Eurodeputetja Makovei: Personat e inkriminuar jashtë administratës, prokuroria të lihet të hetojë

31 Mars 2015, 16:30Politika TEMA

Bashkimi Europian edhe njëherë ka apeluar  që personat me të kaluar kriminale të largohen nga administrata dhe postet drejtuese.

Kryetarja e Komitetit për MSA-në BE-Shqipëri Monika Makovei ka theksuar se njerëzit me të dhëna kriminale që janë në pozicione publike duhet të japin dorëheqjen.

Sipas saj, Prokuroria duhet të lejohet të hetojë akuzat, pavarësisht partisë politike ku janë të përfshirë këta individë.

Sipas saj, interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar janë përtej çdo partie politike apo interesave individuale. Duke kujtuar takimin e fundit në Tiranë, Makovei iu bën thirrje partive politike të dialogojnë.

“Ne punojmë për popullin shqiptar, jo për partitë. Shqiptarët duan futjen në BE, sepse kjo sjell një përmirësim në jetën e tyre, në shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, punë, dhe sektorin e shëndetit publik ndër të tjera. Për të siguruar të ndodhë kjo, politikanët duhet të mbeten të bashkuarsepse ky objektiv shkon përtej çdo pozicion politik. Ka raste në historinë e një vendi kur të gjitha palët duhet të veprojnë dorë më dorë për të arritur objektivat e jetike. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të bëjë jetën më të mirë për të gjithë njerëzit”, thekson eurodeputeteja.

Makovei thotë se gjyqësori ka nevojë për një shkallë të lartë të profesionalizmit dhe pavarësisë.

“Nuk ka institucione të mira, pa njerëz të mirë udhëheqës.

Shqipëria është në rrugën e duhur, por nevojitet më shumë progres.

Autoritetet shqiptare kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të BE-së në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, por ata duhet të provojnë se ata kanë kapacitet dhe vullnet politik për të bërë një përparim në procesin e reformës”, tha Makovei. /gj.k/

2 komente në “Eurodeputetja Makovei: Personat e inkriminuar jashtë administratës, prokuroria të lihet të hetojë”

  1. LORA says:

    Ja kjo eshte gjuha e bashkimit Europian ,qe u eshte dashur shqiptareve ,tash e 24 vjet.
    Me ne fund e kane kuptuar edhe ofiqaret e EU-se se nuk mund te pranohen nga opinioni publik shqiptar me ate kararin e shpifur,
    -as rruar e as qethur,
    -as ne kembe e as kaluar
    -as te kap e as te leshon,,,,,
    Shyqyr.

  2. mira says:

    Prokuroria te lihet te hetoje?
    Mu keput zora nga te qeshurit! Kush prokurori? Dhalli? Ka dy vjet qe thote njesoj si Rama prisni prisni se cdo te shifni. Sa kam qesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje