Operacionet kundër vjedhjes së energjisë: Arrestohen në flagrancë 19 persona, 21 të tjerë në kërkim

22 Mars 2015, 10:48Kronika TEMA

Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, vijon aksionin në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Në total janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 6.440 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 54 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë shpallur në kërkim 21 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 14 persona .

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4.076 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 145 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Në njoftimin e saj Policia e Shtetit thekson se është e vendosur që në bashkëpunim me OSHEE janë ta çojnë deri në fund këtë aksion, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së./j.h

3 komente në “Operacionet kundër vjedhjes së energjisë: Arrestohen në flagrancë 19 persona, 21 të tjerë në kërkim”

  1. SADJA says:

    ESHTE PARADOKSALE TE ARESTOSH HAJDUTET E ENERGJIS MOS TE ARESTOSH HAJDUTET DHE KRIMINELET SI SALI BERISHEN FATMIR MEDIUN LULZIM BASHEN ILIR METEN

  2. populli says:

    Qeveria ka re drejte prerjen e energjise debitoreve,por PARA SE GJITHASH KA DETYRE TE SHLYEJ BORXHIN QE I KA AJO POPULLIT.PER PASURINE KOMBETARE SHPERNDAU ( SHITI 50 LEKE COPEN) LETRA ME VLERE. ME KETO LETRA LE TE KOMPESOJ PJESE PJESE DHE SHLYERJEN E ENERGJISE.
    PERPARA SE TE KERKOSH BORXHIN KETHE BORXHIN

  3. merohumis says:

    po kur vjedh shteti kush denohet,asnje …?? atehere shteti i kujt eshte sepse na dalin mardhenie idiote, ku idiote jemi ne qe vidhemi cdo dite nga shteti,dhe ed palla na del sportiv ne performanca tv,dhe nuk ngelen media te felliqura pa ju lepire per pamjen e tije sportive,nderkohe nje pensionist me 14mije leke ne muaj nuk jeton dot as si majmuni,kjo eshte Rilindje prostitutash asgje me teper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje