Duket se situata politike e krijuar pas akuzave të deputetit Tom Doshi në drejtim të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, nuk ka shmangur pakënaqësitë e më shumë se gjysmës së shtabit elektoral të ngritur nga kreu demokrat Lulzim Basha përsa i takon delegimit të tyre në 61 njësitë vendore.
Ndonëse PD tashmë është fokusuar në kërkesën për dorëheqjen e Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, përsa i takon zgjedhjeve të 21 Qershorit përplasjet brenda demokratëve vijojnë të jenë prezente.
Sipas udhëzimeve të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, janë ngritur 61 grupet e punës që i përgjigjen 61 njësive vendore, sipas ndarjes së re territoriale, dhe ccdo grup pune kryesohet nga një drejtues. Ky moment duket se ka krijuar përplasjen mes Bashës dhe drejtuesve të grupeve të punës të cilët nuk e ndjejnë veten të vlerësuar. Kjo situatë e krijuar ka detyruar Bashën që brenda 10 ditësh të thërrasë një mbledhje tjetër për të riparë emrat e catuar si drejtues fushate, duke përcaktuar në këtë mënyrë drejtuesit e fushatës.
Enkelejd Alibeaj, Gen Pollo, Genc Ruli, Astrit Veliaj, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Osman Metalla, Tritan Shehu, janë disa nga drejtuesit e shtabeve të PD-së të cilët ose kanë refuzuar drejtmin e grupeve të punës, duke u tërhequr nga fushata, ose në heshtje kanë ndryshuar njësinë vendore, duke mos pranuar të drejtojnë fushatën në njësitë ku janë caktuar nga Basha.
Burime nga PD konfirmojnë për TemA se Genc Pollo nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjet e zhvilluara në Lushnje ku është caktuar, por është angazhuar në Berat, ku si drejtues fushate është caktuar Fatbardh Kadilli. Po kështu, Genc Ruli dhe Majlinda Bregu, nuk janë angazhuar në Tiranë, ndërsa Tritan Shehu nuk ka shkuar në Gjirokaster.
Keltis Kruja gjithshtu nuk ka shkuar në Peqin, njësi ku është catuar për të drejtur fushatën, sikundër Osman Metalla nuk ka shkuar në Sarandë. Astrit Veliaj gjithashtu ka refuzuar të largohet nga Berati ku është zgjedhur deputet. Gjithashtu Tepelena është refuzuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili është tërhequr nga politika aktive. /gj.k/