Vajzat e bukura nuk hanë! / Historia e tmerrshme si Instagram e çoi drejt vdekjes 17 vjeçaren

28 Shkurt 2015, 17:09Hi-Tech TEMA
Vajzat e bukura nuk hanë! / Historia e tmerrshme si Instagram e çoi

Një adoleshente, e cila ka vuajtur nga anoreksia pasi u fiksua pas fotove nga ‘Thinspiration’ Instagram, ka treguar se si përdorimi i mediave sociale  e çoi atë drejt vetëvrasjes duke mos ngrënë bukë.

India Edmonds, 17 vjeçe ka  zhvilluar një çrregullim të të ushqyerit në moshën 14  vjeçe, pasi u  fiksua duke e  krahasuar veten me modele  të famshme si Cara Delevingne dhe Alexa Chung, ashtu si fëmijët dhe adoleshentët e tjerë anoreksik.

Investigimi është publikuar nga Mirror Online, e cila zbuloi se si  fëmijët edhe të moshës 10 vjeç  komunikojnë fshehurazi nëpërmjet faqes, ndajnë  këshilla si të humbasin peshë dhe rrinë pa ngrënë për ditë të tëra, pa dijeninë e prindërve të tyre.

India ishte vetëm 14 vjeçe kur ajo  u fut Instagram dhe filloi  ta përdorur atë për të gjetur atë që  njihet si thinspiration’ – imazhet e femrave tepër të dobëta që përdoren për të frymëzuar ata që duan të bien në peshë.

Çdo njeri në shkollën time kishte një llogari në Instagram”  thotë India për  Mirror Online. “ Vajzat postonin foto dhe unë gjithnjë mendoja se ato dukeshin më të dobta dhe të bukura sesa unë”.

Në krye të një dietë të rreptë, India ndoqi një regjim rraskapitës, i cili përfshinte tre orë palestër dhe pishinë.

Pas gjashtë muajsh të diet dhe duke marrë këshilla nga vuajtës të tjerë në Instagram, India përfundoi duke u kthyer në kockë e lëkurë. Ajo  humbi ndjenjat në shtëpi dhe nëna e saj e çoi në spital.

Pavarësisht se dukej si një skelet, India nuk e kishte kuptuar se ajo ishte anoreksike  deri në atë moment.

Ajo tha: Unë  shikoja selfie-t e mia dhe mendoja se dukesha goxha bukur, por në të vërtetë isha kthyer në skelet. Unë dukesha sikur isha  duke vdekur.”.

India kaloi shtatë muaj spital nga marsi i viti 2013  deri  ne shtator 2013tre muaj prej të cilëve ajo ishte e detyruar të ushqehej përmes një tubi.

Investigimi i Mirror zbuloi se janë qindra fëmijë në botë,  të cilët përdorin Instagramin  për të ndarë këshill  pro-anoreksike duke iu shpëtuar syrit të të rriturve.

Rrjeti sekret i fëmijëve, me pjesëtarë të moshave 10 ose 12 vjeç, e quan veten “ushtria e çrregullimeve në të ngrënë”./j.h

 

 

2 komente në “Vajzat e bukura nuk hanë! / Historia e tmerrshme si Instagram e çoi drejt vdekjes 17 vjeçaren”

  1. . says:

    Ha,ha,ha,ha,ha ….

    Kjo nje “dhurate” e degjenerimit sistemit Demokraci …

    “Rrumpalle, pa breke, droge, vjedhje dhe varferi”

  2. Aua :) says:

    Eh, edhe TFG-ja jone keshtu ka perfunduar, kocke e lekure, pas nderprerjes se pensionit. Ndihme Tsipurush, ndihme! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje