Ja rrugët që do bllokohen nesër për shkak të protestës së opozitës

18 Mars 2015, 19:14Kronika TEMA

Policia e Shtetit garanton qytetarët për marrjen e të gjitha masave për protestën e nesërme që do të zhvillojë Partia Demokrate. Por ndryshe nga radha e kaluar që ju dështoi plani për shkak të përfundimit të shpejtë të seancës plenare, këtë radhë demokratët kanë zgjedhur që të protestojnë që në mëngjes para godinës së parlamentit.

“Policia e Tiranës do të marrë masat e duhura për zhvillimin normal të kësaj proteste.

Për këtë qëllim njoftohet se do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “George W Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur”

Gjithashtu do të ndalohet pjesërisht parkimi i automjeteve në rrugën e lartpërmendur, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:30 të datës 19 mars 2015”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 komente në “Ja rrugët që do bllokohen nesër për shkak të protestës së opozitës”

  1. i says:

    Po pse na bllokoni trugen per 10 veta qe do protestojne neser??

  2. ARDIAN says:

    pd po vetvritet me kto strategji bajate esht x te ardh keq duhet te ishte ndryshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje