Partia Socialiste ka reaguar në një deklaratë për shtyp, ku i ka kujtuar Lulzim Bashës se Tiranës i duhet një Kryetar Bashkie jo një Kryetar Partie.
Përmes deputetit Besnik Bare, PS i është kundëpërgjigjur Bashës lidhur me rikonstruksionin e shkollës Qemal Stafa, e cila sipas PS është rikonstruktuar falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, projekt i qeverisë shqiptare.
“Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie, jo për një kryetar partie që aspiron të bëhet Kryeministër.
Ky ishte slogani i Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Atëherë kur premtoi shtimin e punësimit në Tiranë, uljen e çmimit të bukës, rrugë, trotuare, ndriçim, parqe të reja. Kur premtoi kampusin e ri universitar, shkolla e kopshte të reja. Kur premtoi sigurisht tramin dhe zhdukjen e trafikut në Tiranë.
Sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit në Tiranën që e ka harruar plotësisht, kryetari i bashkisë që jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim, por e ka degraduar qytetin si mos më keq, ka rënë pikërisht në grackën që ka ngritur vetë 4 vjet më parë.
Edhe kur përpiqet të bëjë ndonjë punë për qytetin, si në rastin e shkollës Qemal Stafa që për hir të së vërtetës është rikonstruktuar falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, projekt ky i qeverisë shqiptare, kryetari i bashkisë nuk rri dot pa përzier politikën e madhe.
Tiranës i duhet një kryetar bashkie që mendon e punon ditë natë për qytetin, jo një kryetar partie që vetëm shan kundërshtarët dhe s’ka bërë asnjë punë në çdo zyrë ku është futur”.
Ndërkohë ditën e sotme, kreu i Bashkisë Basha, gjatë inagurimi të ambjenteve të reja të “Qemal Stafa” i bëri thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga fasadat dhe të investojë në gjëra të prekshme. Gjatë këtij inagurimi, Basha u zotua se çdo qindarkë të qytetarëve do ta kthejë në investime për ta./j.h
po legena muti jeni te gjithe mburreni me rikonstruktime
http://basha-legen-ska-bere-asgje.urwij.pl
PO lerini Lulin ne hallet e veta ai jo qe s’eshte kryetar bashkie, por as kryetar partie.
ku ka Tirana kryetar bashkie???? Luli ska bere nje gje te vetme per tiranen.
luli eshte i madh fare. Po kaq budallenj i di shqiptaret o lul? Kur qeveria te bllokon tramin (edhe pse sta beson njeri) nuk le fjale pa thene kunder qeverise. Kurse qeveria i jep para per te bere ndonje pune, as e permend hic po shkon me vrap te mbledhe meritat vete.
Cdo qindarke do ta kthej ne investim Nuk bere asnje investim per 4 vjet tani keto 2 muajt e fundit do te punosh Ne ikje e siper deshe te jepje parkinget kunatit per 35 vjet nuk e di aresyen qe u terhoqe Nuk e di a ka ndonje sharlatan si ty ai vend.
Luli ka pasur rezultat vetem ne nje zyre. Ne ate ku hartonte akuzat ndaj ish-luftetareve te UCK-se.