Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Çeki ku një 60 vjeçar ka hyrë brenda një restoranti dhe ka hapur zjarr.
Si pasojë e sulmit me armë 9 persona kanë mbetur të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur 200 milje larg kryeqytetit çek, Pragës, në qytetin Uhersky Brod.
Pasi ka qëlluar mbi njerëzit 60 vjeçari ka vrarë veten . Më parë ai kishte paralajmëruar sulmin në një televizion lokal, ku kishte thënë se do merrte hak pasi shumë njerëz ishin sjellë keq me të deh askush nuk e kishte ndihmuar. Sipas autoriteteve agresori ishte i sëmurë mendor.
Në momentin e sulmit në restorant ndodheshin rreth 20 klientë. Ministri i Brendshëm i Çekisë pas ngjarjes shkroi në Twitter se nuk bëhej fjalë për sulm terrorist, por p♪7r një veprim të kryer nga një i sëmurë mendor. Edhe kryeministri çek, Bohuslav Sobotka shkroi se ishte i shokuar nga sulmi i tmerrshëm./j.h
Fajin e ka qeveria, kryemistri dhe policia Ceke!Kjo do te ishte pergjigjia e opozites sone po te ishte ne Ceki
Jam shume dakord qe kjo do te ishte pergjigja e opozites sone sot po te ishte ne Ceki,dhe kjo eshte shume gabim,mirepo kjo do te ishte dhe pergjigja e mazhorances sone po te ishte sot opozite ne Ceki.
Pra ne kemi nje klase politike qe nuk e kalon klasen,te prapambetur.
Si ka mundesi? Kjo mund te ndodhe vetem ne Shqiperi. Nuk e di çfare thote opozita çeke per kete, se po te ish ketu, jo vetem opozita por edhe Bledi Fevziu , Preç Zogaj, Artan Hoxha…kush e di sa kilometra do ta kishin bere emisionin.
po me siguri qeveria eshte fajtore ne ket rast si ky vrases e paska lajmrue ne nje TV lokal se do te hakmerrem edhe qeveria paska fjetur .