Dy mjekë janë arrestuar pasi u merrnin lekë pacientëve, që cilët kryenin shërbimin e imazherisë (leximin e skanerit dhe grafisë) në Spitalin Sanatorium në Tiranë.
Hetimi është kryer nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik-Financuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të operacionit “Skaneri”.
Bazuar në proçedimin e regjistruar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksionet publike, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal u arrestuan mjekët:
• Pëllumb Syrja Hysko, 49 vjeç, lindur në Skrapar e banues nëTiranë;
• Albert Fran Leka, 40 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Lezhë.
Nga një hetim i gjithanshëm dhe i mirëorganizuar me metoda proaktive është arritur të vërtetohet implikimi i këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në shumë raste korruptive, duke u marrë qytetarëve të ndryshëm,të cilët kryenin shërbimin e imazherisë (leximin e skanerit dhe grafisë) në Spitalin Sanatorium në Tiranë, shuma që variojnë nga 1000 lekë deri më 6000 lekë të rinj.
Te dy provinciale, njoni katunar e tjetri malok.
O yll, qytetare e madhe ti ne nje shqiperi qe nuk eshte aq sa dhe nje rural county ne Amerike!
Maloku dhe katunari i syve qe te dalin ty jane doktore!
Se mos dalin bluzat e bardha te bejne proteste pse i fusni ne burg se nuk i moren per vete por i duhen per kalamjte se i kane pa buke.
Maloku do te vije te vizitoje ty edhe ate Arjana sinen ke per ta pare