Doshi në Prokurori, ballafaqim me Ymer Lalën

19 Mars 2015, 13:45Kronika TEMA

Tom Doshi është paraqitur për herë të 8 në organin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë dëshmitë e tij në lidhje me akuzat e ngritura mbi planin e vrasjes së dy deputetëve.

Në seancën e sotme të pyetjeve, Doshi është ballafaquar me dëshmitë e shtetasit Ymer Lala. Emri i biznesmenit, Lala, doli në videon e Doshit me Durim Bamin.

Deputeti Doshi ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes duke dëshmuar rreth cështjes së planifikuar për eliminimin e tij fizik.

Disa ditë më parë, Doshi dorëzoi në Prokurori dokumente dhe prova shtesë që mbështesin versionin e dhënë nga ai për llogari të hetimit.

Ndërsa një ditë më prarë, Doshi i bëri thirrje prokurorisë të marrë videon nga aeroporti i Hanoverit, ku sipas tij, janë filmuar lëvizjet e Spartak Brahos.Ai deklaroi se e ka kete video, ku shfaqet Spartak Braho i cili takohet me vëllain e Fation Skënderit.

Pjesë e videos së publikuan nga Tom Doshi ku përmendet emri i Ymer Lala, i thirrur për të dëshmuar në Prokurori

Tom Doshi: Kush është Eugeni?

Durim Bami: Ai prokurori, ai me syze.

Tom Doshi: Kryeprokurori i Krimeve të Rënda?

Durim Bami: E po.

Tom Doshi: Janë miq?

Durim Bami: Po po janë miq, janë shumë shokë. Rrinë natë ditë bashkë.

Tom Doshi: Çfarë kishte mrena?

Durim Bami: Erdhi Ymer Lala aty.

Tom Doshi: Po policia erdhi?

Durim Bami: Jo serdhi policia.

Tom Doshi: Unë e di që ka ardh policia.

Durim Bami: Jo nuk ka ardh fare policia.

Tom Doshi: Policia ka ardh, po mos ka ardh pasi keni ik ju.

Durim Bami: Ndoshta ka ardh mrapa. Aty ishte vetëm Eugeni.

Tom Doshi: Po mrapa si shkut?

Durim Bami: Ikëm pastaj.

Tom Doshi: Me kë ikët. Eugeni me kë iku?

Durim Bami: Ymeri erdhi me ne, Eugeni iku vetë.

Tom Doshi: Po ti me kë ishe?

Durim Bami: Unë edhe Ymeri bashkë. E cova deri te shpia Ymerin në bllok.

Tom Doshi: Cfarë folët me Ymerin?

Durim Bami: U ka përzi me shumë gjana, jo se bëm ndonjë muhabet

 

8 komente në “Doshi në Prokurori, ballafaqim me Ymer Lalën”

  1. titi says:

    Po me gjyshen e Monikes dhe te metes do ballafaqohet ky KODOSHI

    1. sushi says:

      O Tome: Jam i bindur qe me e pa Dijte se
      te delte njishtu,nuk kishe me i pa hy nji ksaj
      udhe pa kry. Por me qi ke nje ego te shfrenuar
      prej fodulli,gjithmone te ka fol Goja para Mendjes
      c,ka ke synye O me ba shka thom une,o ma mire mos rri
      njiaty ku je!Dhe kur Sharra te ngeci ne Gozhde si me te thene:
      Ndal o Bek se ka Hendek,tu prish Cehrja dhe fillove te
      sulesh Si Pula pa kry!Dhe ngrhfesh si gjel,pasi po shef
      se gjasme Sala eshte me ty.Jo ore Jo!
      Sala nuk ka hallin tend,por me telenovelen tende ai kerkone
      te marre pushtetin pa vote.E kjo te bene qesharake edhe Ty
      sikunder Salen.
      O Tome.Sala ka ra nga Fiku me 23 Qershor dhe rrenjet i jane
      Shkulur bashke me te tuat kur u shkulen bimet e Canabisit ne
      Lazarat e ne Malesine tende.Prandaj Thirri mendjes
      Populli e di mire se cfare do ti dhe cfare enderone Sala.
      qe Pika qe su bje! apo…Nuk bje Rrufeja ne memshane!
      jepi Dum vedit o Tom! Hiqu nga Saliu,se nuk behet Pirati-Pape.

      1. Pilo Lala says:

        Tom Doshin e ka mashtruar Frroku me Dritan Priftin.
        Tani ka hyre brenda, dhe nuk ben dot as perpara, as mbrapa.

  2. . says:

    -O Dosh Llosh-Lloshi, po le name o malok, vetem karrshilleqe po ben me Prokurorine

    -Ti e di qe me keto “mashtrime” dhe “skenare” ligji te fut ne burg.

    -Dosh Llosh-Lloshi ne birruce.

  3. labi says:

    proscuto cotto e skaduar, bajge fare.

  4. SOT says:

    OMG…IMER LALA,PERSONI ME PRECEDENTE ME TE MEDHA KRIMINALE.”BISNESMENI” NGA MUHURRI I DIBRES. ME DHJETRA HERE I PERBALLUAR ME POLICINE ,E ARME DHE VAZHDON AKOMA TE JETE I LIRE,NE LOKALIN E TIJ DIHET SE CFARE TREGTOHET …OH SHQYPNI E MJERA SHQYPNI,kush ka mbete me te drejtu ty…tani po e besoj se Tom Doshi ka plotesisht te drejte.Popull le ti largojme keto maskarenj nga politika dhe drejtimi i vendit se vetem drejtim nuk bejne,vetem me vrasje dhe vjedhje kane ardhe ne pushtet.

    1. ermir says:

      O kllufi sot mos e kisha fjalen per kriminelin Berisha kur permend vrasjet se dhe ky skenari i tomes ne zyren e tije esht pergatitur…tani i jap te drejte Maks Velos per ate qe thoshte per verioret..

      1. Pilo Lala says:

        Nuk eshte pune Verioresh, sepse regjizori eshte Dritan Prifti dhe Frroku, edhe pjesa me e madhe jane Veriore te Bathores e Fushe Krujes.
        Fufi do shkonte per dhjam qeni, me sa duket, qe te fillonte revolta e ketyre e pregatitur ne zyren e Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje