Kombëtarja jonë është në rrugën e duhur sa i përket ëndrrës për t’u kualifikuar në EURO 2016. Kampionati shqiptar gjithashtu është rritur cilësisht në dy vitet e fundit, por në raport me Kombëtaren, kampionatit shqiptar i duhet një “pastrim” i thellë nga trukimet dhe nga manipulimi i rezultateve të ndeshjeve.
Ky është opinioni i Igli Tares kur pyetet mbi ecurinë e futbollit në vendin tonë. Ish-kapiteni i Shqipërisë thotë për “Panorama Sport” se Kombëtarja duhej të guxonte më shumë ndaj Armenisë, sidomos në pjesën e parë.
“Shumë mirë që De Biazi ka futur frymën e kujdesit dhe të vetëpërmbajtjes në ekip, por në pjesën e parë ndoshta do të bënim më shumë në fazën sulmuese”, deklaron ish-kapiteni i Shqipërisë.
Igli, si ju duk paraqitja e Kombëtares në ndeshjen me Armeninë?
Morën maksimumin, morën tri pikë. Më shumë se kaq, Shqipëria nuk mund të merrte. Ky ishte objektivi primar i skuadrës.
Dakord, por në pjesën e parë Shqipëria vuajti disi dhe pati edhe kritika për formacionin. Ju si mendoni, a vlejnë kritikat për një pjesë loje?
E theksoj edhe njëherë: Shqipëria mori tri pikë dhe më shumë se kaq nuk mund të bënte. Pastaj, nëse hyjmë në diskutime dhe analizojmë nëse luajti mirë skuadra apo luajti keq, atëherë kjo është disi relative. Personalisht mendoj se Shqipëria duhej ta kishte nisur ndeshjen duke sulmuar dhe jo duke u treguar aq e kujdesshme…
senti chi parla per ndeshje te trukuara. si te ankohet toto riina qe ne palermo ka shume mafie.
ndiqe lorikun , cohe ne tramzuspor.dhe me vone te shkoje ne siri si xhigadist.
NJERIU ME I SUKSESSHEM SHQIPETAR NE BOTE NE ADMINISTRIM TE NJE KLUBI-IGLI TARE SHQIPONJ–ARMANDO DUKA MIZEE