Deputetët socialistë Armando Prenga dhe Parid Cara të shoqërohen me polici për të dhënë dëshmitë e tyre para Gjykatës së Lartë në procesin gjyqësor ndaj dy kolegëve socialistë të tyre, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen për dhunën fizike ndaj demokratit Genti Strazimiri.
Kërkesa u parashtrua në seancë e rradhës nga Prokuroria, ndërsa dy deputetët Cara dhe Prenga nuk u paraqitën për të dëshmuar. Në këto kushte organi i akuzës kërkoi shoqërimin me policë në rast se është e nevojshme.
Për Partinë Demokratike, fakti që deputetët munguan, tregon se ka një tentativë për të zvarritur procesin. Deputeti Eduard Halimi tha se bashkë me kolegë të tjerë demokratë do të monitorojë deri në fund këtë proces.
“Zvarritja e procesit po vjen nga mungesa e qëllimshme e disa deputetëve që janë thirrur nga gjykata e ku sot prokuroria me të drejtë kërkoi shoqërimin e tyre të detyrueshëm nëse do të vazhdojnë të zvarrisin këtë proces.
PD edhe sot i kërkon gjykatës të procedojë me shpejtësi të zbardhë një orë e më parë vendimin, t’i japë dënimin siç parashikohet nga kushtetuta. Do të monitorojmë procesin deri ditën që do të jepet vendimi.
Vetëm deputetët e PS dhe avokatët e tyre nuk e kanë parë atë që panë të gjithë shqiptarët”, u shpreh Halimi.
Në seancën e sotme dëshmuan gardisti Eugen Hasanbelliu dhe deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu.
Dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri.
Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë së Kuvendit, deputetët u përfshinë në një konflikt, ku socialisti Arben Ndoka qëlloi me grusht deputetin demokrat Gent Strazimiri, ndërsa Ndreu e goditi në kokë.
Çështja gjykohet në Gjykatën e Lartë për shkak të mandatit të deputetit që kanë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, këta të fundit kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme. /gj.k/
UAUAUA QENKA BER E GJALL PROKURORIJA PER NJE DEBIL QE HENGRI NJE SHQELM??
Keta duhen vrare te gjithe.
Ketyre t’u vesh kushte. jepni urdher per arrestimin e saliut me shoke e pastaj ju sjellim dy deputetet qe ne fund te fundit i dhane nje shuplake ku e ku me te lehte se ajo qe ky miu Strazimiri do te meritonte.