Kryetar i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, tha për Televizionin TemA, se në zgjedhjet lokale partia që ai përfaqëson nuk do të jetë pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste. Ai theksoi se PSD nuk mund të bëjë marrveshje me PS-në, pasi ende nuk është respektuar marrveshja e bërë gjatë zgjedhjeve të përgjithëshme në vitin 2013.
Zoti Gjinushi, në zgjedhjet lokale PSd do të garojë e vetme apo do të jetë pjesë e koalicionit me PS?
Ne po përgatitemi sreiozisht për të arritur përfaqsimin tonë sa më tëmirë. PSD është jashtë qeverie ka një përvojë negative nga bashkëpunimi i 2013 në raport me PS-në, sepse nuk u zbatua ajo për të cilën ishte rënë dakord para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Për të pasur një bashkëpunim duhen dy palët, kur njëra palë nuk dëshiron atëherë nuk pala tjetër duhet ti bëjë vetë llogaritë. Nuk ka koalicion me PS-në sepse nuk ka bashkëqeverisje, kjo është zgjedhje e PS-së nuk është zgjedhja jonë. PSD është e vetmja parti e cila nuk ka qeverisur me kundërshtarët. Berisha ka qeverisur me të gjithë ish kundërshtarët, me tgë gjitha ish partitë e majta. E vetmja Parti që ndenjti në opozitë për 8 vjet sëbashku me PS-në. Ne nuk kemi preferuar të bëhemi pjesë e pazareve politike. Ne përfaqësojmë të ,ajtën edhe pse nuk jemi pjesë e qeverisë.
Si e shihni qeverisjen e majtë gjatë këtyre 18 muajve?
Çdo qeveri vlerësohet në raport me atë çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bënte. Qeveria e sotme është në parametrat e pritshme. Pas një super krize në të cilën u mor Shqipëria, pas piramidave më të rrezikëshme se të 97 që la qeveria e PD-së, pasi kjo është mënyra se si qeveris pd, krijon borxhe hap gopa të mëdha financiare për tu pasuruar. Në 97 kishim firmat piramidale, sot ka lënë KESH-in, naftën krizën me CEZ, borxhin ndaj biznesit. Prandaj mund të themi që në vija të përgjithshme kjo qeveri ka futur shtetin në rrugën e duhur. PSD e pati thënë dhe më para se me largimin e qeverisë Berisha do të merrej edhe statusi kandidat, dhe ashtu ndodhi. Shqipëri i ka hyrë sërish rrugës së rritjes ekonomike. Pra e përgjithshmja është pozitive. Ku janë gabimet? Nuk duhet të shlyeshin të gjitha borxhet menjëherë, nuk duhet ta kishte marrë këtë barrë, po siç është dhe mbledhja e të gjitha lekëve të KESH-it, duhet të ishte shtrirë në kohë. Reforma administrative ku mazhoranca nën presionin e ndërkombëtarëve dhe të opozitës ka deformuar qëllimin e ligjit të ri. Ligji i ri nuk është për të mbrojtur administratën që ishte por për të reformuar administratën, nëse ky ligj do të ishte bërë për të betonizuar administratën e shkuar atëherë mjerë ne. Ajo administratë na çoi në krizë, atëherë si mundet që pa pastrime serioze të garantohet rilindja. Problemi i dytë lufta kundër korrupsionit. Berisha e ligjëroi korruspioni, përshembull në të gjitha zonat ku nuk paguhej energjia votohej PD. Pra duhen ndëshuar ata që krijuan këtë realitet dhe jo njerëzit e thjeshtë. Pra nuk duhet goditur vetëm poshtë, është si puna e pemëve. Që të zhukësh korrupsionin duhen prerë rrënjët jo degët.
Po për ngërçin institucional mes presidentit dhe kryeministri, cili është opinioni juaj?
Kemi një president jokonsensual, kemi një presidedent që është vënë nga Partia Demokratike. Po të funksionojë jashtë presionit Gjykata Kushtetuese, dhe Gjykata e lartë atëherë gjyqësore vihet në binarë. Me një president politik nuk garantohet bashkëqeverisja, nuk mnund të garantohet balancimi dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.
Taulant Halili
Shume mire e beni. Hiqi disa vota ne Tirane PS dhe ja e fitoi perseri Basha bashkine. Te pakten PD te vlereson per cdo kontribut.
As mos u genjeni te ktheni mendje, sepse sa te kaloj lumin, Edi Rama ta iq kalin.
PSD ka vota me pak se partia e Paskal Milos . as nuk ndikon fare ne votime !
titulli si gjithnje sperputhet me permbajtjen.Nuk thuhet se nuk do me PSD BASHKEPUNIM por se kjo eshte zgjedhja faktike e PS qe pas zgjedhjeve te qershorit.Rama zgjodhi ilirin e injoroi e po injoron te tjeret.Puna e tije,e drejta e tije idalte per hajer.
o keno po akoma kerkon te kesh poste ti mo???po ke minister qe kur ishte lenka cuko zv kryeministre mo….
gJATE GJITHE HISTORISE SONE NUK I VLERESOJME BURRAT E MENCUR, KEMI DEBULESE PER ATA QE PERKULEN,OSE SI I THONE SOT BURRAT FLEKSIBEL.ME NJEREZ TE KETIJ KALIBRI INTELEKTUAL DO TE MBUREJ CDO PARTI.SKENDERI ESHTE TRASHEGIMTAR ME I MIRE I EMRIT QE MBAN.
mos se na mori ne qafe(per qafe)
Po sa vota qe ka ky tipi po se di vete per ke parti voton se dhe vete seshte i bindur per ke te votoje per PS apo LSI.Se mos na del dhe dudumi Gaqo Apostoli dhe thote do dal i vetem se pastoj mjer PS dhe PD ku do vene hahahahaha.
Po pse merakosesh ti o klyshi metes per cka ben PSD kur nuk ka vota?jeni mesuar te lepini deri ate te Tropojanit e cuditeni kur te tjeret nuk bejne si ju.Ckini nuk u kenaqet qe Edi ju priti krahe e kembe hapur pasi e late 4 vjet ne opzite e deshe e vrate ne mes te bulevardit??PSD sdo qe ta prishe martesen e pare homogjene ne shqiperi.U trashegofshi.
Sa mire do beje te shkoje tek stani i sAli Babes me 40 hajdute. Atje kane shkuar te gjithe komunistet e thekur si Sala, Kaci zi dhe ti mungon dhe behet nje organizate baze e partise.
Keqardhje per trupen e kamikazeve,GJOJA TE MAJTE,te cilet turen ndaj PSD se po u lidhka me SALIUN kur kjo sndodhi per 8 vjet sa Berisha qe ne pushtet,e kete e bejne sot ne krahe te anti-berishes,nr nje,sh.Ilir Sali Meta.Qe e mbrojti te majten e mender te majtet per 4 vjet me radhe ne bashkeqeverisje me PD,e sidomos me 21 janar duke e pastruar te majten me bresheri automatiku nga koke palaret.Ju qofshi.
o drejtesia…po ty ta jepka rrogen Ed Rama mer lal, se nuk ka mundesi :). Po qeke i papam fare! rrofte Rama, Meta dhe Kokedhimi…keta jane e ardhmja e Shqiperise.
o njerez, a e mendoni se 180,000 shqiptare votuan Ilir Meten, kryehajdutin e televizorit! po vertete mendojme se mund te behet ky vend????
drejtesia…gjynaf qe spo te vjen rradha ty! te ka ngel shefi te dritat dhe INUK. mos u merzit!
Eshte turp per Edi Ramen qe nuk eshte Burre te respektoje ate qe e ka nenshkruar vete..Skender Gjinushi eshte teper korrekt pavaresisht çfare shkruajne ca..Ai me ata 5 njerez qe ka I ka qendruar Besnik se majtes dhe Ps..
PSD? Parti me tre germa dhe asnje antar.
Natyrisht te vjen per te vjelle kur shikon disa komente ketu, te disa bythepilafeve te internetkafeve.
Gjinushi eshte padyshim lideri ivetem demokrat ne Shqiperi, pa asnji medyshje po te shikosh te gjithe rrugen qe ka ndjek ne politike. Reformator i arsimit (shiheni se ku eshte katandisur sot), i majti i pare i pranuar ne familjen e madhe socialiste europiane nga Vili Brandt, konseguent i perhershem i vlerave demokratike, (eshte i vetmi qe ka ikur nga nje koalicion ne kohen e nanos), etj etj.
Psd-ja sihurisht qe do t’i heqe shume vota te majta Ps-se, dhe aty ku nuk e pret; une jam nga Shkodra dhe e di sh mire se e majta aty ka shume hapsira, sidomos e majta e pakenaqur dhe e distancuar nga rryshfetexhinjte e LSI-se, …
Komentues te trashe,mos na hapni zorret me Gjinushin tani.
Gjinushin si kerme te korruptuar politike qe ishte dhe eshte e ka nxjerre jashte loje vota e sovranit.
Problemi eshte kur vota e sovranit do te nxjerre jashte loje politikanet e tjere si puna e Gjinushit qe po na rrjepin vatanin.
Per ke sovran e ke fjalen per ate si ty qe voton Ilirin e Saliun qe nuk rrjepin vatanin por po e mbajne me leket e sakrificat e tyre???Patjeter qe per ata si ty qe quajne Berishen e Meten te ndershem Gjinushi esht i papershtatshem.Ky quhet solidaritet hajdutesh e vemjesh.Bravo sovrani qe ju voton(me leke apo jo!!)
Milo dhe Gjinushi nuk duhet t’i shkojne me pas avazit Rames. Edhe me ato vota qe kane mund t’ia pakesojne votat PS. Keshtu dalin ne pension me nder, jo duke pritur lemoshen e Rames.
Mbaj doren Skender. Me presisione per vota ke 23 vjet ne politike. Nuk shkon gjate ky presion se e dine sa votues ke.Ku i ke votusit dil mevete dhe provoje.
Ooooo Nero (Ske): a e di se cfare thone ne Shkoder per kete qendrimin tend? Ne fakt eshte e vjeter.
“Asht idhnue Drishti (Postriba) e s’po na bie qepe”, dmth se vetem Drishti prodhon dhe do te na marre ne qafe.
Ne fakt, eshte mekat, lenia jashte e jotja. Sinqerisht!
Milo, GjinushI, Topi, te bashkohen te dalin me vete, le te mos fitojne por si tha nje komentues te dalin me nder ne pension. Po a kane garanci per votat se ato do i numeroje Likja, ustai i Bllokut?
Rames i doli boja me shpej se boja e fasadave te pallateve.
Popull MBLIDHENI MENDJEN, RASTI I MOSTRAVE PREJ BETONI TEK DIGA E LIQENIT ka VULOSUR PERFUNDIMISHT FYTYREN E KESAJ QEVERIE..
Cfre mund te beje kjo qeveri me tenderat neper sirtare kur me nje ndertim te paligjshen ajo nuk permban dot veten per te fituar duke shkaterruar?!
Nuk cuditemi qe kete e ben saliserbi, por qe rilindja te beje nje pazar kaq te piset dhe kaq hapur, kjo tregon se ku eshte katandisur shteti dhe keta qe bejne sikur e drejtojne.
Asnje vote te pakten per keta qe na morren votat duke na mashtruar.
Si po shkojne punet nqs skender gjinushi kandidon i vetem ne zgjedhje lokale do marri aq shume vota nga ata qe jane te pa kenaqur nga Rama sa do habiten i… Shpresoj te dal i vetem ne zgjedhje dhe Rama do pendohet qe e ka jashte
Me mire keshtu. Ndoshta duhet precizuar mendimi per bashkepunim. Pamvaresisht se PS drejtohet nga te djathte e klan klientelist te pefaqesuar nga Rama bashkepunimi me te majten e PS e vertete nuk duhet nderprere.