Kriza në Ukrainë/ Të dyja palët bien dakord për të filluar tërheqjen e armëve të rënda

22 Shkurt 2015, 13:11Bota TEMA

Qeveria dhe rebelët në Ukrainën lindore, kanë rënë dakord për të filluar tërheqjen mbrapsht të trupave dhe armëve të rënda nga vija e frontit .

Një gjeneral rus, i përfshirë në këtë proces , tha se tërheqja do të fillojë ditën e dielë , por Ukraina ende nuk e ka konfirmuar asgjë .

Marrëveshja midis liderëve, rebelëve pro – ruse dhe forcave ukrainase, është pjesë e kushteve të marrëveshjes për armëpushimin e arritur në kryeqytetin bullgar të Minsk .

Procesi i tërheqjes së armëve të rënda, nuk do të përfundojë në datën 8 mars afat I cili është vendosur në marrveshjen e Minsk, por pesë ditë më vonë se afati i caktuar.

Reth 5.700 njerëz kanë vdekur dhe 1.5 milion të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga luftimet që shpërthyen në prillin e vitit të kaluar në rajonin e Donetsk dhe Luhansk , sipas OKB-së .

Zëdhënësi Rebel, Eduard Basurin ka konfirmuar marrveshjen se tërheqja e trupave ishte nënshkruar që mbrëmjen e ditës së shtunë.

“Duke filluar nga dita e sotme do të fillojë tërheqja e trupave dhe armëve të rënda, ka dy javë kohë për të tërhequr ” tha ai .

Marrëveshja thuhet se është nënshkruar nga udhëheqësi rebel Luhansk Igor Plotnitsky dhe nga udhëheqësi i rebelëve në Donetsk, Alexander Zakharchenko, ky i fundit ndodhet në spital pas plagoses në kycin e këmbës që mori gjatë luftimeve në Debaltseve./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje