Shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës në Manchester, 10 të arrestuar (EMRAT)

17 Mars 2015, 14:24Kronika TEMA

Policia britanike ka shkatërruar një bandë droge, e cila dyshohet se furnizonte Manchesterin me kokainë.

Nga ky operacion janë arrestuar 21 persona, mes  tyre shumë shqiptar pas një bastisje në orët e para të mëngjesit 17 adresa Mançester, Salford, Trafford dheveri të Uellsit.

Policia sekuestroi  rreth 8 kg kokainë, dy armë zjarri, municione dhe një silenciator.

Operacioni i policisë britanike vjen pas një investigimi tetë-mujor të bandës kriminale, e  kryesuar nga shqiptar, e cila kishte një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës në Mançester.

21 të dyshuarit, tetë burra dhe tre gra, u morën në  pyetje nga policia  pasi u arrestuan për shpërndarje  droge,  mbajtje të armëve të zjarrit dhe veprave të paligjshme të imigracionit.

10 personat e arrestuar shqiptar janë:

1-Thanas Troka (1978/06/01), i akuzuar për furnizim dhe shpërndarje  kokaine

2-Gentjan Baro (24/08/1988),  për posedim të dokumenteve të falsifikuara

3-Mevlan Gjeta (1982/12/07), akuzuar për posedim me qëllim shpërndarje dhe furnizim kokaine dhe pastrim parash

4-Fatjon Biraj (1983/08/12),  akuzohet për  posedim të dokumenteve të falsifikuara

5-Orseta Kraja (22/11/1987)  akuzohet për përdorim dokumentash të falsifikuara

6-Edrion Lazi (15/02/1984), i akuzuar për posedim me qëllim  shpërndarje kokaine

7-Edvin Dervishi (1984/02/02), i akuzuar për posedim me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së kokaines dhe përdorim të dokumenteve false.

8-Nehat Elshani (1978/02/02), akuzohet për furnizimin me kokainë, posedim me qëllim shpërndarje

9-Elton Kalemi (24/07/1986),  ka qenë i ngarkuar me furnizimin me kokainë, posedimin me qëllim për ta shpërndarë, pastrim parash dhe posedim dokumentasht false

10-Shkembi Doci (1988/05/08),  i ngarkuar me furnizimin me kokainë dhe posedim me qëllim  shpërndarje./j.h

 

 

1 komente në “Shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës në Manchester, 10 të arrestuar (EMRAT)”

  1. ed says:

    Gjynah, i arrestuan kot.
    Anglezëve ju ça hunda tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje