Dy nxënës të shkollës së mesme në fshatin Llugaj në Tropojë kanë mbetur të plagosur pasi kapsollat me të cilat po luante shoku i tyre kanë shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e 18 marsit 2015, rreth orës 09-10:00 kur dy nxënësit ishin në orën e mësimit.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar të riun me inicialet G. I 16 vjeç banues në fshatin Llugaj, Tropojë . Gjatë orës së mësimit 16 vjeçai po luante me një mjet luftarak, i cili ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur lehtë dy nxënës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprat penale “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” dhe “Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake”./j.h