Alarmet false për bombë, policia arreston një adoleshent. Rrezikon 5 vite burg

19 Mars 2015, 10:00Kronika TEMA

Policia arrestoi një 17 vjeçar nga Tirana për “çantën-bombë”, të gjetur dje afër shkollës “Petro Nini”.

Në fakt adoleshenti tentoi të bënte një lojë, që i kushtoi prangat.

E.V, është vënë nën arrest për  për veprën penale “Përhapje e Informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit”, vepër që parashikon nga gjobë deri në 5 vjet burg.

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 2 shokët e tij, G.K, 17 vjeç dhe F.Ç., për “Moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 10:50, kur u mor njoftim se në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ngjitur me murin rrethues u gjet një çantë ku brenda saj dyshohej se kishte lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje shkoi Policia dhe Specialistët e Njësisë Antieksploziv. Pas verifikimeve rezultoi se ishte një alarm fals.

Gjatë hetimeve dhe punës operative rezultoi se çanta e gjetur në trotuarin ngjitur me murin e shkollës “Petro Nini Luarasi” në rrugën “Sami Frashëri” ishte vendosur dhe njoftuar vetë nga shtetasi E. V., 17 vjeç.

“Policia e Tiranës është duke punuar intensivisht për evidentimin dhe arrestimin e autorëve për të gjitha rastet e alarmeve fals të ndodhura ditët e fundit, të cilat kanë për qëllim përhapjen e panikut tek qytetarët”, thuhet në reagimin e uniformave blu.

Ditët e fundit në Tiranë janë rregjistruar mbi 10 raste të alarmeve false për bombë.

Ndërsa Gjykata ka lënë në masën e arrestit në burg një student nga Lezha, i cili “harroi” çantën afër Tajvanit teksa vetë po jepte provim.

3 komente në “Alarmet false për bombë, policia arreston një adoleshent. Rrezikon 5 vite burg”

  1. Joy says:

    dikur loznim me kanoçe …..keta te rinjte e sotshem lozin me bomba

  2. Korabi says:

    Ky kelysh kurve nuk duhe te dale pa burg nga kjo histori, per me teper duke patur parasysh momentin kur e ka bere, pra ne nje moment ku shperthimet jane ceshtje aktuale, ajo qe ka bere eshte shume e rende.

  3. v.duka says:

    Zoterinje te prokurorise dhe policise, denimet per kundravajtesit dhe kriminelet kane edhe karakter edukativ per te tjeret, pradaj ne kushtet qe perjetone popullsia nga aktet teroriste autoret e krimeve te denohen maksimalisht. Une nuk kam kulture te mjaftueshme por ne rast se ligji e kerkon, te denohen pa kompromise edhe te pandehurit per mos kallzim krimi se pse puna edukative me ta ka perfunduar “shume here” me thirjet e drejtuesve te te gjitha institucioneve e vecanerisht nga te gjitha llojet e medjave, analiste, deputet etj.etj.
    Me respekt V.Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje