Aksidenti, humbin jetën dy të rinj

17 Mars 2015, 10:15Kronika TEMA

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si rezultat i një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Stom Golem-Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bënë dë ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06.30 në  ngjitje të Urës Trenit përballë urës Bardhaj.

Policia bëri të ditur  aksidentimin e mjetit Foristrate Nisan me Targa AX188NW, që drejtohej nga shtetasi Vat Fusha, vjeç 33, banues në Grudë e Re.

Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen pasagjeret N. K., vjeç 18, banues në Shtoj i ri Shkoder, A. S., vjeç 20, banues në Grudë e Re Shkodër dhe ne gjendje jashtë rrezikut për jetën janë drejtuesi mjetit shtetasi Vat Fusha dhe pasagjeret T. K., vjeç 34, banues Grudë e Re, A. S., vjeç 25, banues Grude e Re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje