Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar pasardhësin e tij, Bujar Nishani, në lidhje me refuzimin për dekretimin e emrit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.
Sipas Topit, Nishani është duke bërë një gabim fatal, duke qenë se Zhiti është një martir i gjallë.
“Presidenti duhet të jetë shumë i kujdesshëm të mos jap në vendimmarrjen e tij projeksione të natyrës politike partiake.
Kjo është një çështje tjetër, por institucioni i presidentit duhet të respektohet në emërimin e ambasadorëve.
Duhet të ndajmë dy gjëra, çështjen e një procedure dhe çështjen e sjelljes së presidentit.
Në rastin konkret, dhe unë dua të jem sa më konkret, asnjëherë nuk jam futur në çështje të tilla, por në rastin e zotit Zhiti, është bërë një gabim fatal.
Në rast se ne e ndërtojmë shtetin mbi bazën e rregullit dhe të moralit për aq sa unë e njoh, sepse ne nuk kemi të bëjmë vetëm me procedurën, por edhe me profilin e individit.
Dhe në rastin e Zhitit kemi një individ totalisht të plotësuar për ta vënë kudo dhe do të ishte në nderin e shtetit shqiptar që do të gjente mesazhin e përputhur me atë që ka dhënë Ati i Shenjtë edhe kur erdhi në Shqipëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin gjithë portretet e martirëve.
Pse detyrimisht duhet të quhesh martir po të kesh vdekur?!
Martir është dhe Visar Zhiti dhe fati i tij i keq”, thotë Topi për A1 Report./b.l
Presidenti i ka bere sherbimin me te mire opinionit publik ne kete debat.Perfundimisht edhe pse aksidentalisht, ai i ka treguar atyre se kush eshte personi i cili duhet te jete President i shqiptareve.Z.Visar Zhiti nga ky debat e ka kaluar tashme emerimin ne nje nivel ambasadori,shoqeria po sheh tek ai Presidentin e ardhshem.
Z.Topi!
Nishani ka emrimin President.Ne ne nivel presidentit,sherben niveli, Kapterr president.
Turperimi i prestigjit i mbetet Shqiperise.Po adresen e ka tek strehimi i Sali Berishs.
O bamir.
Po ku ka dinjitet ai. Ai eshte bedel. President eshte saliu.
Ai eshte nje nivel me qim peken. Provincia qe skishin pa autobuz.
Shikoe si duket si rilindas
foli dhe bolemir topja…do ishte cudi mos kishte llomotitur,politikan palaco,,,
Une them qe maxhoranca e ardheshme parlamentare ta kandidoje per president zotin Zhiti