Një adoleshente, e cila ka vuajtur nga anoreksia pasi u fiksua pas fotove nga ‘Thinspiration’ në Instagram, ka treguar se si përdorimi i mediave sociale e çoi atë drejt vetëvrasjes duke mos ngrënë bukë.
India Edmonds, 17 vjeçe ka zhvilluar një çrregullim të të ushqyerit në moshën 14 vjeçe, pasi u fiksua duke e krahasuar veten me modele të famshme si Cara Delevingne dhe Alexa Chung, ashtu si fëmijët dhe adoleshentët e tjerë anoreksik.
Investigimi është publikuar nga Mirror Online, e cila zbuloi se si fëmijët edhe të moshës 10 vjeç komunikojnë fshehurazi nëpërmjet faqes, ndajnë këshilla si të humbasin peshë dhe rrinë pa ngrënë për ditë të tëra, pa dijeninë e prindërve të tyre.
India ishte vetëm 14 vjeçe kur ajo u fut në Instagram dhe filloi ta përdorur atë për të gjetur atë që njihet si ‘thinspiration’ – imazhet e femrave tepër të dobëta që përdoren për të frymëzuar ata që duan të bien në peshë.
“Çdo njeri në shkollën time kishte një llogari në Instagram” thotë India për Mirror Online. “ Vajzat postonin foto dhe unë gjithnjë mendoja se ato dukeshin më të dobta dhe të bukura sesa unë”.
Në krye të një dietë të rreptë, India ndoqi një regjim rraskapitës, i cili përfshinte tre orë në palestër dhe pishinë.
Pas gjashtë muajsh të diet dhe duke marrë këshilla nga vuajtës të tjerë në Instagram, India përfundoi duke u kthyer në kockë e lëkurë. Ajo humbi ndjenjat në shtëpi dhe nëna e saj e çoi në spital.
Pavarësisht se dukej si një skelet, India nuk e kishte kuptuar se ajo ishte anoreksike deri në atë moment.
Ajo tha: “Unë shikoja selfie-t e mia dhe mendoja se dukesha goxha bukur, por në të vërtetë isha kthyer në skelet. Unë dukesha sikur isha duke vdekur.”.
India kaloi shtatë muaj në spital nga marsi i viti 2013 deri ne shtator 2013, tre muaj prej të cilëve ajo ishte e detyruar të ushqehej përmes një tubi.
Investigimi i Mirror zbuloi se janë qindra fëmijë në botë, të cilët përdorin Instagramin për të ndarë këshill pro-anoreksike duke iu shpëtuar syrit të të rriturve.
Rrjeti sekret i fëmijëve, me pjesëtarë të moshave 10 ose 12 vjeç, e quan veten “ushtria e çrregullimeve në të ngrënë”./j.h
Ha,ha,ha,ha,ha ….
Kjo nje “dhurate” e degjenerimit sistemit Demokraci …
“Rrumpalle, pa breke, droge, vjedhje dhe varferi”
Eh, edhe TFG-ja jone keshtu ka perfunduar, kocke e lekure, pas nderprerjes se pensionit. Ndihme Tsipurush, ndihme! ?