Në lokal me trafikantin ishte edhe Tom Doshi, para se policia të bënte aksionin për ndalimin e tij

17 Mars 2015, 10:08Kronika TEMA

Bardhok Pllanaj, personi në kërkim si organizator i trafikut të drogës nga laguna e “Vilunit” në Lezhë, raportohet nga të gjitha mediet se i ka shpëtuar arrestimit të policisë, duke u fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.

Ky i fundit e mohon një gjë të tillë.

Por, “Shqiptarja.com” sjell një detaj interesant.

Pllanaj ka qenë në një lokal në Tiranë me Tom Doshin, para se policia të përpiqej ta arrestonte atë.

Një fakt i tillë ka dalë nga një raport-vëzhgimi i fshehtë i kryer nga agjentët e sektorit të narkotrafikut në Policinë e Shtetit, i cili, ka nxjerë zbuluar jo vetëm deputetin e PKD Mark Frroku por edhe deputetin e PS Tom Doshi, i cili ka qënë në lokalin “Antik” në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet.

Doshi nuk del direkt me emër, në këtë raport-vëzhgimi, si miku i tij Mark Frroku, por agjentët kanë konsatuar se në të ndodhej dhe “Audi A8” me targa AA 827 GX që i përket Mark Frrokut dhe automjeti tjetër me targë AA 833 JV, që i përket deputetit Tom Doshi.

Të dy këto automjete dhe një automjet tjetër tip “Range Rover” AA 688 JU, kanë qënë të parkuar tek lokali “Antik” që administrohet nga Tom Doshi, ndërkohë që pikërisht në këtë lokal policia kishte dyshime se mbahej i strehuar shtetasi Bardhok Pllanaj.

Për këtë arsye, dyshohet se Pllanaj ka pasur lidhje edhe me Doshin./b.l

18 komente në “Në lokal me trafikantin ishte edhe Tom Doshi, para se policia të bënte aksionin për ndalimin e tij”

  1. Treviso says:

    Sa njerez u punsuan dje? Sa u eksportua gjate muajt Shkurt? Si po shkon prodhimi blektoral? Cpo behet me nxjerjen e hidrokarbureve? Ka pake probleme te tjera vendi? Qytetaret jane ngopur dhe sterngopur me kesoj lajmesh mafjoze. Kjo verteton, se dhe gazetaria po luan sporko me tregtine e lajmeve.

    1. Lymi says:

      Pyet nje here liken se mos e di…

    2. Tironci says:

      Or ti zoteri nga Treviso.Per sa kohe te kete ne politike legena dhe kriminele si kta te dy,mos prit te kete pune,eksport,industri.Duhet te kuptosh qe kto jane lajme te rendesishme per ndërgjegjësimin e popullit kur voton,e ke voton!

    3. Fol Troc says:

      Ke te drejte vlla.
      Jane keto gazeta mafioze qe me tymnajat e tyre duan te heqin vemendjen nga problemet realet te shqiptareve.

      1. Bossi -kossi says:

        Po flitet nga gazeta qe polizia ka dyshime e theksoj dyshohet dhe jo prova te sakta. Pra popull keto pseudo gazetar dhe pseudo gazeta (te pamvarura) po aktivizojne makinen e baltes. E dini ta dashur komentues si funksionon makina e baltes?

  2. gimi says:

    zoterij te sillemi dhe perdridhemi si/sa te duam, e verteta shte qe policia e shtetit ska bere detyren duke abuzuar hapur ne kundershtim flagrant me ligjin, duke mos ndaluar nje person me kaq rrezikshmeri per vepren e kryer.
    Arsyet ti japi policia, por si shume raste po na dalin?
    Kurre skam dashur ta besoj Berishen kur akuzon per lidhje te qeveritareve, policise etj etj me kriminelet por te gjitha po vertetohen.
    Respekte

  3. mali says:

    Amerikë latine dhe më keq.Nuk e ndan dot politikën dhe biznesin nga narkotrafiku.

  4. Taqua says:

    Po futi ne burg qe te hapen negoziatat me BE ja nje nga ps nje pd fut DHE zenin ca vite DHE shife ti si punon drejtesia vete pastaj.

  5. temujin says:

    O cuna merreni pak me avash dekriminalizimin se kta jane kokrra te renda (ekonomikisht, politikisht dhe underground) dhe mund te shkaktojne reaksion te forte (sidomos ne veri). Te huajt nuk ngopen ndonjehere dhe nuk i behet vone se cfare qeverie vjen mjafton te permbushe axhenden e tyre. Gje e mire eshte dekriminalizimi po jo me nje te prere. Nuk do ja hedhim fukarallekut vetem me kete…populli ka axhende tjeter…

    1. Bossi -kossi says:

      Konkordo plotsisht

  6. dml says:

    “Ne lokal me trafikantin ishte dhe Tom Doshi” .
    Meqenese paska qene dhe Tom Doshi sipas ketij lajmi cdo gje qenka ne rregull nje me nje. Aq me keq akoma pra ato ne bashkepunim me njeri tjetrin fshehin nje trafikant nderkombetar dhe qe te dy jane deputete te pushtetit. Nuk ka me keq. Cdo dite po dalin gjera dhe me te tmershme nga kjo qeverisje e keqe. Me kete qe po ndegjojme cdo dite une mendoj qe ne duhet ti besojme te gjitha atyre qe thote Sali Berisha pra krimi ka pushtuar cdo qelize te pushtetit. Pse nuk flet tani ministri Tahiri ?

    1. Gregor says:

      O ti dml (djali me lope). Te jesh deputet, nuk do te thote te jesh ne qeveri. Tom Doshi, Mark Frroku dhe qeveria jane gjera te ndryshme. Tom Doshi eshte deputet, keshtu qe sipas logjikes tende, i gjithe parlamenti merret me droge, dhe Saliu po akuzon veteveten – me qe i besoke kaq shume. Ne qofte se nuk e di akoma, anetaret e qeverise nuk jane deputete, dhe kete rruge Edi Rama e zgjodhi qe te ishin te pambrojtur nga imuniteti dhe te hanin ne dy krahet.
      Qeveria nuk eshte e korruptuar dhe nuk ka lidhje me krimin. Jane elemente te caktuar qe kane infiltruar, po identifikohen dhe do pastrohen nga politika. Nuk e ke vene re qe Saliu e ka pushuar ate betejen imagjinare per pastrimin e parlamentit? Nuk e kupton qe cdo gje qe behet nga opozita eshte vetem sabotim i tere politikave te jashteme te Shqiperise, gje te cilen e vuan vetem populli?
      Ku e pe ti kete ‘qeverisje te keqe’ per te cilen dalin ‘gjera te tmerrshme’. PEr silin anetar qeverie e ke fjalen? Per cilen ministri e ke fjalen? Apo futja kot se kaq te ka mesuar Saliu.
      Mua nuk me plas fare per socialistet, por deri tani kjo qeverie tmerrshme qe thua ti, eshte e vetmja ne keto 25 vjet qe po perpiqet te vendose rregull, te beje shtet dhe vere rregull ne ekonomine shqiptare. Them po perpiqet sepse une vete po e humbas besimin se mund te cohen gjerat deri ne fund. Reforma e gjyqesorit nuk ka fiilluar ende. Vrasesit e vertete te 21 Janarit jane akoma te lire. Autoret a tragjedise se Gerdecit jane akoma te lire. Sali Berisha akoma i rri si gogol popullit shqiptar dhe me sa duket socialistet pajtohen me kete gje sepse eshte e vetmja gje qe i siguron se mund te fitojne prape ne zgjedhje.
      Duhet te dalesh nga Shqiperia qe t’i shohesh gjerat me sy tjeter, ne kendveshtrim tjeter dhe pa pasione partiake prej idioti (nuk e kam fjalen per ty). Akoma shoh komente idiotesh nga Mark UK, nga Skypioni qe shohin endrra me komuniste pa e ditur se c’eshte komunizmi dhe pa e ditur se populli shqiptar i ka kthyer shpinen komunizmit enverian prej kohesh si nje politike dhe sistem i deshtuar. Po pa e ditur ata bien ne gracken e luftes se klasave te kohes se Enverit, sepse ate dine. E kane ndare me mendjen e tyre vendin ne ‘demokrate’ dhe ‘armiq’ – njesoj si Enveri.
      Ketu ne Angli ku jetoj prej 15 vjetesh, nuk do t’ja dije njeri se David Kameron eshte Konservator dhe Ed Milibend eshte Laburist. Anglezet votojne per ate qe rrezaton besim se mund ta coje perpara ekonomine angleze dhe te permiresohet gjendja ekonomike e cdo individi. ‘Dje votova per Konservatoret, sot votoj per Laburistet’ kjo eshte mungesa e paragjykimit te popullit ne nje vend ku kryetari i grupit parlamentar shkon ne pune me biciklete, dhe ku nje rektor universiteti me nder nuk ‘pjerdh’ fare se kush eshte kryeminister, por varet vetem nga bordi i guvernatoreve. Enver Hoxha e la mbrapa kete popull, dhe intelektualet i vuri nen thundren e komunisteve pa shkolle. Kete po vuajme akoma, dhe do t’a vuajme per disa kohe.

  7. arben says:

    O Enver ngrihu dhe nje here nga varri per 24 ore e jo me shume.Pastroje kete ahur te madh qe quhet Shqiperi nga te gjitha keto bajga qe po na marin frymen e po na pine gjakun per dite se per fat te keq nuk paska nje burre ti dale zot ketij vendi.Shkule nga rrenjet faren e keqe qe mbolli shpellari I Vicidolit e hapu syte edhe nje here shqiptareve per tu bindur se te mirat dhe begatija si ne socializem ashtu dhe ne kapitalizem krijohen vetem me pune te ndershme.Mesoi shqiptaret se para se te duash veten duhet te duash atdheun qe te kane lene te paret e jo tua shesesh te huajve.Mesoji shqiptaret se qe ne lashtesi drejtesia ne nje dore mban peshoren dhe ne tjetren shpaten e para saj te gjithe jane te barabarte.Dhe se fundi lexoje dhe njehere testamentin qe ke lene per te qetesuar shpirtrat tane se a eshte vertet SALI RAM BERISHA trashegimtari yt shpirteror apo na ka mashtruar ne keto 25 vjet se me zullumet qe ka bere ty ta ka kaluar qindra here.

    1. anonim says:

      Enveri do ta beje kete o humbameno???!nuk te mjaftuan 50 vjet haptas dhe 24 vjet te maskuar nga enveri me kelyshet e tij???!NDERTIM SOCIALIZMI..NDERTIM DEMOKRACIJE..TANI RIFILLIM NGA E PARA..TE GJITHE TE KEQIJAT QE PO PERJETOJME SOT JANE PASOJE E CMENDURIVE TE ENVER QENIT

  8. pa emer says:

    MOS u tremb o temujin
    Dosjeve per 25 vjet u Kane mbetur vetem kapaket.
    Nuk do te dale ndonje gje e madhe
    Kriminelet ne krye do ti kesh
    Populli do te vuajshume
    Ushofte fara ekomunisteve NGA te dyja anet e politikes!

  9. ZahoKoka says:

    Jo mor c’fare thoni, nuk duhet te jeni mire ju te mediave. Zoti Tom Doshi dhe zoti Mark Frroku jane krenaria e katolicizmit shqiptar ne kete fillim shekulli.

  10. sherifi says:

    “ne lokal me trafikantin ishte dhe Tom Doshi”,Po Tom Doshi eshte super trafikant qe rri ne lokal me trafikante gjithnje me te vegjel se veten.

  11. merohumis says:

    ky vend ka pjerdh me kohe ,ndersa komentuesit kush .pse dhe si e beri pordhen ,kush mban pergjegjesi per pordhen,..etj!! o milet kot sa beni hije mbi dhe, pese cetnike e administrojne pasurite,te gjithe jeni skllever

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje