Alarmet e rreme për bomba/ Didi takim me Totozanin: Do ashpërsohen masat, thirrje qytetarëve për bashkëpunim me policinë

20 Mars 2015, 14:08Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani.

Takimi pati në fokus situatën shqetësuese të alarmeve për bomba false në kryeqytet.

Në një deklarate për shtyp  Didi u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë për të ruajtur rendin dhe sigurinë, por tha se nëse masat sociale nuk do të funksionojnë atëherë policia do të ashpërsojë masat për këdo që shkakton terror dhe panik tek qytetarët, përmes akteve të tilla.

Me kërkesën e Avokatit të Popullit dhe dëshirën tonë për të bashkëpunuar, ne u takuam lidhur me sensibilizimin që duhet t’i bëjmë publikut për alarmet false të bombave që ndikon në perceptimin e rendit dhe të sigurisë publike, që na ka shqetësuar shumë dhe na ka bërë që ta vlerësojmë maksimalisht.

Ne nuk mund t’i lejojmë vetes që këto raste të mos i analizojmë. Por kjo jo vetëm se është një kosto materiale për Policinë, por është dhe një kosto psikologjike për të dhe për qytetarët. Kush sheh diçka, le t’i drejtohet Policisë, që ne ta eliminojmë edhe këtë fenomen që në fillim është i nxitur, por që më pas mund të kthehet në një lojë shumë më të madhe. I bëj thirrje qytetarëve dhe strukturave të Policisë të njoftojmë e të bashkëpunojnë për këtë situatë. Po punojmë nëpërmjet sensibilizimit për të zhdukur këtë fenomen,  por në rast se keto masa të karakterit social nuk do japin efekt, në interes të qytetarëve do të shkohet në dënimin penal të këtyre njerëzve.
Jemi duke e parë me shumë shqetësim po mendojmë një strategji për të luftuar këtë fenomen. Masa e parë është bashkëpunimi me qytetarët”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani u bëri thirrje gjithb qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë që akte të tilla të marrin fund.

Ne jemi në dijeni që është një situatë që shqetëson dhe destabilizon jetën e qytetarëve që edhe pa këto, është me plot probleme dhe sfida. Këto sfida dhe probleme, që shqetësojnë, mbi të gjitha kjo situatë më ka sjellë këtu që të bisedoj me z.Didi dhe mbi të gjitha t’i siguroj z.Didi dhe gjithë forcës së Policisë, gjithë mbështetjen maksimale të Avokatit të Popullit dhe vlerësimin për punën e tyre.

Ne nuk jemi thjesht monitorues i Policisë, por kujdesemi edhe për sigurinë e qytetarëve. Nëse ka një armë për mbrojtjen e qytetarëve, ajo është Policia e Shteti. Ne ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkëpunojnë me Policinë, që akte të tilla të marrin fund njëherë e mirë dhe garantojmë se ne do të jemi kurdoherë në mbështetje të Policisë së Shtetit.”, citoi Totozani

 

1 komente në “Alarmet e rreme për bomba/ Didi takim me Totozanin: Do ashpërsohen masat, thirrje qytetarëve për bashkëpunim me policinë”

  1. largohuni hipokrite says:

    fjala juaj z.didi vlen,se jeni i vertete,
    se ju me efektivat tuaja po perballeni me krimin.
    pergezime policise shtetit,per luften e vertete me krimin.
    por jo av.totozani,ai eshte akuzuar per vjedhje me fondet e B.E -se,me marten bashkeshorten .
    ju Didi nuk ju lidh gje me hajdutin totozani,se edhe vjedhja eshte krim dhe mbeshtetjen e institucionit per policine e keni,jo se foli nje kusar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje