Vrasësi i snjaperit të famshëm amerikan dënohet me burgim të përjetshëm

25 Shkurt 2015, 10:46Bota TEMA

Një person nga Teksasi është dënuar me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht, pasi është gjetur fajtor për vrasjen e një ushtari të marinës amerikane, historia e të cilit është bërë temë e filmit “American Sniper”.

Eddie Ray Routh, 27 vjeç, është shpallur fajtor për vrasjen e snajperistit Chris Kyle dhe shokut të tij, Chad Littlefield, në Teksas, në shkurt të 2013-ës, raporton REL.

Gjykimi dyjavor ka tërhequr vëmendjen masive të mediave në Amerikë, i cili ka përkuar edhe me daljen në publik të filmit të regjisorit Clint Eastwood, i cili bazohet në kujtimet e Kyle.

Është thënë zyrtarisht se Kyle ka vrarë 160 njerëz gjatë katër turneve të tij në Irak.

Avokatët e Routh kanë thënë se klienti i tyre vuan nga problemet psikologjike.

Edhe vetë Routh ka qenë ish-pjesëtar i marinës amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje