Mandati/PD: Rama-Meta mbrojnë Kokëdhimën, por jo deputetët e padëshiruar

27 Mars 2015, 13:57Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar Qeverinë se ka përdorur standarde të dyfishta lidhur me heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku një ditë më parë.

Nënkryetari i PD Edmond Spaho është shprehur se tashmë prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare nga PD në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.

“Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë.

Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.

Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre. Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend.

Shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre. Partia Demokratike e dënon këtë politikë selektive të Edi Ramës, të ndalimit të ligjit dhe procedurës për mikun e tij. Përfituesin e paligjshëm të fondeve publike, nuk do të mund ta shpëtojë as miku i tij kryeministër, as kryetari i parlamentit. Kushtetuta do të zbatohet dhe do të ketë drejtësi, do apo nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta”, u shpreh Edmond Spaho./gj.k/

25 komente në “Mandati/PD: Rama-Meta mbrojnë Kokëdhimën, por jo deputetët e padëshiruar”

  1. putori says:

    mire o mire po mandatine e sales e te ristanite e dodes kur do ti heqine keta te PS qe mos bejme standarte te dyfishte

    1. Banor i Bregut says:

      Kosto e madhe mbrojtja qe i ben Edi Rama shokut Koco Kokedhima.Ai zoteria qe u kap ne Xare me 1000 rrenje hashash sikur ishte njeriu i shokut Koco??!!!!!!

  2. anannananan says:

    Po lereni mo qeverine te vendose shtetin ligjor represiv vetem ndaj armiqve politike! Pse ia ngacmoni Kokedhjerin?!

  3. ela says:

    Po pse skeni gje tjeter mese te merreni apo ju ngeli madati i deputetit . Zgjithet gjerat e tjera ju dhe mbetet te merreni me kete ceshtje

  4. ami says:

    PD sa ishte ne pushtet pervecse na griu nga xhepat dhe na rrenoi koke dhe kembe nuk beri asnje gje tjeter. Keni mbetur elektrona qe te gjithe dhe kete e di nje popull i tere

  5. Sabri says:

    Partia demokratike jo vetem ska ne thelb te saj demokraci, por as liri as drejtesi as bereqet nuk sheh nga ju. Prandaj merruni me ceshtje te tjera madhore dhe jo me llogje Kavaje

  6. BB says:

    Mandati discutohet kur kerkohet nga prokuria.
    Coni dokumentat ne prokuri, dhe nese vertetohen shkeljet, do te kerkohet heqja e mandatit. Kush nuk e di kete?
    Mjaft me keto mashtrime pa fund. U lodhen shqiptaret dhe te huajt me ju.

  7. ladi says:

    Partia demokratike me ne krye Lulushin eshte bere me te vertete per te ardhur keq, SKANE ASNJEHERE AS FAKTE AS ARGUMENTA POR VETEM FLASIN NE TYM DHE ME PAS JANE TE VETMIT QE MBYTEN VETE PREJ TIJ.

  8. naim says:

    Po pse more te uruar, cfare ju beri deputeti apo ju vjen keq se ju vuri flaken ne 23 qershor>????!!!

  9. Miri says:

    Ai e ka me te lehte te divorcohet me Linden sesa te heq Kokedhierin. Ate e ka vellain shpirteror dhe sponsorizuesin e tij personal. Ai po i fal Kokedhierit gjithe keyebashkiaket e jugut, i fali pallatin ne Qeparo e ju thoni te largohet nga Kokedhieri.

  10. mira says:

    eshte i zene tani biri Koco se po zgjedh ke te vej kandidat..mos ja trazoni mendjen

  11. Agim says:

    Sikur ju te ishit me kembe ne toke dhe ta dinit se cili eshte pozicioni juaj, me cfare merrenidhe cfare qendrimi mbani, une ju siguroj se do te largoheshit nga ai podium

  12. Flora says:

    Mundesisht hiqni Saliun se na cmendi sguxojme te hapin TV-in se e gjen gjithandej

  13. Aferdita says:

    Vetem me Kokedhimën nuk merreni dot ju leg… e PD-se . Shikoni ca do beni ndonje te mire per popullin se ngelet vetem duke u marre me ankesa mediokre.

  14. andi says:

    partia demokratike nuk ka cfare ben tjeter dhe do qe ti heqi mandatin nje prej deputeteve qe vertet ka nevoje ky vend sic eshte KOCO KOKEDHIMA keshtu qe genjeshtaret e PD nuk dine cfare thone dhe cfare bejne

  15. altin says:

    Skeni faj ju , fajin e ka partia e Birishes qe ju la pa mend. Ju i thoni te bardhes te zeze por keshtu nuk shkon

  16. sarushi says:

    thjeshte dhe paster deputetit kokedhima nuk ka per tju hequr mandati se eshte nje nga njerzt me te mire dhe nuk po e mbron askush as meta dhe as rama

  17. Emi says:

    Kokedhima nuk ka nevoje ta marre askush ne mbrojtje as Meta e as Rama. Keq me vjen per ju qe flisni sa andej ketej se ju ka marre koka ere. Prandaj ju falet

  18. bledi says:

    nuk ju kuptoj pse jeni kapur pas deputetit kokedhima ku nga partia demokratike duhet tju hiqet te gjithe deputeteve se vetem genjejne dhe vetem shpifin. Keshtu qe mos flisni kot per deputetin kokedhima se ai eshte nje prej deputeteve me te mire qe ka parlamenti

  19. moka says:

    mandATI I KOCO KOKEDHIMES NUK DUHET TI HIQET ESHTE NJE PREJ DEPUTETEVE ME TE MIRE DHE ME I ZOTI KESHTU QE ASKUSH NUK KA TE DREJTE TJA HEQE MANDATIN SE DO BERISHA

  20. koli says:

    je me i miri zoti kokedhima

  21. eli says:

    kokedhima nje nga deputetet qe vertet ka nevoje te kete shqiperi dhe nuk mund tja heqi mandatin nje njeriut qe vertet punon dhe kerkon me te miren per shgqiperine

  22. sini says:

    heqja e mandatit t e kokedhimes eshte nje super budallek si mund ti heqesh mandatin nje prej deputeteve me te mire se do gjyshi sali

  23. mira says:

    budalleku me i madh qe kam degjuar deri me sot ky eshte si mund tja heqesh mandatin nje prej deputeteve

  24. miri says:

    ju jeni derra qe doni ti hiqni mandatin nje prej deputeteve me te mire sic eshte koco kokedhima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje