Arrestimi i Doshit dhe Frrokut, zbardhet kërkesa që Prokuroria i ka drejtuar Kuvendit/ Atentati sajesë e deputetëve, Bami u përdor

21 Mars 2015, 15:44Kronika TEMA

Zbardhet kërkesa që Prokuroria e Përgjithshme i ka drejtuar Parlamentit, me anë të cilës kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Dokumenti i përmbledhur në 7 faqe konkludon se atentati i denoncuar publikisht nga deputeti i Qarkut të Shkodrës Tom Doshi është një sajesë e krijuar nga ky i fundit dhe deputeti Mark Frroku, duke përdorur 36 vjeccarin nga Fushë Kruja Durim Bami.

Sipas prokurorisë, ka qenë nipi i deputetit Tom Doshi ai i cili e ka prezantuar me Durim Bamin.

Në kërkesën që Prokuroria i ka dërguar Kuvendit, thuhet se Doshi, Frroku dhe Bami kanë krijuar prova të rreme.

Sipas dokumentit të publikuar nga A1 Report, ka prova se Frroku ka gënjyer me deklaratën e tij se nuk kishte asnjë njohje me Durim Bamin. Qëndrimi i deputeti u kundërshtua nga kamarierët e lokalit “Antika” në pronësi të Tom Doshit, të cilët kanë deklaruar se kanë arë ulur në tavolinë disa herë deputetin kristian demokrat Frroku bashkë me Doshin dhe Bamin.

Edhe ky i fundit sipas Prokurorisë, e ka pranuar që ka pasur takime të shpeshta me Frrokun.

Në dokument sqarohet se Bami është pyetur drejtëpërdrejtë nga grupi hetimor nëse kishte njohje me deputetin Mark Frroku, dhe përgjigja e tij e parë ka qenë jo. Por kur Prokuroria i ka treguar Bamit një foto të Frrokut të siguruar nga sistemi TIMS, dhe 36 vjeccari nga Fushë Kruja është përgjigjur se personin në fjale e njihte por nuk kishte dijeni që ishte deputeti Mark Frroku dhe se e kishte takuar disa herë.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, nga përgjimet mes Doshit dhe Bamit konfirmohen akuzat e ngritura ndaj deputetëve.

Bami është përgjuar në në një nga dhomat e prokurorisë, ku gjatë bisedës me Doshin i ka qëndruar versionit të tij se gjithçka ishte një sajesë dhe këtë fakt sipas tij e dinte Tom Doshi dhe ai tjetri (që në këtë rast nënkupton Mark Frrokun).

“Këtë gjë dimë unë, ti dhe ai”, është fjala e Durim Bamit e përgjuar nga Prokuroria dhe e përmendur në dokument.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, Bami ka dëshmuar para grupit hetimor: Doshi më kërkoi që të gënjeja. Po nga dëshmitë e 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja, citohet shprehja: “Ministri Tahiri më kërkoi të bëja deponimin, por nuk e bëra se e dija që ishte gënjeshtër”

Durim Bami u pretendua nga Doshi se ishte vrasësi i paguar nga Meta për dy atentatet kundrejt 600 mijë eurove (500 mijë euro për Doshin, 100 mijë euro për Fufin). /gj.k/

2 komente në “Arrestimi i Doshit dhe Frrokut, zbardhet kërkesa që Prokuroria i ka drejtuar Kuvendit/ Atentati sajesë e deputetëve, Bami u përdor”

  1. Zig Zag Man says:

    Ah Enver Djali ku jeee!!!

  2. qyfyret e regjimit qyfyr says:

    Na nxorret mallin e pleniumeve te Komiteti Qendror te P:P:SH. Si dy pika uji.Rrofte udheheqesi yne.Uniteti rreth Partise plumb per armikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje