Kthehet në Shqipëri dhe përcillet me një ceremoni familjare trupi i majorit Sokol Feka

21 Mars 2015, 10:42Kronika TEMA
Kthehet në Shqipëri dhe përcillet me një ceremoni familjare

Majori shqiptar Sokol Feka, i cili humbi jetën duke drejtuar një helikopter me lëndë narkotike në Spanjë, është përcjellë për në banesën e fundit rreth dy muaj nga vdekja e tij.

Trupi ka mbërritur 2 ditë më parë ne kryeqytet pas shumë procedurash të kërkuara nga pala Spanjolle.  Ndërsa ceremonia mortore u krye pasditen e 20 marsit 2015.

Të pranishëm në ceremoninë mortore të majorit Feka ishin familjarë, të afërm dhe miq, ndërsa nuk munguan edhe disa nga kolegët e tij të punës.

Sokol Feka humbi në përpjekje për t’i ikur ndjekjes së Gardës Civile Iberike, pasi helikopteri që ai drejtonte preku një shtyllë të tensionit të lartë në Malaga të Spanjës. Brenda në helikopter po transportoheshin gati 1 ton hashash .

Majori Sokol Feka prej 18 vjetësh ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ndërsa prej 15 vjetësh ishte pilot helikopteri në bazën ajrore të Farkës.

5 komente në “Kthehet në Shqipëri dhe përcillet me një ceremoni familjare trupi i majorit Sokol Feka”

  1. enver says:

    Pushofte ne pace shpirti i Sokolit.!Ai vrau vehten,dhe kush vret vehten nuk ja paguan kush gjakun.!Ne fund te fundit Sokoli nuk vrau njeri.Fluturoj me shqipet per 18 vjet,por falkoj e mori me vehte.!

  2. enver says:

    Pushofte ne pace shpirti i Sokolit.!Ai vrau vehten,dhe kush vret vehten nuk ja paguan kush gjakun.!Ne fund te fundit Sokoli nuk vrau njeri.Fluturoj me shqipet per 18 vjet,por falkoj e mori me vehte.!Ngushellime familjes..!

  3. mirel says:

    Atje I qofte!
    Politikes tradhetare shqiptare I ka kaluar rradha me kohe.

  4. coli says:

    me mire te sherbente shqipes se mafjes si sorre ushtare te saliqenit tani ne mut i shkofte shpirti

  5. dracja says:

    qofsh i xhehnetit , te kuptoj mjaft mire per ate qe bere ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje