Legalizimet, Rama shpërndan 590 leje në Lushnje. Batutat me Bracen

6 Mars 2015, 14:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpërndau 590 leje legalizime në qytetin Lushnje. Kreu i Qeverisë tha se në këtë qytet është dashur që puna për legalizimet të fillojë nga zero, pasi punonjësit e kaluar kanë zhdukur dosjet që mbaheshin peng.

Procesin e shpërndarjes së lejeve të legalizimeve Rama e ka shoqëruar përmes batutave me deputetin socialist Erjon Brace.

“Të gjitha këto shtëpi që do të legalizohen do të shërbejnë për turistët që do të vijnë në zonën e Divjakës. Këtë po e them që ta dini se cfarë po bëhet për Divjakën”, tha Brace.

Por Rama iu përgjigj shkurt “po të lemë të na tregosh se cfarë po bëjmë për Divjakën as nesër nuk mbarojmë”, iu përgjigj Rama.

Një tjetër moment që kaloi përmes batutash ishte ai kur Kryeministri për shkak të angazhimeve të tjera do të largohej.

“Kam angazhime të tjera dhe më duhet të nisem drejt Tiranës. Në vendin tim të ulet Erjoni, pasi askujt tjetër nuk mund tia le sallën në dorë më të igurtë sesa në dorën e Erjonit”, tha Rama, duke ftuar deputetin socialist të vijojë procesin e ndarjes së lejeve të legalizimeve.

Rama tha se në qeverinë e kaluar për 8 vjet janë bërë 480 legalizime dhe këto si gjithmonë në lokale dhe restorante e madje duke bllokuar dhe projektet e qeverisë.

“Lushnja është një tjetër stacion në këtë proces ku duke bërë legalizime, njëkohësisht bëhet dhe pomovimi i procesit për të përcjellë tek të gjithë qytetarët se ne jmi të vendosur ta mbajmë këtë zotim, duke ecur hap pas hapi.

Punonjësit e ALUIZNI-t shkojnë tek qytetarët dhe përmes dhënies së legalizimit falas.

Kemi hasur vështirësi të zhdukjes së dosjeve që mbaheshin peng, për arsye që i dinë ata që i kanë zhdukur.

Është dashur të rifillojë procesi nga e para. Shifrat flasin vetë, në 8 vjet janë bërë 480 legalizime, nga të cilat restorante e lokale. Shikoni rrugën e hyrjes, ato godina që pengojnë ato investime për t’i dhënë qytetit një hyrje dinjitoze”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Qeveria e kaluar ka legalizuar ndërtime vend e pa vend dhe tani për të bërë një projekt këta pronarë duhet të dëmshpërblehen.

Rama iu përgjigj dhe akuzave të PD për prishje selective, por sipas tij për të prishur këto objekte qeveria duhet të paguajë.

“Tani duhet shpërblyer si pronarë për të hapur trasenë e rrugës, ata që e kanë legalizuar tani thonë që prishjet janë selective. Të tilla ka në çdo zonë dhe në çdo hap ku shkon Inspektoriati përpara se qeveria të nxjerrë nga arka e shtetit para për t’i dëmshpërblyer.

Numri më i madh për abuzim me detyrën e ka ALUIZNIi 8 viteve. Ne në 8 muaj kemi bërë 590 legazlime. Ju e dini që gjatë 8 viteve keni paguar dhe keni ripaguar e sot nuk paguani asnjë kokër leku për legalizimet. Në Divjakë 5 legalizime të 8 vjet. Sot ne do të japim njësërë lejesh legalizme që janë për aktivitete prodhuese jo për lokale në mes të rrugës, për biznese që cënojnë projekte të infrastukturës.

Legalizmi nuk është vetëm dhënia e një dokumenti që e bën shtëpinë tuaj të paprekeshme por marrja në dorë e një dokumenti që kthehet në mundësi për të marrë në dorë kredi. Legalizmi nuk është vetëm në interesin e secilit prej jush por në interesin kombëtar. Pas rimëkëmbjes familjare rimëkëmbin dhe ekonominë kombëtare”, deklaroi Rama./gj.k/

6 komente në “Legalizimet, Rama shpërndan 590 leje në Lushnje. Batutat me Bracen”

  1. m says:

    Me ne funda ja kuptoi vleren Erioni Braces! Njerez si Erioni, te pakorruptuar duhet e mbash prane vetes o Ed Rama! Ata jane per Shqiperine e nuk ta fusin thiken pas shpine!

    1. buffon says:

      Procesi i kryerjes se legalizimeve eshte nje proces i veshtire per faktin se per 23 vite me radhe shqiptaret u lejuan te ndertonin pa kriter kudo. Moszbatimi i ligjit nga qeverite e kaluara solli dhe nje situate kaotike te ndertimeve, sidomos ne zonat informale te Tiranes si p.sh. Kamez e Paskuqan. Duhet vullnet i madh i instancave perkatese ne menyre qe procesi i legalizimit te perfundoje edhe ne keto zona problematike.

      1. SHOKU MALI says:

        Kryerja e legalizimeve eshte mbyllje e nje plage 23 vjecare. Gjithashtu frenimi i ndertimeve pa leje eshte nje hap tjeter i mire. Vetem sundimi i ligjit dhe zbatueshmeria e tij na çojne perpara.

  2. janaq says:

    Duhet pranuar se dhenia e lejeve te legalizimit eshte nje premtim i mbajtur i kesaj qeverie. Ne kete drejtim po behet vertete nje pune e mire. Shpresojme qe ky proces te vazhdoje me kete ritem ne te gjithe vendin.

    1. Lagunari says:

      Jemi shume te kenaqur me punen qe po behet lidhur me legalizimet. Marrja e titullit te pronesise per kedo qe ka ndertuar pa leje ne toke shtet apo privat eshte teper e rendesishme. Me pak fjale legalizimet po behen nje premtim i mbajtur i kesaj mazhorance.

  3. ago says:

    Zoti Kryeministër, sekuestro vetëm sekuestro për gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin dhe kanë futur lekët në xhep.
    Vetëm sekuestro i sjellë në binar ata që vodhën parat e popullit.
    Rregullojeni me ligj zoti Kryeministër sekuestro te gjithë pasurisë së hajdutëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje