Të
paktën 19 ushtarë ukrainas dhe 5 civilë janë vrarë këto 24 orët e fundit si pasojë e luftimeve në Ukrainë.
Ky lajm bëhet i ditur nga shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave ukrainase , Vladislav Selezniov në një konferencë për shtyp, i cili deklaroi se 19 ushtarë janë vrarë dhe 78 të tjerë janë plagosur brënda 24 orëve të fundit.
Nëntëmbëdhjetë ushtarë u vranë dhe 78 të tjerë u plagosën si pasojë e luftimeve dhe të shtënave kundër pozicioneve të rebelëve nga ushtria”, theksoi Seleznev.
Mes tyre, pesë ushtarë janë vrarë gjatë sulmeve me raketa që kanë prekur dje qytetin Kramatorsk, vend ku ndodhet godina e përgjithshme të ushtrisë ukrainase në lindjen rebele të vendit.
Dhuna në lindje të Ukrainës vazhdon, ndërkohë që një samit do të mbahet gjatë mbrëmjes së sotme në Minsk, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit. Rusët, Ukrainasit, Francezët dhe Gjermanët po negociojnë për një plan paqeje për t’i dhënë fund dhjetë muajve të një konflikti që ka shkaktuar më shumë se 5 400 të vdekur. Elisa Dedja