Më shumë se gjysma e personave të liruar nga amnistia e vitit të kaluar janë rikthyer në burg, sepse kanë kryer sërish krime.
“Nga 815 të liruar që përfituan nga kjo amnisti, 415 janë rikthyer sërish në qeli”, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto në emisionin “Debati në Channel One”.
Sipas tij, përsëritja e veprave penale nga të dënuarit që lirohen është një problem shqetësues.
“Fakti që më shumë se gjysma janë rikthyer në burg vetëm në një vit, përbën një problem për shoqërinë” tha Zoto.
Nga ana tjetër Zoto bëri publike një shifër interesante për personat që janë arrestuar dhe dënuar për vjedhjen e energjisë elekterike. “Janë 200 persona në të gjithë vendin që ndodhen aktualisht në qeli vetëm për veprën openale të vjedhjes së energjisë elektrike” tha Zoto.
Një problem tjetër shumë i diksutuar ishte edhe mbipopullimi në burgje.
Zoto dha shifrën 1190 perosna që janë aktualisht në burgje, më shumë se kapaciteti. Ndërkohë që aktualisht në burgje ndodhen 5830 persona. Gjithsesi janë duke u bërë përpjekje që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë, duke u bërë rikonstruksioni i burgjeve ekzistuese. Sipas Zotos numri i personave që janë dënuar me burgim të përjetshëm ka shkuar në 350, ndërkohë që janë një sërë programesh që synojnë rehabilitimin e këtyre personave në një jetë normale.
RINDERTIMI I BURGUT TE SPACIT ESHTE I DOMOSDOSHEM,KUSH E PERSERIT DUHET TE DERGOHET ATJE,DHE TE IU DERGOHET NJE HERE NE MUAJ NJE MAKINE ME PRAS, NE NUK KEMI MUNDESI QE ME DJERSEN TONE TE MBAJME EDHE KETA BASTARDE, ESHTE KOHA KU TE RISHIKOHET LIGJI I DENIMIT KAPITAL. VRASIN KRYEJN PERDHUNIME,VJEDHEJ DERI NE 730 MILION DHE NE TE PAGUAJM EDHE PER TA EDHE KUSHTE LUKSOZE.
obobobobo gazetari qe ka bere shkrimin se nuk paska shkruar asnje fjale ne rregull nga ana drejtshkrimore 27 gabime per 10 rreshta artikull
Zoti Zoto,fakti qe “me shume se gjysma e te amnistuarve jane rikthyer ne burgje me ridenime” nuk tregon problemin e shoqeris shqiptare po te administrates se burgjeve & politikes qe kane hartuar listat per amnisti me te “fortet” sipas pagesave e nderhyrjeve dhe nuk amnistuan te denuar qe gjenden ne burg per grindje ordinere,mbrojtje apo tjetersim prone,njerez fukarenjt me pak fjale.
po punet e mira qe ben sistemi i drejtesise me keta filozofe keta skane edukate tjeter pervec vraj vjedh kane kujtofte se jane studenta te plepave se ata vec rrine tuj vjedhe e ska ligj qe i kape se jane ba ujqer keto vite