qepes te Komunizmit? Si mund te respektosh Edi Ramen qe premtoi ne Berlin se do te ndeshkojne krimet e komunizmit dhe sapo mberriti ne Rinas hodhi LEKAT badiava per festimet e 29 nentorit te ZI jugosllav dhe kur ministrat e tij vajtojne nate e dite si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit? Si mund te respektosh qeverine socialiste kur kjo qeveri pa piken e moralit dhe turpit dekoron kriminelet dhe bashkepuntoret e Enverit me medalje trimerie? Por si mund te lobosh per nje qeveri qe drejtohet nga nje kryeminister enverist, fodull dhe pa shkolle, qe emeron pa kurfere spjegimi si ambasador pinjollet e Lenka Cukos dhe Paskal Milos?

    Prandaj o Geri Kokalari je zoritur kot se koti me kete leter-dacibao per ambasadorin amerikan LULU sepse me mire t’ja kishte derguar kete dacibao kryeministrit tone te coroditur Edi Rama qe t’i ktjellohet sado pak truni enverist dhe te mos cuditet pse ASKUSH nga Bota e Civilizuar nuk po e fton as ate dhe as Like Floririn per vizita ne vendet e Botes Demokratike, ashtu sic nuk e ftuan asnjehere edhe ANTIKRISHIN Enver Hoxha qe politika e mban HERO akoma dhe i falet Piramides se tij ne qender te Tiranes.

    1. Pilo Lala says:

      Kish “poeti” endrra shume,
      Thurte kenge mbas beteje,
      Kenge per liri,
      Per shoket e tij…

      Beji te fala Sali Rankovicit, dhe thuaji te dali njehere nga Tropoja, se mezi e presin “miqte” e tij.

    2. qemali says:

      Shiko sa buker i shperndan krimet e Sali Berishes duke ia lene Shteteve te Bashkuara, Geri Kokalarit dhe Edi Rames.
      Vellezer shqiptare, ky eshte pjese e bandes se Tropojes, ideologu shpellar i Sali kriminelit, MEHMET ELEZ(ovic), sekretari i Komiteetit Qendror te Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise, injoranti i perkedhelur tropojan i Ramiz Alise.
      Shikoni edhe emrin Shqypni marr nga fjalori i ketij injoranti qe nuk ka idene e fjaloreve.
      Saliu ka grumbulluar mjaft pasuri tu paguaje nga nje roge cubave te bandes vandale te Tropojes. Por edhe vete Saliu e di sa te pabese jane te gjithe pjesetaret e bandes se tij e sapo ti mbarohen parate te gjithe ata e shesin Saline per 5 pare.
      Mehmet Elezi, te te vije turp o karagjoz qe krijon edhe neologjizma prej injoranti (andej nga vjen ti sado shkolle te besh mbete injorant) “ZORITUR”.

  25. kaqi i zi antikomunist says:

    . Ma ndjeni djathtoshe te nderuar shqiptare.Duhet ta pranojme se djathtoshet e sotem shqiptare,jane ca langaraqe pa asnje lidhje me te djathten reale shqiptare,pronaret dhe familjet e medha .Jane qenie ish komuniste qe thjesht rrjedha e shkerdhatokracise i beri bakalle ,dyqanxhinj por kurrsesi te djathte dhe zengjine.Pra thjesht mos na cani ka..n ne te majteve qe nuk shtiremi si ju.G Kokalari eshte qytetar i vjeter nga origjina e familjes dhe amerikan qe i dhimbset shqiperia.

  26. Artur says:

    edhe Mediu pagoi qimet e kokes per te sjelle arvizune. arvizuja i hengri parate dhe u riciklua me parate e edi rames etj etj. pune ballkanistani

  27. Gjergji says:

    Ky Koke(pa)lari jo cetem qe eshte inatçi (inatçi se Berisha nuk e beri ambasador te Shqiperise ne SHBA) , por me keto letra na turproi fare si komb. Ketij i kane rrjedhur trute fare. Jeton ne amerike dhe akoma nuk e di se si punon administrata amerikane, se ciles nuk i behet vone se kush krah politik qeveris. Te dy krahet, mbajne qendrim gatitu “yes ser” para cdo punonjesi te ambasades.

    Ambasadori amerikan nuk eshte nepunes shqiptar qe te genjehet menjaramele.

    1. qemali says:

      Sa per dijeni, mor injorant Tropoje, Geri Kokalari eshte nje njohes i mire jo vetem i Amerikes por edhe i Shqiperise edhe i bandes Vicidolase, kancerit real te Shqiperise se sotme qe ka nevoje urgjente per nje operim radikal.
      Ai ka titullin Master nga Wharton School of Business, shkolla me e vjeter dhe me e mire e biznesit ne Shtetet e Bashkuara e mbase edhe ne tere boten.
      Tani, ti qe duket nga muhabeti se e njeh mire Ameriken, sa muaj shkolle ke bere ne plepat (Wharton College i Sali Go.arit)?

  28. BERTO says:

    ky GERI KOKEK..I ka ikur per lesh.letrat e ketij dallkauku jane bere si pacavure,ose si dhjete lekesh i grisur.

  29. shoku says:

    I themi atij “poetit” se merr persiper ca gjera qe nuk i di dhe ben sikur idi,kjo eshte puna jote ne informim.
    Dua te thekesoj se kokolari hapur dhe troç i thote ne mes te gjithe botes nje ambasadori amerikan se ki kujdes se je shoku dhe miku i nje armiku i shqiptareve dhe kjo nuk eshte e paket.
    Takimin qe ka bere ky arixhiu tjeter me kreminelin Sali Berisha duhet tja kishte thene dhe ti kerkonte psene se tek e fundit ketu luhen interesat e kombit shqiptar.
    Te gjithe shqiptaret e amerikes qe vertete e duane kombin e tyre mbase edhe me pak a me shume se Kokolari te behen te gjalle ne raste te tilla dhe keta ambasadore ti izoloje per te vepruare ndryshje nga interesat e kombit tone,se ne mendojmes se ata e kane mundesine per ta bere.
    Se na vjen keq kur ambasadori i thote Sali Berishea burre shteti se vrau ne bulevarde 4 shqiptare te pa fajshem, e kjo eshte çeshtja qe ne na shqeteson jashte mase.

  30. TOMORI USA says:

    Faleminderit zoti Geri Kokolari, qe na perfaqeson denjesidht ne luften kunder komunizmit, dhe ne te ashtuquajturn demokraci, te vendit tone. Si patriot dhe atdhetar i flakte, ju zoti Geri u kini nxjere bakrin dhe kallain hajduteve, dallaverxhinjeve dhe gjithe felliqesirave qe e kane sjell verdalle popullin tone dhe kerkojne perseri te rifitojne pozitat dhe priviligjet e humbura. Nderkohe kure ai popull ka aq probleme dhe halle sa nuke e ka merituar dhe nuke e meriton kurre te jete aq i varfer dhe i neperkembur. Kure pozita gjografike, pasurit tokesore e nentokesore, klima mesdhetare, jane nder vendet e ralla ne mesdhe.

  31. z/kallami says:

    Z.Geri Kokalari asht i vetmi nga e gjithe shqiperia dhe diaspora qe flet ne kohen e duhur para cdo te papriture me argumente me kembe ne toke.I ka te shkoqitura ne menyre perfekte mendimet e veta ne sherbim te adheut shume te dashur per Te dhe per mbare shqiptaret.

  32. Nos says:

    Nje shembull madheshtor i patriotizmit te pavdekshem shqiptar, Geri Kokalari si askush nga diaspora shqiptare ne Amerike e ne Evrope, ka jo vetem trimerine te paralajmeroje ambasadorin amerikane qe te mos bjere ne kurthet e korupsionit Vicidolas te Posdestes, Elez Biberajt dhe te tradhetareve te tjere te Shqiperise ne diasporen shqiptare ne Amerike.
    Per fatin tone te mire, ai ka edhe kulturen, kredencialet, kredibilitetin dhe lidhjet e nevojshme per te neutralizuar komplotet qe po kurdis oktapodi Vicidolas qe shkretoi Shqiperine duke cbere te gjithe bazen industcedukuar rineine duke e fuutur ne rrugen e droges, krimit e prostitucionit te panjohura me pare ne vendin tone.
    Kur shikoj mundimet e ketij patrioti te madh per te shpetuar Shqiperine nga kanceri i Berishomes, mbushem me krenari dhe me optimizem, dhe me kujtohen ato qe thoshte i madhi Noli yne se jo or jo nuk vdes shqiptari.
    Geri Kokalari po ben me penen e tij te arte ate qe beri heroi Avni Rustemi ne mes te Parisit. Geri po i ngul thiken tradhetise kombetare te bandes se Berishes qe i ka shtrire tentakulat deri ne SHBA.
    Geri Kokalari, ky patriot prej shume brezash, po jep nje kontribut te pacmueshem per sherimin e Shqiperise nga Berishoma, nje kancer vdekjeprures.
    Geri Kokalari te jesh i sigurte se ti ke hyre tanime si personazhi me pozitiv ne jeten politike shqiptare te cerek-shekullit te fundit.
    Jete te gjate e pene te forte patriotit te madh gjirokastrit, per te miren e popullit tone, per shpetimin e Shqiperise nga kjo bande mostrash qe ia hodhi ne gryke i mallkuari Ramiz Alia.

  33. gezim says:

    Po, kush eshte ky tip qe plasi duke bere letra, po te behej politika jashtme e USA me letra nga populli vajmedet pastaj, ky tipi ngatron kekun me byrekun . Nuk ka e nuk dokete burre nene nga perfaqesit diplomatike USA te ngatroje miqesin simpatin me interesat e vendit. Prandaj boll ja botuat keto zhgaravina pa vlere, si letrat qe populli ja dergonte partise, e partia i hidhte ne …. vec per miletin shqiptare coc ju duken.

  34. shqiptari vjeter says:

    Ky Gari kokepalari eshte me falni po just rrote kari shok i tij ne Shqiperi eshte Pilo lala

  35. ben tironsi says:

    Kush flet kunder Kokalareve nuk e njef historin qe po i beni dhe komunista si Salen , Kokalareve ja u mori Dulla florinjt e tokat dhe cdo gje i mbyti me gjith forcen qe ai regjim katil kishte n.q.s kerkoni komunista shkoni deri ke shpellari qe skishte breke ne byth dhe jo te kokalaret.

  36. maloku says:

    kamera, te njoh mire, je nje xhihadist ISIS, Ke bere kurse per terrorit, ne shqiperi. do te denoncoj ne Interpol qe mos dish ku me u perplas. malok muti.

  37. Stoik says:

    Gary Kokpalari qe xhiron paret e Bankes se Shqiperise dhe ben miliona dashka me u bo vete ambasador me duket se nuk po len njeri pa share. Rri or atje gezoju komisioneve qe ke mare duke xhiru pare e mos na caj koken.

  38. Arber says:

    Kjo leter te le nje shije te hidhur.
    Si duket satrapi Sali coc di pa ka filluar te kerkoje zgjedhje te parakoheshme dhe e shoqja te beje sondashe per ardhjen e sali vrasesit ne pushtet.
    Sidoqofte nuk besoi se ambasadori do te notoje kunder rymes se popullit shqiptar.

  39. salikoqja says:

    te lumte Kokalari vertet je njeri patriot me vitute te larta,eshte oktopodhi me ne krye Sali cmendurinen shume e veshtire qe te shkaterohet ky klan I ka rrenjet e thella.

  40. emigranti 1 says:

    Ne qofte se ambasadori I ri,Z.Lu eshte takuar me Berishen,sinjalizimet e z.Kokolari jane perfekte dhe te sakta.Lum Shqiperia se cfare ambasadori paska .Nuk mund te shprehem me shume.I takon mazhorances ta vertetoje kete fakt .Nuk ka asnje arsye madhore qe t’ia rritin bishtin Sali Berishes,sa te dherlpres.Ne se dikush perpiqet ta beje kete ,eshte soj dhelpere.

  41. Demokrati i vërtetë says:

    Mos çani bythën o shqiptarë…Hani, pini e këndoni, sa të jetë Lala Gjoni (alias Daj Sami). Çdo gjë që bëjnë miqtë tanë amerikanë (përfshi dhe sigurimsat e klasit të parë në Ambasadën Amerikane dhe mbrojtjen e Sali qenit etj.etj.)…për “të mirën” tonë e bëjnë…(???!!!)

  42. Bujar Bayelli says:

    Faleminderit zoti Geri per letren e derguar ambasades Amerikane Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje