INSTAT: Më 1 Janar 2015 popullsia arriti 2893005 banorë, ulje me 2942 vetë

13 Shkurt 2015, 17:33Sociale TEMA

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015 arriti në 2.893.005 banorë duke pësuar një rënie me 2.942 banorë, krahasuar me atë të 1 janarit 2014.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, nga kjo popullsi, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 janë femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,1 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha medianë e popullsisë së Shqipërisë në 1 janar 2015 është 35 vjeç.

Gjatë vitit 2014 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 35.760, nga të cilët 18.683 ishin meshkuj dhe 17.077 ishin femra.

Raporti gjinor në lindje për vitin 2014 ishte 109,4 meshkuj për çdo 100 femra. Shtesa natyrore për vitin e kaluar ka qenë 15.104 persona. Sipas INSTAT-it, në vitin 2014, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 46.413 persona ku 52 % e zinin meshkujt. Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 28.486 persona. Qarku me popullsinë më të lartë në Shqipëri mbetet Tirana me 800.986 banorë, e ndjekur nga Fieri me 315.012 dhe Elbasani me 301.397 banorë.

Qarqet me popullsinë më të ulët në vend janë Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra, respektivisht me nga 72.202, 85.461, 136.476 banorë. Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Qarku me rritjen më të madhe të popullsisë është Tirana me një rritje vjetore prej 1,61 %, ndërsa qarku me rënien më të lartë të popullsisë është Gjirokastra me një rënie vjetore prej 1,84 %. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 106,6 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,3 meshkuj për 100 femra.

6 komente në “INSTAT: Më 1 Janar 2015 popullsia arriti 2893005 banorë, ulje me 2942 vetë”

  1. Pelasgian says:

    Shenja MINUS sa vjen e shtohet .

  2. Billy says:

    Po ju po thoni qe Tirana bashke me Kavajen, Kamzen, Voren dhe gjithe fshtrat ka 800 mije banore. Kot paskemi kujtuar se vetem Tirana si qytet ka 1 milion banore. Sipas kesaj llogarie del se ajo nuk arrin as 400 mije banore.

  3. Xhaxhi says:

    Shqiperia i vetmi shtet muti ne Evrope ku meshkuj ka me shum se femra. Shqiptaret tru mutet preferojne te abortojne kur mesojne se do sjellin ne jete nje vajze, duan vetem cuna, ju dh^efja mentalitetin, o tru shpellare. Ata meshkuj qe jan teper le te behen homoseksuale meqenese nuk ka mjaft femra per ata, duke mar parasysh qe nje pjese e mire te grave Shqiptare shkojne per tu martuar ne Mal te zi, Serbi, Maqedoni, e Greqi. Cunat Shqiptare le te rine me gjelin ne dore ose te behen gay.

    1. Fs says:

      mos guxo te shajshe shtetin shqiptar

  4. populli says:

    po mire insati jep kete satistik por vsi ka mundesi per votus dali 2miljon e tetqind mije qenkemi te gjithe mbi 18 vjec kujdes insat

  5. Tit says:

    Sepse fondacioni Open society ( sorros) me trajnimet e tij te olanifikint familjar, ka vrare me mijera femije shqiptare ne aborte, gjithe keto vite. Ndersa ne jug Greku ka planet e tij per kolonizim, por me pare duhet te shpopulloi zonat. Perse nuk denohet Aborti? Ai eshte krim cdo qenie e ka te drejten te jetoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje