Redaktorja gjermane e Vouge Elisabeth von Thurn und Taxis postoi në rrjetet sociale të shtunën, një foto ku shihej një grua endacake në Paris që shfletonte revistën e famshme Vouge.
Ajo e shoqëroi foton me mbishkrimin: ” Parisi është plot supriza… dhe lexuesit e Vouge i gjen në qoshet më të papritura”.
Foto mori dhenë dhe gjesti i saj u komentua nga shumë njerëz si i ulët.
Pas kësaj Dailymail ka gjetur gruan e pastrehë të fotos, e cila ka thënë se “nuk është shaka të jesh i varfër”.
Gruaja Maryse Dumas tha se nuk është e hijshme që tu bëhet foto njerëzve që jetojnë në rrugë, nuk është gjë e mirë, citoi ajo, teksa shtoi se është endacake prej aq kohësh sa as vet nuk e kujton dot.
Ndërsa redaktorja e Vouge, e cila kujtoi se e gjeti lexuesin e interesuar për fashion edhe tek gruaja që mbështillet me lecka, kërkoi falje, por popullsia e internetit e cilësoi atë si mizore dhe krejt pa shije./j.h
Ne qfar gjendje ka shkue njerzimi bejn shako me tevarfur ,e nuke e falenderon ZOTIN qe neve sna sprovoj me nje farfri te tille .
Ndersa une falenderoj zotin qe nuk me provoi me analfabetizem (nese e kupton se cdua te them). Nese shkronjat do ishin ne vendet e duhura mund edhe te ndaja te njejtin mendim me ty.
ka gjera shume me te rendesishme se mungesa e drejtshkrimit. shiko njehere fotot e endacakes dhe pasi te mos kete me te tille diskutojme per drejtshkrimin