Gjirokastër/ Cigaret e pira fshehurazi nga nxënësit, i vënë flakën Shkollës së Mesme Industriale

19 Mars 2015, 17:00Kronika TEMA

Shkolla e Mesme Industriale në Gjirokastëtr është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Sipas raportimeve zjarri nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Nga zjarri janë djegur bankat dhe dollapët e një klase.

Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.

Shkak i zjarrit mendohet se janë bërë cigaret e pira fshehurazi nga nxënësit në ambjentet e shkollës.

Komandanti i repartit të zjarrfikësve në Gjirokastër tha se dyshimet e para janë për zjarr të shkaktuar nga cigaret, apo bishtat e cigareve të harruara ndezur nga nxënësit. Qarku i shkurtër elektrik  është përjashtuar si shkak i mundshëm i këtij incidenti./j.h

 

1 komente në “Gjirokastër/ Cigaret e pira fshehurazi nga nxënësit, i vënë flakën Shkollës së Mesme Industriale”

  1. eri says:

    e ka ndez njoni na i duhon ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje